Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja, sot në Gjykatën themelore në Shkup vazhdoi gjykimi për ngjarjet më 26 shkurt gjatë protestave për rastin “Monstra” kundër të akuzuarve Fabion Idrizi dhe Arton Sadiki. Në pyetjet të avokati Asmir Alishahiq, se ku ishin në ditën e 26 shkurtit, dëshmitari i parë tha se më 26 shkurt, me Fabion Idrizin, ishin në lutjen e së premtes dhe më pas u drejtuan për në ISH “Majçin dom”, sepse Fabioni kishte e kishte krahun të thyer. “Me veturën time shkuam në “Majçin dom”. Gjithë kohën isha me Fabionin, hyra edhe unë…
Author: Hamdi Kumanova
Në përgjigje për TV21, Prokuroria Publike ka njoftuar se deri te ajo, nuk është dorëzuar padi penale për rastin, ku deputetët e infektuar me Covid-19 dolën nga izolimi dhe shkuan dje në Kuvend. “Deri në këtë moment deri te Prokuroria Publike nuk ka arritur kallëzim penale për ngjarjen për të cilin keni treguar interesim. Prokuroria i ndjek të gjitha informacionet dhe do të veprojë sipas kompetencave të saja”, deklaruan nga Prokuroria. Ndërkaq, dje, dy deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, edhe pse në izolim, morën pjesë në seancë plenare. Ishin sjellë në kuvend me autoambulancë, ndërkaq të veshur mbanin…
Kompanitë vendore paralajmërojnë rritje të çmimit të mishit dhe produkteve të tij pas festave të pashkëve për 20 deri 40% nëse qeveria nuk zgjatë vendimin për përjashtimin e detyrimeve doganore për importet e lëndëve të para për përpunim. Kompanitë vendore që prodhojnë mish dhe produkte të mishit kërkojnë nga Qeveria vazhdimin e vendimit për t`I liruar nga doganat gjatë importit të lëndëve të para, afati I të cilëve skadon në fund të Prillit. Në të kundërtën, sic paralajmërojnë, pas festave të Pashkëve cmimet e mishit mund të rriten nga 20 deri në 40%. GOCE TRAJÇOV – KRYETAR I GRUPACIONIT TË…
Nga 17 dhjetori i vitit të kaluar deri më 21 janar të këtij viti, Dragi Rashkovski transferoi të gjithë pronën në emër të fëmijëve të mitur, që janë para moshës shkollore. Ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë nuk ka më asgjë në emrin e tij. Tani, fëmijët përveç apartamentit në Shkup prej 65 metra katrorë, posedojnë plotësisht 11 mijë metra katrorë në lagjen Pobozhje rrëzë Karadakut të Shkupit, ku familja Rashkovski duhet të ndërtojë një shtëpi luksoze prej 800 metra katrorë. Sipas burimeve nga Antikorrupsioni, më 25 janar, kur ka përfunduar procesi i transferimit të pronës, Dragi Rashkovski nga komuna…
Situata te zejtarët është jashtëzakonisht alarmante. Disa prej tyre tashmë kanë i kanë mbyllur punëtoritë. U nevojiten para të freskëta në mënyrë që biznesi i tyre të mos dështojë plotësisht. Edhe zejtarët për çdo ditë e presin ndihmën shtetërore, sepse pretendojnë se likuiditeti i tyre është i dobët dhe nuk dinë si t’i mbajnë punonjësit e tyre. “Në Odë tonë kanë filluar të mbërrijnë kërkesa për ndërprerje, sepse zejtarët fshihen përmes Odës dhe arrijnë pyetje në lidhje me se cilat janë kushtet për fshirje nga regjistrat e zejtarëve, sepse nuk mund t’i rezistojnë presionit dhe ngarkesës në pjesën e financave”,…
Komiteti i ekspertëve duke parë situatën në rajon vendosi që çdo qytetar që vjen nga Greqia dhe Maqedonia do të rrijë në karantinë dy javë. ” Ka filluar të ndihet dhe efekti i vaksinimit, por në rajon situata është ndryshe, në Maqedoni dhe Greqi është shtuar numri i rasteve dhe jetëve të humbura. Sfida e Komitetit është përmirësimi i indikatorëve që të propozojmë masa. Mosrespektimi i masave në fushatë mund të ndikojë në rritje, po ashtu edhe pashkët, që kanë lëvizje të shtuar të njerëzve. Duke pasur situatën tonë, mendojmë që nga nesër qëndrim në karantinë dy javë për ata…
