Në fillim të korrikut Philip Reeker vjen në Ohër

Në fillim të korrikut Philip Reeker vjen në Ohër

Departamenti Shtetëror i SHBA-ve mbrëmë njoftuan se ushtruesi i detyrës, zëvendës-ndihmë Sekretari i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker, nga 1 korriku deri më 3 korrik do të jetë për vizitë në Ohër.

“Ambasadori Reeker në Ohër do të arrijë më 1 korrik, për të marrë pjesë në konferencën ‘Road to Prespa’, dhe ta theksojë mbështetjen e SHBA-ve dialog të vazhdueshëm dhe bashkëpunim drejt stabilitetit dhe progresit në rajon”, thuhet në njoftim.

Reeker, sipas departamentit do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin Bujar Osmani dhe zyrtarë të tjerë nga ku do të bisedohet për “prosperitet tona të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor”.

Reeker po ashtu në Tiranë do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me përfaqësues të tjerë për të biseduar për “marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë dhe fushat tjera që janë në interes të përbashkët”./Telegrafi/