Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencën me homologun e tij serb, Zlatibor Lonçar tha se qytetarët serb nuk do të paguajnë në pikëpagesa nga 15 qershori deri më 15 gusht. “Shtetasit serb nga 15 qershori deri më 15 gusht do të lirohen nga pagesa në pikëpagesa në Maqedonisë si shenjë falënderimi për donacionin e vaksinave”, tha Filipçe. PO ashtu ministri Filipçe dhe Lonçar sot u dakorduan për partneritetit strategjik për blerjet e ardhshme nga Instituti “Torlak”, i cili do të prodhojë vaksina kundër COVID-19. Ndryshe, vaksinimi në Maqedoni filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë me vaksinat…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar për deklaratat e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se shtetasit e Serbisë do të lirohen nga detyrimet në pikat pagesore në Maqedoninë e Veriut, nën shenjë falënderimi për donacionet me vaksina për Covid-19. Nga ky koalicion pyesin Qeverinë se pse nuk i liron nga detyrimet në pikat pagesore edhe qytetaret që jetojnë në fshatrat afër këtyre pikave. “Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila nuk arriti t’ju sigurojë në kohë qytetarëve vaksina kundër covid 19, e që një shumë të vogël i siguroi nga Sërbia, e cila i…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës vijon me prezantimin e ofertës akademike për vitin 2021/2022, përkatësisht të drejtimeve të ndryshme arsimore – shkencore. Fakulteti i Kulturës Fizike është fakulteti i radhës që e prezantoi ofertën akademike para maturantëve të Tetovës. Prezantimi u realizua përmes platformës online nga Doc. Dr. Kastriot Shaqiri, i cili i njoftoi maturantët me programet studimore, kushtet e studimit si dhe perspektivat nga kjo fushë studimore. Nga Fakulteti i Kulturës Fizike thonë se maturantët patën mundësi që në detaje të njihen me veprimtarinë arsimore, sportive dhe shkencore të këtij fakulteti. “Sallat dhe terrenet sportive, laboratorët, kuadri i kualifikuar, programet e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot në seancë qeveritare e ka miratuar pakon e gjashtë të masave për mbështetje ekonomike të bizneseve dhe qytetarëve. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, deklaroi se kjo pako do të kap vlerën prej 17.8 milionë euro. “Sot vëmë në funksion 17.8 milionë euro, ndihmë financiare e targetuar për 12 kategori të subjekteve ekonomike. Me këto mjete do të mbeshteten rreth 10.000 kompani dhe rreth 60.000 punëtorë”, tha Bytyqi. Ai shtoi se do të ndihmohen objektet hotelerike që janë mbyllur dy javët paraprake dhe që do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për një…

Lexo më Shumë

Pas shtyrjes së regjistrimit të popullsisë rezidente për në shtator dukshëm ka filluar të ulet interesimi i regjistrimit të diasporës. Nëse gjatë marsit, për çdo ditë regjistroheshin mijëra mërgimtarë, nga fillimi i këtij muaji çdo ditë në diasporë vetë regjistrohen vetëm disa qindra persona në ditë. Nga 1 deri në 20 prill janë regjistruar vetëm 11.129 mërgimtarë. Numri i përgjithshëm i të vetë regjistruarve në diasporë ka arritur në 188.017. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski, në programin 200 në Alsat, tha se procesi rrjedh më ngadalë, por se vetë regjistrimi vazhdon pa probleme. Ky proces vazhdon, po…

