Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të gjitha shtetet në botë se të gjitha pasaportat me afat të kaluar do të vlejnë deri më 31 dhjetor të 2021. Kjo për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë. Ministria e jashtme njoftoi se vendimi hyn në fuqi më 1 korrik të këtij viti dhe se vlen për të gjithë ata që afati i pasaportës ka kaluar pas 31 korrikut të 2020, përcjell INA. Ministri po ashtu ka sqaruar se kjo situatë u krijua nga fillimi i pandemisë për shkaqet e krijuara, ndalesat e kufizimet që paralizuan lëvizjen e…
Author: Hamdi Kumanova
Siç njoftojnë nga LAMM, në vendkalimin kufitar në Tabanoc sot në orët e mëngjesit pritej 30 deri në 40 minuta. Gjatë kësaj fundjave, një numri i madh i qytetarëve të cilëve u skadojnë 12 javët pas pranimit të dozës së parë në prill, kur Serbia e hapi mundësinë për vaksinim të shtetasve të huaj. Autoritetet serbe njoftojnë se qytetarët duhet të shkojnë në të njëjtin qytet ku e kanë pranuar dozën e parë të vaksinës. Ndryshe, mbi 450 qytetarë të Maqedonisë kanë aplikuar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk, kurse deri tani deri tani janë vaksinuar 274.710 qytetarë.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një komunikatë me shkrim për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA dhe televizionin shtetëror grek ERT tha se ttashmë kanë ngritur aspektin specifik me Federatën e Futbollit dhe në periudhën e ardhshme do të zgjidhin çështjen bazuar në Marrëveshjen e Prespës dhe rregullat dhe traditën e Federatës së futbollit evropian UEFA. Komunikata e kryeministrit Zaev vjen pas reagimeve në Greqi për stemën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë FFM në fanellat e ekipit tonë kombëtar. “E gjithë Evropa e di që ekipi ynë kombëtar i futbollit përfaqëson Maqedoninë e Veriut në kampionat. Edhe nëse Federata…
Një 38-vjeçar nga Shtipi u gjet i vdekur afër fshatit Çardaklija të Shtipit. Në njoftimin e SPB-Shtip thuhet se mbrëmë në orën 23:41 është raportuar se në vendin e quajtur Manastirçe, atar i fshatit Çardaklija, Shtip, 38-vjeçari M.E. është gjetur i vdeku. “Vdekja është konstatuar nga Shërbimi Emergjent Mjekësor, ndërsa policia nga SPB Shtip ka bërë inspektim në vendin e ngjarjes. Pas udhëzimeve të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për autopsi, pas së cilës do të përcaktohet nëse është një vdekje e dhunshme apo e natyrshme apo një aksident.
Festa e sotme fetare ka ndërprerë procesin e imunizimit kundër Kovid 19. Në A1 arenën në Shkup tre ditë me radhë nuk do zhvillohet procesi i vaksinimit, ndërsa të shtunën imunizimi do të zhvillohet nëpër pikat e vaksinimit brenda shtëpive të shëndetit në Shkup për të pauzuar përsëri të dielën. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk u përgjigj mbi atë se sa sasi të vaksinave për momentin janë në dispozicion për dozën e parë. Që prej dy javësh, vaksinimi po zhvillohet me dinamikë të zvogëluar edhe atë 1000-2000 qytetarë vaksinohen brenda ditës me dozë të parë. Kryesisht bëhet rivaksinimi i atyre…
Kolona të gjata me kilometra në vendkalimin kufitar “Tabanovce” regjistrohen nga kamerat mbikëqyrëse të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Qindra automjete janë duke pritur të hyjnë në Serbinë fqinje, ndërsa shumica e tyre po drejtohen në pikat e vaksinimit në Vranje, Nish dhe Beograd. Zyrtarët serbë të shëndetësisë thonë se ata janë gati të vaksinojnë mijëra shtetas të huaj këtë fundjavë, kryesisht nga Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, të cilët u vaksinuan në Beogradit në fund të marsit. “Ne jemi të përgatitur mirë për këtë fundjavë. Ne presim 8,000 qytetarë nga rajoni dhe Evropa të dhtunën dhe…
