Situata te zejtarët është jashtëzakonisht alarmante. Disa prej tyre tashmë kanë i kanë mbyllur punëtoritë. U nevojiten para të freskëta në mënyrë që biznesi i tyre të mos dështojë plotësisht. Edhe zejtarët për çdo ditë e presin ndihmën shtetërore, sepse pretendojnë se likuiditeti i tyre është i dobët dhe nuk dinë si t’i mbajnë punonjësit e tyre. Në Odë tonë kanë filluar të mbërrijnë kërkesa për ndërprerje, sepse zejtarët fshihen përmes Odës dhe arrijnë pyetje në lidhje me se cilat janë kushtet për fshirje nga regjistrat e zejtarëve, sepse nuk mund t’i rezistojnë presionit dhe ngarkesës në pjesën e financave”,…
Author: Hamdi Kumanova
Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 69 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus. Gjithsej 702 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 32 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 12 pranime të pacientëve, 12 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle nuk k pasur pacientë,4 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe ë nëntë në Institutin për…
Verica Bellkovska (20) nga Berova është vajza e ndjerë për të cilën familja e saj u pajtua që t’i dhurojë organet te pacientët të cilët kanë nevojë, ndërsa mbrëmë dje 22-vjeçarit iu transplantua zemra në Klinikën e Kardiologjisë. Vëllai i saj, Martin Bellkovski është i vetmi që ka mbetur në Berovë, ndërsa familja tjetër, motra e tij më e vjetër, babi dhe nëna e tij janë në Strumicë. “Ishte vajzë e lumtur, gjithmonë e buzëqeshur”, thotë Martin Bellçovski për motrën e tij. Ai sqaron se motra e tij humbi jetën për shkak të një aksidenti që u bë në vendkalim…
Shkruan: Arbër Çeliku Numrin e saktë të shqiptarëve në RMV më mirë se BFI-ja nuk e di askush, sepse denbabaden ne paguajmë hoxhallëk, por ja që nga aty ende asnjë haber; madje as ata, të cilët nuk paguajnë ndodhen në defterin e BFI-së, sepse ka pasur raste kur një person i caktuar nuk ka paguar dhe është dashur të mbledhim para, që hoxha ta varroste… Sa i kam unë informatat, në RMV ka rreth 1.220.000 myslimanë, nga të cilët afër 1 milion janë shqiptarë… Le të më korrigjojnë personat përgjegjës të BFI-së, nëse e kam gabim!
Bashkimi Demokratik për Integrim është në qendër të kritikave për moszgjidhjen e çështjes së personave që jetojnë një kohë të gjatë në vend, por që nuk kanë shtetësi. Partia shqiptare në pushtet i anashkalon këto akuza, ndërkohë që për këto çështje është pyetur sot edhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Ai e akuzon opozitën shqiptare se kanë bërë spekulime lidhur me numrin e qytetarëve që nuk kanë shtetësi. Ai thotë se vetëm 1 300 qytetarë e kanë këtë problem, pasi në 20-30 vitet e fundit, 14 000 qytetarë e kanë fituar shtetësi. Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme “Sipas…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot ka arrestuar një 31-vjeçar nga Shkupi, pasi në bulevardin “Aradhet partizane” në Shkup kishte vjedhur një portofol nga një grua. “Më 17.04.2021, rreth orës 11:00 në bulevardin “Aradhet partizan” në Shkup është arrestuar F.D.(31) nga Shkupi, për një kohë të shkurtër pasi paraprakisht u denoncua se në bulevardin “Aradhet partizane” kishte vjedhur portofol nga D.T. Paratë janë gjetur dhe do t’i kthehen të dëmtuarës, kurse kundër D.T. do të parashtrohet masë përkatëse”, njoftojnë nga MPB-ja./TV21
