Author: Hamdi Kumanova

Botuesi i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari, ka reaguar sot në rrjetin social në Fejsbuk duke vendosur theksin tek uji i pijshëm që mungon në Komunën e Likovës, sepse ua merr Kumanova, transmeton Almakos. “ Ndodh vetem ne Likove – S’kane uje te pijshem, sepse ua merr Kumanova, ndersa bejne fushate se e kane “zyrtarizuar gjuhen shqipe”!!!!! I kane dy penda akumulative hakaret, te cilat ua ka falë Zoti (ujin, kuptohet), por s’kane uje te pijshem, sepse nuk dine (nuk guxojne) ta kerkojne nepermjet rruges zyrtare-ligjore nga organet gjegjese. Paramendoni ne shekullin XXI nuk kane uje, kurse fushata politike bejne sikur…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska ka deklaruar, se gjatë periudhës së pushimeve verore, do të vendoset se në çfarë forme do të realizohet viti i ri shkollor 2021/2022. “Gjatë verës do të flasim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Ngjitëse”, tha Carovska në shkollën fillore “25 Maji”, transmeton TV21. Ajo vlerësoi, se me vitin shkollor 2020/2021, u dëshmua se procesi arsimor ka vazhduar pa ndërprerë, ndërkaq foli edhe për vaksinimin e kuadrit arsimor. “Prej klasës së parë dhe deri në të katërtën vaksinimi ishte ashtu siç e parapamë”, tha Carovska, ndërkaq disa herë hodhi poshtë pretendimet…

Lexo më Shumë

“Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë marrëdhënie tradicionalisht të mira, falë marrëdhënieve jashtëzakonisht të ngushta të kultivuara nga qytetarët e këtyre vendeve. Kjo afërsi është një thesar që ne, politikanët, duhet ta ndjekim dhe ta mirëmbajmë. Të dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm ekonomik, ndërsa marrëdhëniet e ngushta janë dëshmuar edhe një herë, gjatë pandemisë. Serbia ishte vendi i parë nga i cili erdhën vaksinat, ndërsa ne këtë veçanërisht e respektojmë. Për ne, është një akt solidariteti”, thotë Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në një intervistë për gazetën serbe “Politika”. Mariçiq, shreh besim se marrëdhëniet e mira do të vazhdojnë…

Lexo më Shumë

Me pyetjen e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja, sot në Gjykatën themelore penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për ngjarjet e 26 shkurtit gjatë protestës kundër rastit “Monstra” ndaj të pandehurve Fabion Idrizi dhe Artn Sadiki. Në pyetjen e avokatit Asmir Alispahiq se ku kanë qenë ditën e 26 shkurtit, dëshmitari i parë tha se atë ditë kanë falur namazin e xhumasë bashkë me gabion Idrizin dhe pastaj janë nisur drejt spitalit “Majçin Dom”, për shkak se Fabio ka pasur dorëne thyer më herët dhe është dashur të bëjë terapinë e nevojshme. “Me veturën time shkuam në ‘Majçin Dom’, unë…

Lexo më Shumë

Anketë: Besim në Qeverinë kanë 42 për qind e qytetarëve, për mbi 50 për qind marrëdhëniet me Bullgarinë janë duke shkuar në drejtim negativ Gjithsej 42 për qind e qytetarëve kanë besim në Qeveri, ndërsa 56,5 për qind janë deklaruar në mënyrë negative lidhur me punën e saj. Në mesin e tyre që kanë besim në Qeveri, më të shumtë janë shqiptarët (61,8 për qind) dhe pjesëtarët e bashkësive më të vogla (51,5 për qind), për dallim nga maqedonasit, tek të cilët qëndrim të tillë kanë një e treta (33,9 për qind). Këtë e dëshmojnë rezultatet e hulumtimit të fundit…

