Subvencione në formë të vauçerëve për amvisëri për energji elektrike është një nga opsionet i cili shqyrtohet që të sigurohet se paratë të cilat do t’i marrin kategoritë e ndjeshme do t’i shpenzojnë për të shlyer faturat për energji elektrike dhe të ngrohjes, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore, Marko Bislimovski.
Mundësia e dytë, siç tha Bislimovski në emisionin Studio 10 në Televizionin 24 ku ishte mysafir, është që paratë për subvencione t’i paguhen drejtpërdrejtë furnizuesit i cili do ta ulë faturën përfundimtare të cilën do të duhet ta paguajnë kategoritë e ndjeshme të amvisërive.
“Zgjerimi i përfshirjes së kategorive të ndjeshme të cilët do të marrin subvencione për shlyerjen e faturave për energji elektrike është prioritet i KRRE-së. Janë targetuar amvisëritë të cilat kanë të ardhura të përgjithshme më të vogla nga shporta mujore e konsumatorëve. Për momentin po analizohet që të bëhet model i drejtë i cili nënkupton se ata të cilët kanë të ardhura më të vogla do të marrin subvencion më të madh nga shteti. Amvisëritë të cilat janë në kuadër të shportës minimale të konsumatorëve do të marrin subvencion më të madh. Siç po rriten ato të ardhura deri në një nivel të caktuar, vlera do të ulet dhe masa do të vlejë vetëm për kategoritë më të ndjeshme”, deklaroi Bislimovski.