Sot, Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin do ta apelojë vendimin e Gjykatës Penale, e cila përcaktoi arrestin shtëpiak për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Sipas Prokurorisë, janë paraqitur dëshmi të mjaftueshme për të përcaktuar masën e paraburgimit, duke vlerësuar se mund të ndikojë te dëshmitarët dhe dëshmitë, që duhet të merren në procedurë, por edhe për shkak të rrezikut të arratisjes. Në sqarimin e gjykatës, nga ana tjetër, për vendimin e Rashkovskit për të qenë në shtëpi, dhe jo në Shutkë, thuhet se Prokuroria nuk ka dorëzuar dëshmi të mjaftueshme për paraburgim, do të thotëqë të…
Përpjekje e re për zhbllokimin e Kuvendit. Kryetari Talat Xhaferi, për nesër, në ora 14 ka planifikuar vazhdimin e seancës së 32-të, dhe pas përfundimit të saj, do të vazhdojë seanca e 36-të, e cila përfshin ligjet nga paketa e pestë e masave ekonomike. Nga grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së thonë se ata nuk do të marrin pjesë në seancën e 32-të, por do të jenë të pranishëm dhe do të votojnë vetëm për ligjet nga paketa e pestë e masave. Qëndrimi i grupit parlamentar është i vazhdueshëm, prioritet është votimi i ligjeve nga paketa e pestë e masave…
Një ditë pas ujdisë ndërmjet kryeministrit Zaev dhe opozitës shqiptare për propozim-ligjin e shtetësisë, nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se po përgatisin draftin, të cilin në fillim të javës do ta dorëzojnë në Qeveri. Koalicioni opozitar nuk shpalos detaje nga propozim-ligji, por thonë se nuk do të ketë asnjë pikë kontestuese nga ato që u morën vesh me kryeministrin Zoran Zaev. Çdo aplikues për shtetësi do ta merr të njëjtën edhe vetëm me një dokument, që dëshmon se ka lindur, jeton apo posedon pronë në vend. Konform marrëveshjes së liderëve dhe sipas asaj që deklaroi kryetari ynë nuk…
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në konferencë për shtyp thotë se me kontrollet e përforcuara ka edhe ulje të aksidenteve. “Si rezultat i masave të ndërmarra, është ulur numri i viktiamve në aksidente. Viti 2020 ka pasur numrin më të vogël të viktimave me 125, ndërsa gjatë vitit 2021 vazhdon trendi i uljes së numrit të aksidenteve dhe numrit të viktimave”, tha Angellovski. Sipas tij, nga 1 janari deri më 15 prill 2021 numri i aksidenteve është ulur për 12% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, ndërsa numri i viktimave është ulur në 14%. “Krahas kontrolleve në…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hedhur akuza të rënda deri te Bullgaria, pasi siç thotë, për interesa të veta është duke e bllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Këtë, Rama e tha derisa fliste për pritshmëritë për konferencën ndërqeveritare. “Po të shohësh lajmet e fundit, që i marrim informacionet dhe nga procesi, duket sikur konferenca e parë ndërqeveritare…. Shiko çfarë ndodh tani, në momentin kur gjërat bëhen gati, tap del Bullgaria atje bllokon Maqedoninë. Për çfarë e bllokon Bullgaria Maqedoninë? Hë? E bllokon për interesa të veta. E bllokon për dinamikën e brendshme të veten atje…
Ky pushtet prodhon më shumë skandale të korrupsionit seç mund t’i ndjekë opozita dhe opinioni i përgjithshëm. Kështu derisa ende nuk kanë përfunduar komentet rreth arrestimit të ish Sekretarit të Qeverisë, pikërisht për arsye të korrupsionit, një aferë e përmasave të këtilla po zbulohet edhe në Drejtorinë e Librave Amë, që udhëhiqet nga kuadri i BDI-së, Bujar Dardhishta. Siç u raportua në media, në emër të digjitalizimit të librave amë, aty është realizuar një tender në vlerë prej afër gjysmë milionë euro (më saktë 480.000 euro), të cilin e ka fituar ndërmarrja “Nova inv” – pronë e të birit të…