Lexo më Shumë

Nxënësit në shtator do të ulen në bankat shkollore nëse mësimdhënësit vaksinohen, tha kryetari i SASHK-ut, Jaikm Nedellkovski. Ai thekson se mësimi me prani fizike është shumë më cilësor. “Shpresoj se deri në fund të gushtit, pjesa më e madhe e të punësuarve do të vaksinohet dhe do të donim  që viti shkollor të fillojë me prani fizike”, deklaroi Jakim Nedellkov – kryetar i SASHK-ut. Ende nuk ka numër të saktë se sa nga mësimdhënësit janë vaksinuar, por Nedellkovski thotë se imunizimi shkon shumë ngadalshëm, andaj në pikëpyetje është fillimi i vitit shkollor me prani fizike. “Nëse vazhdon me nga…

Lexo më Shumë

Gastronomia prej nesër në mesditë do të fillojë me protesta para Ministrisë së Financave, të cilat do të zgjasin derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Rreth 6,000 persona juridikë nga sektori turistik- hotelierik janë të përfshirë në protestë, ndërsa mbështetje kanë edhe nga këndet për lojëra, asociacioni i guidave turistike dhe shumë të tjerë. Ata akoma nuk kanë marrë një letër zyrtare mbështetëse nga Oda e pavarur e hotelierisë. Edhe në konferencën e sotme për shtyp edhe njëherë përsëritën se sektori turistik- hotelierik është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe për shpëtimin e tij është e nevojshme ndihmë serioze…

Lexo më Shumë

Këshilli i ambasadorëve në vend është i shqetësuar nga non-paperi që pretendohet të jetë “slloven” e që parashikon ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Lupço Arsovski thotë se ndryshimi i kufijëve, etno-centrizmi dhe nacionalizmi janë lojë e rrezikshme që do të shkaktonte gjakderdhje. Sipas tij, është befasues fakti se kjo ide e rrezikshme është hedhur në letër nga Sllovenia mike, ndonëse Sllovenia zyrtarisht nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Vendet ballkanike, një pjesë prej të cilëve edhe anëtare të plotfuqishme të NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në BE dhe ata ndodhen në atë dokument, ku…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 841 testime ndërsa janë regjistruar 135 raste të reja me kovid-19. Instituti për Shëndet Publik njofton se 900 pacientë janë shëruar. Në 24 orët e fundit 35 persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Qendra Shtetërore e Provimeve ka njoftuar, se detyrimet që dalin nga vendimi i përbashkët i Qeverisë dhe Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për maturën shtetërore, “do të përmbushen në tërësi nga institucionet arsimore”. “Komisionet shkollore për lëndët e maturës është paraparë që të përgatisin minimum tri herë më shumë detyra të provimit (pa zgjidhje) në përputhje me përfshirjen dhe llojet e detyrave të përshkruara në programin e provimit në secilën lëndë adekuate dhe të njëjtat, më së paku tri javë para mbajtjes së provimit, të publikohen. Nga këto detyra të provimit, është e nevojshme që të përgatitet teksti…

Lexo më Shumë

Pasditën e së hënës pritet të arrijë kontingjenti prej 10 mijë vaksinash të llojit Pfizer. Autoritetet shëndetësore presin që porosia dytë me 10 mijë doza të vijë një javë më vonë, përkatësisht më 26 prill. Kura e prodhuesit amerikano-gjerman vjen përmes Sofjes me aeroplan, por shteti fqinjë shërben vetëm si logjistikë transporti, pasi që furnizimi këtyre vaksinave është bërë përmes blerjes direkt. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri në fund të muajit prite të vijnë edhe 200 mijë vaksinat tjera, në mënyrë që procesi imunizimit të vazhdojë pa ndërprerje. Vaksinat e prodhuesit Pfizer&BioNtech pritet të arrijnë në vend në…

Lexo më Shumë

Personi që shihni në foto është Rudolf Nikolli, 34 vjeçari nga Burreli i cili u fut në ambientet e xhamisë në Rrugën e Kavajës në Tiranë dhe plagosi 5 persona. Arsyet e sulmit janë të paqarta. Ngjarja ndodhi para pak minutash. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimeve paraprake të policisë, 34 vjeçari është futur në xhami me një lloj thike duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin brenda. Policia e ka arrestuar dhe aktualisht po e merr në pyetje. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur…

Lexo më Shumë