Ambasada e SHBA-së në Shkup ka përshëndetur miratimin e Strategjisë Kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021 – 2025. “Ky është një hap I rëndësishëm, por progresi I vërtetë do të vlerësohet nga implementimi I suksesshëm I strategjisë. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përforcimi I sundimit të së drejtës janë kritike për RMV-në dhe fokusi vendimtar për partneritetin tonë strategjik” – ka publikuar në Facebook, Ambasada amerikane në Shkup. Kuvendi në seancën e djeshme ka miratuar Strategjinë Kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2021 – 2025, që paraqet një dokument të…
Dje në periudhën prej ora 19:45 deri më ora 20:35, zyrtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personat N.H. (35) nga Gostivari dhe SH.A. (59) dhe M.M. (51) nga Raveni i Gostivarit, për shkak të dyshimit për përfshirjen e tyre në një përleshje fizike në rrugën ,,JNA“ në Gostivar, që është raportua rreth orës 19:00 informon Tetovasot. Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.Ts
Sindikata e policisë së Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të presioneve, maltretimit dhe mobingut, para ca kohe një polic në SPB-në e Kumanovës e ka lënë punën. Sipas sindikatës, bëht fjalë për “polic të ri dhe të ndershëm” që ka marë pjesë në realizimin e detyrave më të komplikuara policore, kurse njëkohësisht ka qenë i angazhuar edhe si pjesëtar i Njësitit të posaçëm. “Kolegu ynë pa kurrfarë shkaku dhe pa kurrfarë sqarimi nga vendi i tij i punës në Stacionin Policor në Kumanovë, me vendin joligjor është dërguar jashtë vendbanimit të tij si polic në njësinë policore Mateç,…
Me protokollin e miratuar në korrik të 2020-ës, kur isha në spital, deputetët kanë të drejtë të vijnë dhe të votojnë në kushte të veçanta, kështu e komentoi praninë e deputetëve me Covid-19 në Kuvend kreu i këtij institucioni Talat Xhaferi, transmeton Alsat. Në një deklaratë për Deutche Welle, Xhaferi tha se nuk mund të urdhërojë ndonjë deputet që mos të vijë në Kuvend. “Edhe në gjendje lufte, deputetët nuk janë të kufizuar në lëvizjen e tyre. Vendim i tyre personal është nëse do të vijnë në seancë. Nuk mund të urdhëroj deputetin të mos vijë në seancë. Sipas “Protokollit…
Pas bllokimit dy mujor, dje kuvendi miratoi pakon e 5 ekonomike, për pagesën e pagave për muajt shkurt e mars. Dje ranë të gjitha përpjekjet e opozitës që Kuvendi të mbetet jofunksional. Megjithatë politika destruktive e opozitës vazhdon edhe sot, kjo pasi Timço Mucunksi anuloi në momentin e fundit Komisionin për Financim dhe Buxhet ku duhej përsëri të ndihmohen qytetarët dhe punëtorët. Kjo dëshmon se sa kujdeset për qytetarët VMRO-DPMNE. E pyetur se pse duhej të vijnë dy deputet me skafanderë, kur opozita shqiptare njoftoi se do jetë prezentë për të bërë kuorum, Kaleska-Vançeva tha se, “nga përvoja e mëhershme…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,92 % në raport me vendimin e datës 12.04.2021. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel siç është përcaktuar me vendimin e datës 12.04.2021. Nga data 20.4.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të…

