Mbrëmë (21-prill), dhjetë minuta pas mesnate, në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, policia ka privuar nga liria personat T.M. (28) dhe B.C. (30) nga Republika e Shqipërisë, të cilët po qëndronin të paregjistruar në zonë dhe të njëjtit kishin shkelë vendimin e Qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve-orën policore. Dy shtetasit shqiptarë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedim të mëtejshëm.
Author: Hamdi Kumanova
Në Gjimnazin 7 ” Marsi” në Tetovë persona ende të paidentifikuar kanë kryer akte vandale duke thyer dritat e shumta në oborrin e shkollës tek pjesa e parkingut,kanë dëmtuar ulëset dhe kanë shkatërruar disa pjesë të tjera prej betoni që shërbenin për zbukurime informon Tetovasot.Autoritetet e shkollës e kanë lajmëruar rastin në policinë e Tetovës ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet e këtij institucioni të mesëm kërkuan nga organet e rendit që të zbardhet ky rast sa më shpejtë . Policia ka qenë në vendin e ngjarjes dhe pritet të jep më shumë detaje rreth këtij akti të shëmtuar…
Një 44-vjeçar, banues i fshatit Arbanashko ka ndërruar jetë pasi automjeti që po drejtonte ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë, transmeton Alsat. Ak sidenti ka ndodhur pardje mes orës 23:00-23:30 në rrugën lokale Arbanashko – Kokino, kur P.D. (44) me automjetin e tij “Golf 2″ që po lëvizte drejt qytetit, për arsye të panjohura, ka humbur kontrollin duke përfunduar në humnerë. “Dje në orën 08.00 një kalimtar ka vërejtur automjetin dhe ka denoncuar rastin në polici. Një ekip i Njësisë së Zjarrfikësve në Staro Nagoriçane ka dalë në terren ndërsa pasi nuk arritën ta nxirrnin viktimën, është ndihmë…
Bullgaria mbetet e gatshme për dialog me Maqedoninë e Veriut për zgjidhjen e kontestit që kanë dy vendet mes vete, ndonëse nuk ka shenja konkrete se gjërat mund të lëvizin përpara së shpejti, pasi siç tha përfaqësuesi i Përhershëm i Bullgarisë në Bashkimin Evropian (BE) Dimitar Tsanchev, partnerët tanë maqedonas vazhdojnë të mos zbatojnë Marrëveshjen e Fqinjësisë me Bullgarinë. I cituar nga radioja kombëtare bullgare BNR, ai shprehu gatishmërinë e Sofjes zyrtare për dialog. “Mbështesim politikën e zgjerimit të BE, duke respektuar në përpikmëri të gjitha kriteret. Fatkeqësisht, partnerët tanë maqedonas vazhdojnë të mos zbatojnë Marrëveshjen e Fqinjësisë me Bullgarinë,…
Kërkesa për mbështetje financiare për pagesën e pagave për punëtorët për muajin shkurt dhe mars të vitit 2021 “formulari BFP-IP/3” është vendosur në platformën DAP e-tatime (https: // etax -fl .ujp.gov.mk /), informojnë nga Drejtoria për të ardhura publike. “Dorëzimi i kërkesës bëhet përmes sistemit të e-tatime më së vonë deri më 30 prill të vitit 2021, ndërsa tërësinë e kërkesës e konfirmon Drejtoria për të ardhura publike, në afat prej tre ditëve nga dita e paraqitjes së kërkesës”, theksojnë nga DAP. Prej atje përkujtojnë se për realizimin e të drejtëns, punëdhënësi paraqet kërkesë për mbështetje financiare për pagesën e…
Shkollat e mesme po përgatiten për dhënien e maturës shtetërore. Në takimin onllajn të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, drejtorët kanë informuar se veprojnë sipas zgjidhjes së përbashkët të Qeverisë dhe Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për zbatimin e provimit përfundimtar, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. “Pjesa më e madhe e shkollave tashmë i kanë publikuar provimet interne. Edhe një herë bëra thirrje që të përmbushen të gjitha elementet e dakorduara nga matura, sepse kjo është në interes të nxënësve tanë”, tha ministrja Carovska. MASH përkujton se komisionet e lëndëve të maturës kanë për obligim…
OKH Merhamet sot vazhdoi me projektin e shpërndarjes së pakove ushqimore në komunën e Likoves, ku shperndau 300 pako për familjet me nevoja. Shperndarja u bë nga fshati Llojan e deri në fshtatin Nikushtak perfshirë edhe fshatrat malore, ku gjithsej u përfshin 13 fshatra. OKH Merhamet shperndau pako edhe në shoqata lokale veçanarisht ne “Shoqata Bëmirëse Vlera 2019“.
