Author: Hamdi Kumanova

Nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky konstatim është bërë gjatë panelit “Pamja e përbashkët e fqinjëve: E ardhmja e Evropës”, që është mbajtur gjatë samitit treditësh në Antalia të Turqisë. Miroslav Lajcak, përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, tha se Evropa është partneri më i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor dhe se ofron mbështetje të rëndësishme për rajonin në tregti dhe investime. Duke nënvizuar se që nga Samiti i Selanikut 2003, ku BE paraqiti mundësinë e anëtarësimit të plotë në vendet e rajonit për herë të parë, dy…

Lexo më Shumë

As pandemia nuk e ndali lëvizjen e refugjatëve. Në vendin tonë vitin e kaluar ka pasur 211 kërkesa për azil, ndërsa këtë vit deri në muajin maj ka 25. Kështu deklaroi përfaqësuesja e Komisariatit të Lartë për Azil të Kombeve të Bashkuara, Monika Sandri, në një intervistë për MIA-n, me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve. Prej këtyre kërkesave për azil vitin e kaluar janë pranuar vetëm dy, ndërsa këtë vit ende asnjë. Megjithatë, ajo siç thotë e përkrah përmirësimin e kushteve për refugjatë në vendin tonë. Monika Sandri, përfaqësuese e Komesariatit të lartë për azil të Kombeve të Bashkuara…

Lexo më Shumë

Bujqit kanë edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione. Afati i fundit është 30 qershori. Me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë, Qeveria muajin e kaluar e prolongoi afatin për shkak të pandemisë. Fillimisht, afati për aplikim për mbështetje financiare ishte deri më 31 maj. “Për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia, aplikimi për subvencione këtë vit u zhvillua me dinamikë të ulur. Në interes të të gjithë bujqve të cilët deri më tani nuk arritën t’I parashtrojnë kërkesat e veta, Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me Agjencinë për mbështetje financiare parashtroi kërkesë në Qeveri për vazhdim të…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i OBRM-së, Krasimir Karakachanov kritikoi ish-kryeministrin bullgar, Boyko Borissov për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj Maqedonisë së Veriut. Siç raportojnë nga MIA, sipas Karakachanovit, në këtë çështje duhet të keqë një qëndrim. Gjatë vizitës së Zaevit në Sofje, kryeministri Zaev u takua me Boyko Borissovin, i cili përgjegjësinë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE e çoi te Qeveria e përkohshme. Sipas Karakachanovit, kryeministri Zaev e ka ditur se nuk do të arrijë asgjë në Bullgari, por qëllimi i tij ka qenë që t’u tregojë vendeve të tjera të BE-së se Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Drejtori i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE) Marko Bislimovski në intervistë për Radio Evropa e Lirë thotë se Komisioni Rregullator duhet ta përcaktojë edhe çmimin e ujit, pasi do ta relakosjë presionin e politikës ndaj punës së këtyre ndërmarrjeve komunale publike. “Ne nuk kemi kurrfarë prisoni në atë pjesë, ndërsa anëtarë të Këshillit janë nga parti të ndryshme politike dhe shumica çdoherë tenton të marrë kushtimisht thënë vendim popullor. Por e dini se gjatë periudhës së kaluar ka disa komuna, ku ka ndërprerje të furnizimit me ujë. Në atë periudhë çdo amvisëri sigurisht do të blejë një shishe ujë nga…

Lexo më Shumë

Nga e hëna pritet të fillojë furnizimi i targave për automobilat. Këtë për Alsat e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. MPB-ja ka lidhur kontratë kornizë me kompaninë “Kvantum” nga Shkupi e cila zyrtarisht do t’i përgatis targat. Deri në përzgjedhjen e kompanisë, nga Ministria e Brendshme thanë se i kanë pritur ankesat e kompanive të tjera, që kanë qenë në garë për përpunimin e targave. Me Marrëveshjen e nënshkruar zgjidhet ndërprerja e lëshimit të targave, përkatësisht në periudhën në vijim, do të ketë dërgesa të vazhdueshme të të gjitha llojeve të formularëve të targave për të cilat…

