Me lehtësimin e masave dhe rritjen e temperaturave, të gjithë fillojnë të mendojnë për pushime. Duke pasur parasysh se një nga sektorët më të goditur nga kriza e shkaktuar nga pandemia ishte edhe ai i turizmit, ka nga ata qytetarë që paratë e tyre duan t’i shpenzojnë në vend, kryesisht në Ohër. “Gjithmonë them, e jotja është e jotja. Tani për tani nuk mendojmë për këtë. Të pushojmë njëherë nga politikanët e bezdisshëm. Kjo është më e rëndësishme. Kur të largohen të gjithë politikanët që shkaktojnë lodhje, atëherë do të pushoj..” “A, në pushim në “detin tonë”. Ohri është deti…
Author: Hamdi Kumanova
Qytetarët katër muaj presin që qeveria të përgatisë ligjin, që parashikon fshirjen e kamatës së borxheve ndaj Ndërmarrjeve Publike. Ky premtim ishte pjesë e grupit të pestë të masave ekonomike të paraqitura, nga Qeveria në shkurt të këtij viti. Nga Ministria e Drejtësisë sqarojnë se vonesa e këtij ligji është për shkak të numrit të madh të institucioneve, që duhet të koordinohen se si do të funksionojë propozim ligji. Nuk morëm një përgjigje specifike se kur do të hartohet ligji dhe çfarë do të përmbajë ai. Kjo zgjidhje duhet të jetë rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë të disa ministrive, institucioneve…
Rikthimi i klinikave nga qendra kovid në normalitet ka rikthyer turmat e pacientëve, të cilët presin për kontrolle apo shërbime tjera. Të gjitha kontrollet që janë shtyrë për shkak të pandemisë, realizohen tani, ndërsa shumë shërbime kryhen vetëm në kryeqytet. Shumica e të anketuarve janë nga qytete të ndryshme. “Jam nga Prilepi. Këtu kisha incizim kompjuterik më caktuan termin dhe mbarova punë menjëherë. Tani kthehem në shtëpi. Tre orë e gjysmë rruga nga Prilepi është. Përmes Kërçovës, gjithkund ndalon. Ka shumë shpenzime, shpenzime për rrugë, për këtu. Gjithsesi ne kërkojmë në qytetin tonë të ketë shërbime, shumë larg është këtu”.…
Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, Maqedonia e Veriut po bëhet shteti më tragjikomik në botë. Qeveria aktuale dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po bëhen gazi i botës dhe tmerr për qytetarët. Tani e disa javë, MPB nuk ka pasaporta për qytetarët, ndërsa gjithë botën e ka njoftuar se shtetasit tanë do të lëvizin me pasaporta të skaduara. Po bëhen tre muaj që e njëjta ministri nuk ka as targa për veturat që po regjistrohen. E për të mos mjaftuar kjo, ministria nuk ka as ekzemplarë për të shtypur patenta të shoferëve dhe të gjithë qytetarëve…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë. Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Balluku bën të ditur se me Zaev pati mundësinë që të diskutonte nga afër për bashkëpunimin rajonal. Ministrja shprehet gjithashtu se jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes dy vendeve dhe se është gati një plan i qartë për zbatimin e tij. Postimi: “Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje, më 18.06.2021, në ora 11.05 ka ndodhur një aksident në rrugën Manastir – Resnje. Aksidenti ka ardhur pasi përplasjes së dy veturave “golf” me shofer P.M.(31) dhe “Dfm” me shofer P.M.(71), me targa të Manastirit. Pas fatkeqësisë, të dy shoferët janë dërguar në Spitalin e Manastirit, ku te P.M.(71) janë konstatuar lëndime të rënda trupore, kurse te P.M.(31) lëndime të lehta./TV21
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë në afërsi të Strazhës, me çrrastë një kamion me targa të Ferizajit është rrokullisur. Nga ky aksident nuk raportohet për viktima, por është shkaktuar vetëm dëm material. Tani për tani nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia është në vendngjarje dhe po heton rastin..Alsat
OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi thotë se “nën regjimin e mafisë së Zaevit, qytetarë të radhës së parë dhe të dytë ka edhe në dhënien e pasaportave”. Sipas tyre, në radhë të parë janë kriminelët e afërt me Zaevit duke përfshirë edhe ata të huaj, ndërsa në rend të dytë janë qytetarët tjerë të Maqedonisë. “Pasi qytetarët e Maqedonisë pritën për pasaporta, MPB he Spasovski solli vendim se pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri në fund të vitit, duke i lënë qytetarët pa dokument të vlefshëm me të cilën mund të udhëtohet jashtë”, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas tyre,…
Në emisionin ‘360 shkallë’ është bërë e ditur nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) se viti 2020 regjistroi një rritje prej 26 për qind të vdekshmërisë krahasuar me vitin 2019, shkruan Alsat. Në 2020-në kanë vdekur 25.775 persona ndërsa në vitin 2019 numri i të vdekurve është 20.466. Duke u bazuar në të dhënat e ESSH-së, numri i vdekjeve të meshkujve është më i lartë – 13,914 ose 54 përqind. Numri i vdekjeve të foshnjave është 108 dhe pjesa e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0.4% për 100 vdekje. Mosha mesatare e vdekjeve të meshkujve është 71.6 vjet,…
Ka ndërruar jetë luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Kondova, Halil Xhaferri-Baci. Baci njihet si një nga luftëtarët më të guximshëm të vijës së parë të frontit të Radushës. Njoftohen shokët dhe ushtarët e UÇK-së se varrimi i të ndjerit bëhet sot pas namazit të drekës në Kondovë/Derveni.info
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë për momentin janë 416 raste aktive, prej të cilave 158 janë në Shkup. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i pandemisë është 155.612, ndërsa numri i të shëruarve 149.722 dhe numri i të vdekurve 5.474. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat në Maqedoni, ndërsa gjithsej 454.104 persona kanë aplikuar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk, kurse deri tani deri tani janë vaksinuar 274.710 qytetarë.
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet kontrolluese në fushën e komunikacion. “Vetëm në Shkup janë shqiptuar 232 masa, prej të cilave 86 janë për tejkalim shpejtësie, 19 për motoçiklistë dhe 5 dënime për shoferë fillimtarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Po ashtu janë shqiptuar 17 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 8 për përdorim të telefonit, 5 për mospërdorimt ë rripit të sigurisë, 5 për kalim në të kuqe, dhe 34 dënime për parkim jo të rregullt.. Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që…