Sot, më 18 qershor, kryetari i partisë, z. Afrim Gashi, priti në takimin e parë protokollar, në selinë e partisë, Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Siril Bomgartner (CyrilleBaumgartner). Në takim ishte i pranishëm edhe përkthyesi i kësaj ambasade dhe përgjegjësi për protokollin, Ardian RAMADANI. Në fillim kryetari Gashi e përgëzoi ambasadorin për marrjen e mandatit të ri të ambasadorit fuqiplotë në Maqedoninë e Veriut, duke i dëshiruar sukses dhe duke shprehur dëshirë në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Ambasadës së Francës dhe partisë “Alternativa”. Kryetari Gashi e informoi Ambasadorin…
Ministria e Punëve të Brendshme sot ka arrestuar një diler të drogës, pasi i njëjti është kapur me marihuanë dhe kokainë. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar me iniciale I.S. nga Manastiri, ku gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse që janë përdorur nga ai, janë gjetur 10 pako me kokainë dhe dy pako me marihuanë, peshore, dhe mjete me gjurmë nga kokainë dhe para. Siç njofton MPB-ja, për rastin tanimë është njoftuar edhe prokurori publik./TV21
Turistët e huaj kthehen në Ohër dhe Strugë pas një viti e gjysmë. Aeroplani i parë me 180 turistë nga Polonia në aeroportin e Ohrit do të arrijë të dielën. Sipas njoftimeve, nëse gjithçka shkon siç duhet këtë verë, midis 3000 dhe 4000 polakë do të pushojnë pranë liqenit të Ohrit. Jemi në panik pas një viti e gjysmë që nuk kishim turistë të huaj. Me të vërtetë është keq që jemi me vetëm disa dhoma. Por ka njoftime që nga 27 qershori, shitjet do të shkojnë më mirë dhe shpresojmë të kemi sezon të mirë, fillim të mirë pas…
Akoma mbetet në pikëpyetje fillimi i vitit të ri shkollor 2021-2022. Nga Ministria e Arsimit sërish pa përgjigje konkrete përveç se thonë se kthimi i nxënësve në shkollë është në të mirë të fëmijëve. Nga MASH nuk u përgjigjën nëse mësimi me prezencë fizike do të varet nga vaksinimi i mësimdhënësve dhe sa prej tyre tashmë janë vaksinuar. – Advertisements – Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe po bëhen përpjekje për të vaksinuar stafin mësimdhënës. Të gjithë duam që nxënësit të kthehen në shkolla sepse e dimë që frekuentimi fizik është…
Pas mbajtjes së Samiti në Vjenë, kryeministri Zoran Zaev, mbajti një konferencë për media, nga ku njoftoi se Maqedonia është shembull se si zgjidhen problemet mes dy vendeve fqinje. Zaev shpreson se edhe problemi me Bullgarinë do të ketë zgjidhje si kontesti me Greqinë. “Ekzistojnë dëshmi të qarta se në vendet të cilat janë seriozisht të orientuara drejtë BE-së, reformat sjellin përfitime konkrete qytetarëve dhe e përmirësojnë cilësinë e jetës. Maqedonia e Veriut është shembull i mirë për këtë. Ballkani perëndimor është i lodhur nga mosmarrëveshjet historike dhe për këtë, ne, si politikan bashkëkohor duhet të shohim përpara dhe të…
Skadoi afati për kompanitë e naftës që tregtojnë me mazut me shumicë dhe ata mundën t’i shpjegojnë Komisionit Rregullator Energjetik përse të mos u merret licenca. Në Komisionin e Energjetikës tani kanë arritur ankesa nga dy kompani dhe rregullatori nuk bën të ditur se kush janë ato. “Kanë arritur dy përgjigje, por ekziston mundësia që pjesa tjetër të jetë në proces të dërgimit me postë, për të cilën praktika tregon se ka një lëshim të vogël, nga data e dërgimit në datën e marrjes”, njoftojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Një javë më parë, Komisioni Rregullator i…

