Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar për rrjedhën e takimit të Komisionit të përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilët dje dhe sot kanë realizuar diskutimin e trembëdhjetë. “Diskutimi në masën më të madhe ishte rreth qasjes dhe formës së rekomandimeve të teksteve shkollore. Mbeten ende dallimet e mëdha në qasjen dhe pikëpamjet se si formulohen rekomandime për librat shkollorë të historisë. Nga pala e Maqedonisë së Veriut u propozuan disa ide se si të kapërcehen pikat në librat shkollorë që kanë potencial për të politizuar historinë dhe me këtë të nxisin mosmarrëveshje të reja politike ose…
Author: Hamdi Kumanova
Edhe një zyrtar qeveritarë drejtë shkarkimit. Administratorët që vetëm kanë marrë paga dhe nuk kanë punuar e që së fundmi u shpërndanë nëpër disa institucione, ishin shkak për tensionim të raporteve mes kryeministri Zoran Zaev dhe drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski. Kryeministri Zoran Zaev thotë se ka bazë të mjaftueshme për shkarkimin e drejtorin Paunovski. Sipas tij nuk është e lejuar polemizim publik nga personi i parë i këtij institucioni, si zyrtar shtetëror i emëruar nga Qeveria edhe pse e ka mik. Zoran Zaev, kryeministër “Nuk mund të lejohet komentim për diçka që është aq tranparente. Kjo…
Mbrojtja e pjesëtarëve të ashtuquajturit “Grup i Kumanovës” do të kërkon takim me përfaqësues të qeverisë së re kosovare, lidhur me rastin “Lagja e Trimave”. Avokati mbrojtës Naser Raufi thotë për gazetën Lajm se takimi do të ketë dy qëllime. Në njërën anë do të kërkohet ndihmë nga qeveri e re në Prishtinë lidhur me ndriçimin e prapaskenave të rastit “Lagja e Trimave”, kurse në anën tjetër do të bisedohet për fatin e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, që sipas mbrojtjes, po mbahen pa të drejtë dhe në kushte të vështira në burg. “Shpresojmë se kërkesa jonë për takim do…
Reparti i Punëve të Brendshme – Kërçovë ka ngritur padi penale kundër A.R (51) nga Tetova, inspektor shtetëror për mjedisin jetësor. Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje të ryshfetit” dhe kundër S.A (40) nga fshati Falishtë e Tetovës për kryerjen e veprës penale “ndihmesë”. “Më 22.04.2021 A.R duke kryer detyrën zyrtare në Kërçovë, nga një pronar ka kërkuar dhe ka marrë 200 euro, në mënyrë që të përgatisë raport inspektimi për kompaninë e tij në të cilën ai do të konkludojë se nuk ka parregullsi në funksionimin e saj”, thonë nga MPB. Dje u raportua se…
Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Ballkan mjafton që një person të jetë kryeministër vetëm dy mandate. “Mendimi im është se duke pasur parasysh gjendjen në vend, por edhe në Ballkan, nuk mund të ketë superkryeministra. Një person nuk duhet të qëndrojë më shumë se dy mandate në pozitën e kryeministrit”, deklaroi Zaev, transmeton Gazeta Lajm. Zoran Zaev, paralajmëroi rinim të organeve partiake në Kongresin e partisë. Kjo vjen pas paralajmërimit se Radmilla Shekerinska nuk do të kandidohet më për post të lartë partiak.
Me pesë milion e gjysmë denarë, shteti do t’i bindë turistët e huaj dhe vendor të kalojnë verën dhe dimrin në shtetin tonë. Ministria e Ekonomisë shpalli tender për gati 90 mijë euro duke kërkuar që dikush të bëjë strategji komunikimi për të promovuar destinacionet vendore turistike. Promovimi duhet të realizohet përmes portaleve në internet, por edhe në Facebook, Instagram, Google dhe YouTube. Në njoftimin publik, janë vendosur tre shtylla. E para është strategjia e komunikimit. “Strategji e cila duhet ta përcaktojë narrativin e fushatës, e cila do të bazohet në njohuritë e marra përmes kërkimit mbi shprehitë e turistëve…
Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës, më 22 prill 2021, realizoi panel diskutimi online me temën “Sfidat e studentëve kundrejt pandemisë Covid-19”. Në këtë aktivitet morën pjesë profesorë të njohur nga Shqipëria e Kosova, të cilët shpalosën përvojat dhe pikëpamjet e tyre përmes prezantimeve përkatëse. Hapjen e këtij paneli të diskutimit e bëri shefi i Programit studimor të Psikologjisë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Lulzim Murtezani, i cili theksoi se kjo temë është jashtëzakonisht brengosëse, me atë se çfarë po ndodh në përditshmërinë tonë. “Ne, të gjithë përballemi me këto rrethana pandemie, të kësaj lëngate, që po e dridh…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.841 teste të kryera janë regjistruar 489 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 155 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 905 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 149.710 raste, prej të cilëve 127.139 janë shëruar, kurse 4.628 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 17.943 raste aktive me virusin korona.
Maqedonia e Veriut për herë të parë merr Ligji për prejardhjen e pronës. Do të analizohet prona dhe kapitali i fituar në mënyrë të paligjshme, njoftoi sot zëvendëskryeministri për Luftë kundër korrupsionit dhe krimit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore Lupço Nikollovski. “Me iniciativën tonë, dhe me ndihmën e ekspertëve dhe teknikës nga Këshilli i Evropës, hapi i parë është bërë. Është përgatitur një studim i fizibilitetit për Ligjin për prejardhjen e pronës, i cili përmban një analizë krahasuese të përvojave ndërkombëtare për të kontrolluar origjinën e pronës dhe kapitalit, analizën e kornizës ligjore vendase dhe përvojat e kaluara,…
Deputeti i koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, Elmi Aziri, ka deklaruar se të hënën do tu dorëzohet grupit parlamentar të LSDM-së, propozim ligji për shtetësinë dhe presin që shumë shpejtë i njejti të procedohet në Kuvend. “Tash pjesa jonë është kryer ta shohim. Besoj që brenda javës në varësi prej dinamikës të zhvillimit të procesit mes grupeve parlamentare dhe takimi besoj se është i pashmangshëm”, tha Elmi Aziri, në pyetjen se kur mund të pritet takim mes liderëve të partive me kryeministirn Zoran Zaev.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si model i fqinjësisë së mirë. Kryeministri Kurti dhe ministri Osmani biseduan për veprime konkrete dhe koordinim më të mirë mes dy qeverive, për të lehtësuar transportin rrugor dhe qarkullimin e mallrave. Po ashtu u dakorduan lidhur me hapat e mëtejmë rreth organizimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku do të nënshkruhen një…
Shtretërit në të cilët personat dhurojnë gjak në Ohër, janë të vjetër dhe të rrënuar. Dritaret dhe pllakat janë dëmtuar rëndë dhe ka vetëm katër shtretër dhurimi të gjakut. Transfuziologjia e Ohrit funksionon në kushte të tilla. Në të njëjtën ndërtesë ndodhen laboratori i spitalit, ilaçet fizikale, por edhe Departamenti i Patologjisë ku dërgohen të vdekurit. “Duhet të mendohet për hapësirë më të mirë për dhurimin e gjakut. Unë mendoj se ato janë plotësisht kompatibile, me ato që duhen në një situatë të tillë”. Edhe personeli mjekësor është i vetëdijshëm për kushtet. Ne përpiqemi, jemi mësuar të punojmë në këto…

