Me 21.06.2021 në ora 23.55, zyrtarët policor nga Kontrolli i brendshëm policor në Kisella Voda, në lagjen Dracevë, pas një urdhri gjyqësor e kanë arrestuar M.N.(31) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Për të është lëshuar një fletarrest qendror për mbajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj në lidhje me nenin 236 nga Kodi penal. M.N. është dërguar në Stacionin Policor në Dracevë për procedurë të mëtutjeshme.