Kredia super konsumatore nga UNI Banka Ad Shkup me shkallë atraktive të interesit prej vetëm 4.25 % për dy vitet e para dhe 6.25 % fikse për periudhën tjetër të ngelur përfshinë edhe sigurinë shtesë për klientët- Polisa për sigurimin e rrezikut nga Croatia Sigurimi. Në Policë është përfshirë edhe mbulimi i sigurisë nga Kovid 19, mbrojtja e familjes dhe e ardhmja e sigurt, duke i mundësuar klientëve rehati dhe siguri më të madhe gjatë pagesës së kredive. Shuma maksimale e kredisë është 1.200.000 denar, afati i kthimit është deri në 95 muaj, me mundësi që të tërhiqet kredia edhe…
Author: Hamdi Kumanova
Ish ministri i Jashtëm bullgar, njëherë edhe propozimi i Bojko Borisovit për kryeministër të ardhshëm në Bullgari, Daniel Mitov në një deklaratë për televizionin bullgar BTV tha se pala maqedonase sillet sikur Bullgaria të ishte vendi që do të pranohej në BE. “Çështja me miqtë tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhet. Në çdo rast, Shkupi duhet të ndjekë rrugën e integrimit evropian. Ata vazhdojnë të sillen sikur ata duhet të na pranojnë neve në BE dhe jo ne ata. Besojnë se Bullgaria do t’i nënshtrohet presionit të jashtëm, vlerësim i tillë është i pamatshëm dhe nuk…
Në seancën e sotme parlamentare u votuan ndryshimet e Ligjit për komunikime elektronike. Kjo mundëson që, për të gjithë prodhuesit e teknologjive 5G, në periudhën në vijim, do të sillen ndryshimet nënligjore për komunikime elektronike nga Agjencia për komunikime elektronike, për të operacionalizuar kriteret teknike, të cilave do t’iu nënshtrohen këto prodhues të teknologjive 5G. Tashmë Republika e Maqedonisë së Veriut do të rrisë sigurinë për teknologjinë 5G. Si vend aspirant për në Bashkimin Europian, mbrojtja e të dhënave të qytetarit vjen në radhë të parë. Ky është një prioritet i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë përsa i përket…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë nisur përgatitjet për vaksinim masiv në sallën e sportit “Biljanin izvori” në Ohër. Filipçe theksoi se në këtë sallë pritet që në bazë ditore të vaksinohen rreth 1500 qytetarë. “Në sallë po përgatiten 28 pika të vaksinimit, në të cilat në bazë ditore është planifikuar të vaksinohen mbi 1.500 persona. Në sallë janë të angazhuar 50 infermierë, 10 mjekë dhe 24 punonjës administrativë. Pikat e vaksinimit do të funksionojnë në dy ndërrime”. ka shkruar mes tjerash Filipçe.