Lexo më Shumë

Institucionet nuk planifikojnë imunizimin e posaçëm të trupave që duhet të bëjnë regjistrimin e popullsisë në shtator. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, konkursi për angazhimin e regjistruesve të terrenit dhe instruktorëve rajonal duhet të përsëritet në gjysmën e dytë të korrikut sepse përzgjedhjet që u bënë për regjistrimin që duhej të mbahej në prill nuk vlejnë më. Ky institucion thotë se nuk do të ketë kohë për vaksinimin e tyre. Zgjedhja do të bëhet në fillim të gushtit kështu që është e pamundur të organizohet vaksinim i kandidatëve të zgjedhur për shkak të kohës së shkurtër deri…

Lexo më Shumë

Qytetarët duhet të kenë kujdes me përdorimin e internetit nga 1 korriku në vendet e rajonit. Edhe pse që nga kjo ditë çmimet e roamingut do të tarifohen njësoj si të ishim në vend, autoritetet përsëri paralajmërojnë që përdorimi i internetit nuk duhet të ekzagjerohet. Sipas drejtorit të Agjencisë për Komunikime Elektronike Jeton Akiku, nëse operatorët vërejnë se shtetasit e huaj përdorin internetin më shumë sesa në vendin e tyre, respektivisht shkarkojnë ose përdorin YouTube, interneti i tyre do të kufizohet. Akiku thotë se operatorët e telekomunikacionit kanë futur mekanizma mbrojtës për qytetarët e rajonit që të mos mund të…

Lexo më Shumë

VMRO-ja nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale nëse paraprakisht nuk futet në përdorim mekanizmi për evidentimin e qytetarëve me pajisje për gisht. Paralajmërimin e ka bërë deputeti nga radhët e VMRO-së, Aleksandër Nikollovski, i cili thekson se ka afat të mjaftueshëm deri sa të blihen pajisjet e duhura. “Për ne respektimi i ligjit nuk ka alternativë. Në ligj shkruan se evidentimi i qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme do të jetë me ‘fingerprint’. Luftuam për këtë kërkesë dhe ia dolëm. Nuk heqim dorë. Ka mjaftueshëm kohë që të blihen këto pajisje. Zgjedhje lokale dhe zgjedhje eventuale parlamentare do të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për TV21 ka zbuluar propozimin e shumëfolur, të cilin e dorëzoi te Sofja zyrtare më 17 qershor dhe për të cilin, opozita akuzoi se bëhet fjalë për negociatat për gjuhën dhe identitetin maqedonas. Zaev ka treguar, se autoriteteve bullgare u ka dorëzuar Udhëzuesin për zbatim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, dhe propozimi për të cilin është përfolur ditëve paraprake, nuk ka të bëjë me negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas. “Që kur doli ky informacion i pasaktë, menjëherë e demantuam nga Qeveria. Disa herë e kemi përsëritur dhe atë gjithkund publikisht dhe…

Lexo më Shumë

Kështu njoftoi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës Marko Bislimoski. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se për momentin nuk mund ta thotë se sa mund të jetë çmimi I ri I energjisë elektrike. Marko Bislimoski, kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës “Ajo që është me rëndësi të dihet është se Komisioni Rregullator i Energjisë ndikon në çmimin përfundimtar me 38% gjegjësisht ky është çmimi I transferimit, distribuimit dhe një një pjesë e vogël për përballje me tregun e energjisë elektrike, dhe ato 62% e tjera, Komisioni nuk ka aspak ndikim. Në këtë moment, derisa nuk…

Lexo më Shumë

Në vend që të përdoren vetëm për transportimin e mërgimtarëve, fluturimet direkte nga Malmo në Suedi, Milano në Itali ose Vjenë në Aeroportin e Ohrit, duhet të përdoren për të tërhequr turistë nga këto vende, thotë profesoresha e turizmit Angela Paskal. Është dëm thonë nga sektori i turizmit, që as shteti dhe as komunat nuk bëjnë diçka për të përfituar nga kjo mundësi dhe për të promovuar këto linja në interes të turizmit. “Isha në Malmo nëpër agjenci turistike. I pyeta a din diçka për Maqedoninë dhe Ohrin, më thanë se nuk dinë asgjë, nuk e dinin që ekziston Maqedonia…

Lexo më Shumë