Vaji për ushqim është shtrenjtuar për 20 përqind. Gjegjësisht për një litër vaj qytetarët duhet të paguajnë rreth 100 denarë. TV21 vizitoi njërin prej marketeve të Shkupit. Çmimet fillojnë nga 95 denarë, ndërsa njëri lloj i vajit arrin edhe deri 113 denarë. Përderisa para disa javëve vaji për gatim kushtonte rreth 80 denarë, sot në raftet e marketeve çmimi i vajit për gatim është mbi 100 denarë. Ndërkohë qytetarët thonë standardi i jetesës po bie, ndërsa rritja e çmimit të produkteve ushqimore bëhet çdo ditë. “Të gjitha produktet janë shtrenjtuar. Perimet, pemët, vaji. Standardi i qytetarëve po bie ndërsa çmimet…
Rimëkëmbja pas kovid në zonat e mbrojtura” ishte një nga temat në të cilat është diskutuar në vigjilje të shënimit të Ditës së planetit Tokë – 22 prill në ngjarjen onlajn përkushtuar gjendjes së zgjidhjes dhe drejtimeve për tejkalim të shumë sfidave të cilat dolën nga pandemia, të organizuar nga Fondi Botëror për Natyrë (VVF) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. “Një nga ndikimet më të dukshme gjithsesi janë pasojat ekonomike si rezultat i kufizimit të aktiviteteve turistike në zonat e mbrojtur. Efektet e tilla më së shumti i goditën rajonet e mbrojtura të cilat së pari janë…
“One Hospital”, spitali i parë privat në Tetovë, vë në funksion maternitetin e parë privat! Spitali i përgjithshëm One Hospital në Tetovë zgjeron kapacitetin e tij me hapjen e departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës, i cili tashmë ka shkruajtur historinë e qytetit të Tetovës dhe ka ofruar për qytetarët e rajonit të Pollogut spitalin e parë privat të martenitetit. Ofron kushtet e nivelit më të lartë dhe mundësitë më të reja për monitorimin dhe ndërprerjen e shtatzënisë (lindjen) në një institucion të vetëm, me një ekip me përvojë dhe tashmë të provuar, të cilët janë në dispozicionin tuaj 24/7. Kjo…
Inspektorati Shtetëror i Punës gjatë ditës së djeshme, ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Inspektimi vjen pasi dy deputetë të infektuar me Covid-19, u sollën nga izolimi shtëpiak, dhe morën pjesë në seancën plenare të ditës së diel. Në inspektim, është konstatuar se Kuvendi punon në bazë të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë – Komisioni për sëmundje ngjitëse, andaj nuk ka parregullsi në atë që deputetë të infektuar morën pjesë në seancë plenare nën kushte të veçanta. “Është kryer inspektim në hapësirat punuese të Kuvendit, në zyra, në salla, në korridore, në ashensorë,…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencën me homologun e tij serb, Zlatibor Lonçar tha se qytetarët serb nuk do të paguajnë në pikëpagesa nga 15 qershori deri më 15 gusht. “Shtetasit serb nga 15 qershori deri më 15 gusht do të lirohen nga pagesa në pikëpagesa në Maqedonisë si shenjë falënderimi për donacionin e vaksinave”, tha Filipçe. PO ashtu ministri Filipçe dhe Lonçar sot u dakorduan për partneritetit strategjik për blerjet e ardhshme nga Instituti “Torlak”, i cili do të prodhojë vaksina kundër COVID-19. Ndryshe, vaksinimi në Maqedoni filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë me vaksinat…

