Para disa ditëve u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Partisë Alternativa, nëndega Çërkez e Kumanovës.
Në këtë kuvend zgjedhor u zgjodhën të gjitha organet partiake, në këtë mënyrë duke plotësuar të gjitha boshllëqet si dhe duke u bërë gati për zgjedhjet lokale që priten të mbahen këtë vit.
Me këtë rast, në mënyrë unanime si kryetar i nëndegës së partisë Alternativa në Çërkez të Kumanovës u zgjodh, Visar Alili.
Kryesia u plotësua me dy nënkryetarët, Alban Sinani dhe Ibrahim Ademi si dhe sekretar i nëndegës u zgjodh Jahi Musliu.