Ambasadori i Turqisë Hasan Mehmet Sekizkok, sot në kazermën e Shkupit “Ilinden” i dhuroi ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, donacion për ARM-në 7.400 komplete uniformash. Sheqerinska tha se tashmë ka përfunduar edhe blerja e dytë e uniformave të reja për pjesëtarët e Armatës, si dhe janë siguruar pajisje të reja ABH dhe pajisje sportive për të gjithë ushtarët. Sheqerinska tha se me këtë donacion çdo pjesëtar i ARM-së do të ketë përgatitje të plotë, me çka siç tha, mund të krenohen se ushtria e Maqedonisë është ushtri e përgatitur. “Vitet e kaluara në politikat tona për anëtarësim në NATO, Turqia…
Nevojiten ndryshime urgjente të Kodit Penal në drejtim të harmonizimit të tij me Konventën e Stambollit gjegjësisht inkriminim të formave të ndryshme të dhunës në bazë gjinore, përfshirë edhe femicidin si formë më e rëndë të dhunës në bazë gjinore ndaj gruas, thonë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, si reagim pas vrasjes së djeshme të gruas në Strugë nga ana e bashkëshortit të saj. Vrasja e gruas sepse është grua, gjegjësisht femicidi, thonë nga Komiteti i Helsinkit, përfaqëson formën më të rëndë të dhunës ndaj gruas dhe është një nga shkaqet për vdekjet e hershme te…
Interpelancat e iniciuara nga opozita për ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe zv/kryeministrin Lupço Nikollovski nuk do të shqyrtohen nga Kuvendi, edhe përskaj insistimit të opozitës që të vendosen në rend dite. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sqaroi se dy interpelancat kanë qenë ne propozim-rendin e ditës së seancës 36 kur u votuan ligjet e pakos së pestë ekonomike dhe me pajtimin e opozitës ata ishin hequr nga rendi i ditës me idenë që të fokusohen vetëm te ligjet ekonomike. Si pasojë, tha Xhaferi, kanë skanduar afatet dhe janë tejkaluar procedurat për shqyrtimin e tyre. VMRO-DPMNE-ja tha se kjo nuk…
Mr. Hamdi Nuhiju Buletini i policisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që është e prezantuar përmes Ministrisë së punëve të brendshme është burimi kryesor i kronikës së zezë. Por jo vetëm i kronikës së zezë, po edhe të bisedave të përditshme në shtëpi, në shkollë, në kafiteri, në punë, në autobus, e kështu me radhë. Në buletinin e policisë prezantohen ngjarjet e ditës që kanë ndodhur në tërë vendin dhe me të cilën merret policia e Maqedonisë. Atje mund që të shohim vepra të ndryshme penale, por ekzistojnë edhe dyshime të ndryshime se një pjesë e ngjarjeve të ditës që…
“Sitel”, “Kanal 5” dhe “Telma” janë tre kanalet televizive që janë shikuar më shumë nga qytetarët në vend, tregon hulumtimi mbi fushën e radio stacioneve dhe për pjesën në shikueshmërinë totale të stacioneve televizive për tremujorin e parë të vitit 2021 i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive, transmeton Portalb.mk. Numri i qytetarëve që shikojnë televizion në vend mbeti i lartë në tre muajt e parë të vitit 2021. Në pyetjen “A keni parë TV gjatë ditës së djeshme?”, 80.7 përqind e të anketuarve në sondazh u përgjigjën pozitivisht, ndërsa 19.3 përqind u përgjigjën “jo”. Midis grupmoshave, të rinjtë…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas takimit me drejtorët e klinikave ka shkruar në Facebook, se masat anti-Kovid po japin rezultatet e duhura. Kjo sipas Filipçes dëshmohet me uljen e numrit të të prekurve nga Kovid-19. Megjithatë ai apelon për kujdes dhe respektim të masave sepse ky virus është i paparashikueshëm. “Në koordinimin e rregullt me drejtorët e klinikave biseduam për tretmanin e të sëmurëve, gjendjen momentale me kapacitetet e Kovid-Qendrave dhe rotacionet e personelit. Numri i personave të hospitalizuar po ulet, ndërkohë që numri i personave që lëshohen në shtëpi është në rritje. Po ulet edhe numri i pacientëve…
Në rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilën një vajzë e mitur nga Velesi u sulmua fizikisht. Video tregon se ajo qan dhe kërkon ndihmë, tërhiqet nga bashkëmoshatarja e saj dhe goditet me grushta derisa kalimtarët të ndërhyjnë për të shpëtuar vajzën. Ndërkohë, ajo kërkon ndihmë dhe i kërkon nënës së saj që të mos ngacmohet. https://twitter.com/i/status/1384606788612411392
Mbrëmjen e djeshme (20-prill) rreth orës 21:00, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin G.H. (19) dhe babanë e tij T.H. (52) nga Miletina e Tetovës, të cilët rreth orës 20:00 në fshat kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre A.A. (23). Sipas raportit, personi G.H. e ka kërcënuar personin A.A. me një mjet të mprehtë. Dy banorët e Miletinës janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të çështjes, pas së cilës do të përgatiten parashtresat e duhura.