Lexo më Shumë

Pas takimit me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, Mirsad Xherllek njoftoi se Serbia në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe do të prodhojë vaksinën kineze kundër Covid-19 “Sinopharm”, shkruan Alsat. Xherllek tha se Serbia në të ardhmen do të përpiqet të furnizojë të gjithë rajonin me vaksina, pa dallim marrëdhënieve politike që Serbia ka me cilindo shtete të rajonit. “Në Beograd kemi katër lokacione, në javët në vijim do të vendoset se ku do të ndërtohet fabrika dhe deri në fund të vitit vaksina Sinopharm do të prodhohet në Serbi.…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët kërkon sqarime nga Komuna e Tetovës për angazhimin e një avokati nga Shkupi të cilit për 3 muaj i ka paguar rreth 1 milion denarë. ASH i bëri thirrje Komunës të japë llogari mbi përzgjedhjen pikërisht të këtij avokati dhe pagesat e majmë që i bëhen atij, ndërkohë që siç thotë dhjetëra punëtorë të Ndërmarrjes publike, janë pa kontribute të paguara dhe rroga që iu vonohen. Nga Komuna e Tetovës u përgjigjën se çmimi që është paguar, nuk caktohet nga komuna apo pala e kontraktuar por është tarifë e vendosur nga Oda e avokatëve. “Kërkojmë nga komuna…

Lexo më Shumë

Në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg të komunës së Gazi Babës, është hapur klasa senzorike e cila do të shërbejë për nxënësit me nevoja të veçanta. Drejtori i shkollës, Fadil Murtezani njoftoi se tashmë është siguruar edhe defektologja e cila do të punojë me nxënësit. “Kemi siguruar edhe defektologen e shkollës e cila do të punojë me nxënësit me aftësi të kufizuara”, deklaroi Murtezani. Ndërkaq, mësuesja Suzana Jakupi Kurbatoviq ka vlerësuar, se si kuadër arsimor, janë të përgatitur edhe për digjitalizimin në arsim. “Ne e përkrahim këtë risi, sepse ishte koha që të merremi me digjitalizimin në arsim sepse…

Lexo më Shumë

Njëzet vjetori i luftës së UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, nuk harrohet as nga bashkëkombasit tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me rastin e këtij përvjetori, për kontributin e mërgimtarëve tanë në SHBA ka folur Gjek Gjonlekaj, ish gazetar i Zërit të Amerikës dhe korrespodent i saj në Kombet e Bashkuara. Në vitin 2001 Gjonlekaj ka qenë zëdhënës i UÇK-së në Amerikë, kurse në një intervistë për televizionin Albtvusa, ka folur për mobilizimin e madh të diasporës sonë për të kontribuar në senzibilizimin mediatik për luftën e drejtë. https://youtu.be/M3AFbuhVGn4

Lexo më Shumë

Sot, pasi që disa bujq të zonës së Hasanbegut dhe Haraçinës ishin në vizitë te kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, po e shfrytëzojmë këtë rast që t’i drejtohemi opinionit për ta informuar për ankesat e tyre dhe për qëndrimin tonë kundrejt kërkesave të parashtruara. Ashtu siç na njoftuan bujqit, pas vërshimit të vitit të 2018 në këtë zonë, kur shumë toka bujqësore u dëmtuan dhe shumë kultura bujqësore u shkatërruan plotësisht, qeveria e pati premtuar se të gjithë këta bujq të dëmtuar do të dëmshpërblehen. Megjithatë, kanë kaluar gati tre vite dhe kjo nuk ka ndodhur. Madje, ndonëse edhe në…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sot ka pranuar në takim komandantin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Rumanisë, Daniel Petresku, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Në takim u shkëmbyen mendime për raportet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, posaçërisht për bashkëpunimin në mbrojtje i cili përfshin vizita të nivelit të lartë, takime ekspertësh në fushën e të drejtës së mbrojtjes, logjistikë dhe zbulim, trajnime, kurse, pjesëmarrje në aktivitetet stërvitore, si dhe aftësime profesionale në qendrat ushtarako – arsimore në Rumani. “Bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm mes dy armatave…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka pasur takim me bujqit nga zona e Hasanbegut dhe Haraçinës. Në takim, ai ju ka premtuar atyre se do të angazhohet për të realizuar të drejtat e tyre. “Sot i pranova në takim disa bujq nga zona e Hasanbegut dhe Haraçinës, ku nga afër u njoftova me ankesat dhe problemet e tyre. Si kryetar i AlternAtivA-s, po edhe si deputet i kësaj zone, u premtova se do të angazhohem që këta bujq ta fitojnë të drejtën e nëpërkëmbur nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë”, ka deklaruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Lexo më Shumë