Author: Hamdi Kumanova

Taksa ekologjike nuk u gjet si pikë në rendin e ditës në seancën e Qeverisë. Sipas informatave jozyrtare të televizionit Alsat, në seancë Ministria e ambientit jetësor nuk e ka dorëzuar propozimin për ndryshime ligjore sipas të cilave karburantet shtrenjtohen për 3.5 denarë pa TVSH. Ministrat në seancë munden të vendosin vetëm për atë se cila ministri do të obligohet të bëjë ndryshime në ligj që të mund nga 1 korriku të bëhet ky shtrenjtim. Ndonëse mbrëmë ministri i financave, Fatmir Besimi theksoi se taksa ekologjike janë në kompetencat e Ministrisë së Ekologjisë dhe ajo duhet të dorëzojë propozim në…

Lexo më Shumë

Pastrimi i gjyqësorit, i paralajmëruar si Veting, për momentin po i anashkalon prokurorët. Pasi këtë proces me pompozitet e paralajmëroi Ministri i Drejtësisë, Këshilli i Prokurorëve nuk ka shkarkuar asnjë prokuror për kryerjen jo si duhet të punës. Kryetari Këshillit të prokurorëve, Aco Kolevski për Alsat tha se ata janë institucion që vepron në shkallën e dytë për ankesa dhe se rol kryesor luan komisioni i shkallës së parë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore brenda prokurorisë. – Advertisements – Për momentin, para Këshillit të prokurorëve ka procedurë disiplinore kundër tre prokurorëve. Ne mbajtëm seancë dhe jemi në pritje, gjegjësisht duhet…

Lexo më Shumë

Një lajm i dhimbshëm për qytetarët e Tetovës dhe mbarë opinionin publik, ndarja nga jeta e njërit prej dijetarëve më të njohur të kohës sonë, Mulla Mahmud ef. Asllanit. Me punën vetëmohuese në përgatitjen e hafëzëve të rinj, virtytet e larta që e karakterizonin personalitetin e Tij, veprën madhështore që la pas, do të kujtohet përherë nga mbarë shoqëria. Mulla Mahmud ef. Asllani i takon plejadës intelektuale më përfaqësuese me të cilën krenohet qyteti i Tetovës dhe mbarë trevat tona etnike. Në emër të Universitetit të Tetovës, u shprehi ngushëllimet më të thella familjes Asllani, Myftinisë së BFI-së në Tetovë,…

Lexo më Shumë

Gjykimi kundër biznesmenit Jordan Kamçev, I akuzuar për rastin “Parcelat në Vodno”, do të filloj më 16 korrik. Sipas njoftimit të Gjykatës Penale-Shkup, aktakuza e Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për lëndën të njohur në opinion si “Parcelat në Vodno”, është miratuar në tërësi.

Lexo më Shumë

Shqipëria vlerëson se kontesti maqedonas-bullgar nuk po e mban peng rrugëtimin e saj drejt BE-së. Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli gjatë vizitës zyrtare në Shkup deklaroi se rrugëtimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është i përbashkët dhe se në këtë proces nuk ka hatër mbetje. Kodheli vlerëson se reformat e realizuara në dyja shtetet janë bazë e fortë për dritë jeshile nga BE-ja. “Nuk besoj se jemi këtu për të penalizuar njëri-tjetrin, përkundrazi jemi për t’u ndihmuar. Nuk e kam besuar atëherë që Maqedonia e Veriut do të penalizohet për…

Lexo më Shumë

Mot i nxehtë me temperatura mbi mesataren të cilat do të mbërrijnë edhe deri 41 gradë, priten prej nesër në ditët në vijim, ndërsa për sot pasdite ka paralajmërim për shi të rrëmbyeshëm me bubullima dhe erë të përforcuar. Nga DPHM-ja informojnë se prej nesër në ditët në vijim nën ndikim të masës së nxehtë të ajrit nga jugu moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura mbi maksimalen për këtë periudhë të vitit. Temperatura në disa vende do të jetë mbi 35 gradë. Më nxehtë do të jetë të enjten dhe të premten kur temperatura vende-vende do…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev sot mori pjesë në mëngjes pune në organizim të ambasadorëve të vendeve nga Grupi i Vishegradit (V4). Kryeministri Zaev, në takim me ambasadorët e Polonisë Vojcieh Ticinjski, të Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks, i Sllovakisë Henrik Markush dhe i Çekisë Mirosllav Toman, shprehu falënderim ndaj Grupit të Vishegradit për mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht me përfaqësimin e fuqishëm të agjendës për zgjerimin e BE-së me vendet nga rajoni. Gjatë mëngjesit të punës, Kryetari i Qeverisë Zaev, i theksoi pritshmëritë nga takimi i ardhshëm i ministrave për punë të jashtme të…

Lexo më Shumë

Ministrat e Punëve Evropiane të BE para pak kohe debatuan për miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sipas burimeve diplomatike të BE-së, Bullgaria ka refuzuar të bëjë lëshime. Debati për zgjerim paradite në mbledhjen ministrore në Luksemburg ishte pothuajse intensiv, transmetojnë diplomatët, veçanërisht në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe bllokadën bullgare. Sipas të pranishmëve, më këmbëngulëse ishte Gjermania, e cila ka treguar përpjekje të fuqishme për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Pala bullgare megjithatë edhe më tutje ka refuzuar të bëjë lëshime, edhe krahas paralajmërimeve nga vendet anëtare të BE-së se me këtë…

Lexo më Shumë

Brukseli është përgjegjësi kryesor për mungesën e suksesit të Maqedonisë së Veriut edhe të Turqisë në integrimet evropiane. Këtë e deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili ka thënë se detyrohet ta thotë këtë të vërtetë edhe pse do të dëshironte që të mos e fajësonte dikë tjetër përveç vetes. “Për fat të keq, historia evropiane për të dy vendet nuk është e suksesshme. Do të doja të mos fajësonim dikë tjetër, por veten, mirëpo nuk mund të shmangem, të themi të vërtetën. Partnerët tanë evropianë dhe Brukseli janë përgjegjës për këtë. Akoma jemi duke pritur të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 482.058 doza të vaksinave, ndërsa 203.856 qytetarë janë rivaksinuar. “Dje janë vaksinuar gjithsej 7.202 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.683 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 456.607 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”. Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën…

Lexo më Shumë

Me 21.06.2021 në ora 23.55, zyrtarët policor nga Kontrolli i brendshëm policor në Kisella Voda, në lagjen Dracevë, pas një urdhri gjyqësor e kanë arrestuar M.N.(31) nga Shkupi, transmeton Almakos. Për të është lëshuar një fletarrest qendror për mbajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj në lidhje me nenin 236 nga Kodi penal. M.N. është dërguar në Stacionin Policor në Dracevë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë