Lindrit Memeti
Afrim Gashi, deputet në njësinë zgjedhore 2 nga koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, si dhe kryetar i partisë politike Alternativa sot ka qëndruar për një vizitë në qytetin e Kumanovës.
Afrim Gashi erdhi te votuesit e vet, te shokët, te aktivistët, te dashamirët e tij. Ai nuk e anashkaloi Komandant Shqiponjën. Nuk mund të kapërcej te varrezat e qytetit të Kumanovës pa u ndalur te varri i Komandant Shqiponjës.
I pyesim aktivistët e BDI-së, se kur herën e fundit lideri i tyre jeshil e ka vizituar varrin e Komandant Shqiponjës? Apo ndoshta nuk guxon as që të afrohet? Nuk e ka luksin?
Afrim Gashi nuk është lider i luftës dhe asnjëherë nuk ka tradhtuar shokët e tij siç e ka bërë këtë gjë lideri jeshil.
Afrim Gashi e ka derën e hapur në Kumanovë, për dallim prej liderit jeshil i cili vjen me mbrojtëse luftarake kur takohet me strukturat e tij. E mbani mend se kush u gjuajt me gurëza? E dini kush nuk u pranuan në Lagjen e trimave?
Jeta është tepër e gjatë, ndërsa tradhtia e shokëve është e hidhur. Është i hidhur edhe fakti i shndërrimit të qytetit të Kumanovës në gërmadha.
Ata që Kumanovën e shndërruan në gërmadha sot po e gjykojnë vizitën e Afrim Gashit te varri i Komandant Shqiponjës.
Ata që Kumanovën e zbrazën nga shqiptarët duke i detyruar të rinjtë dhe të rejat të ikin në mërgim, sot po e fyejnë vizitën e Afrim Gashit te varri i Komandant Shqiponjës.
Ata që nuk po ia duan të mirën Kumanovës dhe kumanovarëve dhe që kanë punuar gjatë tërë jetës së tyre publike për interesa personale sot me profila jo të vërtetë po e komentojnë vizitën e Afrim Gashit.
Ju njohim të gjithëve! Mos u fshihni prapa profileve të rrejshme. Dilni publikisht me fytyrën tuaj të shëmtuar dhe shprehni mllefin dhe egon tuaj.
Afrim Gashi nuk është njeri i luftës, por ka respekt maksimal për atë periudhë. Ai nuk toleron që ajo pjesë e shenjtë e kombit shqiptarë të nëpërkëmbet dhe të përdhoset për interesa të ngushta të klaneve të caktuara.
Ndërsa ju jeni mësuar që në emrin e luftës të bëni tenderë të fshehta njëherë me Grujon e pastaj me Zajkon.
Populli ju votoi për luftën, ndërsa ju u ulët në prehrin e Grujos e Zajkos. Nuk jeni mësuar të shikoni një lider shqiptarë që me të vërtetë i do dhe i çmon deri në pafundësi vlerat e luftës. Nuk jeni mësuar dhe nuk doni të mësoheni me realitetin, koha juaj ka perënduar. Tash është koha e Afrim Gashit dhe shokëve të tij, aq sa janë!




