I buzëqeshur dhe i rregulluar pothuajse çdo ditë me biçikletë në rrugët e qytetit, nga puna në shtëpi, por edhe jashtë obligieve të punës në rolin e babait dhe bashkëshortit e cila i’a ka dhënë jeta. “Ata që më njohin prej më herët, e dinë që jam adhurues i biçiklizmit dhe se biçikletën e përdorë në çdo mundësi që më jepet. Ajo që duhet njerëzit të kuptojnë është se biçikleta nuk është vetëm mjet rekreativ apo transportues, por është mënyrë e jetës”, thotë zëdhënësi i qytetit të Shkupit, Valon Salihu. “Përskaj faktit që biçiklizmi nxitë jetë më të shëndetshme, ajo…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin “Monstra”. Shkupi zyrtar kërkon nga Prishtina ekstradimin e Afrim Ismailoviqit, njërit nga të dënuarit me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”.
Shkruan: Hava Tahiri Mustafa Pandemia paralizoi gjithcka, por më së shumti të rinjtë. Jeta na shqelmoi mjaftueshëm të gjithve , që me a pa dëshirën tonë po jetojmë në ballkanin e kalbur të dëshirave rinore. Koha po ecën me rritmin e sajë, e ne qëndrojmë duarkryç duke pritur se çpo bëhet nesër. E kështu vazhdon njejtë derisa thinjat e bardha të na mbulojnë kokë e këmbë. Dëshirat zbehen ngadalë dhe energjia bie përtokë, asnjë dorë nuk mundohet të ngritë vetbesimin e një të riu që po pret e po pret derisa të vijë e nesërmja më e mirë, dhe shkon…
Dje (22-prill) rreth orës 14:40, në Çellopek të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 68-vjeçarin F.I. i cili të njëjtën ditë rreth orës 11.00 e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 63-vjeçare. Sipas denoncimit, i njëjti gjatë sulmit kishte përdorë një mjet prej druri, që më vonë është konfiskuar nga policia. “Personi F.I. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të përgatitet një parashtresë adekuate”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se situata epidemiologjike e shkaktuar nga koronavirusi është përmirësuar ditët e fundit, po zvogëlohet numri i rasteve të reja pozitive ndaj koronavirusit dhe kontrollet në kovid qendrat, dhe siç theksoi, po bie presioni tek spitalet. “Ka tendenca në rënie të rasteve të sapodiagnostikuara, dhe e rëndësishme është se numri i kontrolleve në të gjitha kovid qendrat në të gjitha qytetet po zvogëlohet. Presioni për pranimin e pacientëve në spitale është zvogëluar ndjeshëm dhe ka numër të lire të shtretërve spitalorë”, tha Filipçe. Në këtë kontekst, ai paralajmëroi se nga sot, do të fillojë…
Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska tregoi se cilat janë kushtet për aplikim në pakon e 5-të ekonomike. Ajo bëri të ditur se kompanitë të cilat kanë shfrytëzuar kredi pa interes nuk mund të aplikojnë në pakon e 5-të ekonomike. “Aplikimet për pakon e 5-të ekonomike ende vazhdojnë. Kemi një ndryshim. Ndryshimi është se nëse një kompani ka shfrytëzuar kredi pa interes, nuk mund të aplikojnë për ndihmë për rrogat. Në paketat e mëparshme ishte se një kompani mund të aplikojë edhe për kredi pa interes, si dhe për ndihmë financiare për rrogat. Tani njëra me tjetrën…
Nga ora 20:00 e ditës së djeshme (22.04.2021) deri në ora 05:00 të ditës së sotme, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 24 shkelje të orës policore. Në ndërkohë nga ky dikaster njoftojnë gjithashtu se në 24 orët e fundit kanë shqiptuar edhe 470 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Pavarësisht se kur formohet Qeveria e re në Bullgari, të dy palët nuk duhet të humbin kohë dhe duhet të ndërmarrin hapa konkretë për t’u afruar me njëra-tjetrën në mënyrë që të hapin rrugën për fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur. Jam i inkurajuar nga fakti që partitë me një agjendë të theksuar nacionaliste nuk u shpërblyen nga votuesit bullgarë, thotë për MIA-n shefi i diplomacisë austriake Aleksander Shallenberg. “Isha thellësisht i zhgënjyer me pamundësinë për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut. Çështjet bilaterale dhe…
Nga e hëna – 26 prill fillon pagesa në faza e pensioneve për muajin prill. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet do të paguhen para kohe dhe në faza, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja më e madhe për pensionistët në kushte të rrezikut nga koronavirusi me KOVID-19. “Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit – ndërsa pensionet me vlerë deri në 11,000 denarë, pagesa të bëhet të hënën, 26 prill, për pensionet në vlerë prej 11,001 deri 14,000…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe së bashku me kryekuvendarin Talat Xhaferi kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Filipçe bëri të ditur se deputetët do të pranojnë vaksinën Sputnik V, duke shtuar se rrjedh edhe imunizimi i personave në moshë. “Sot vaksinohen deputetë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deputetët do të vaksinohen me vaksinën Sputnik V. Në ndërkohë rrjedhe edhe procesi i imunizimit të personave në moshë. Qëndrimi jonë është se do të vazhdojmë me procesin e imunizimit dhe kjo do të rrjedh në bazë të moshës”, deklaroi Venko…
Hamdi Nuhiju Të dielën në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare ku favorit kryesor është opozita shqiptare në krye me Lulzim Bashën, ndërsa në të gjitha sondazhet kryeministri në ikje Edi Rama duket se është në disavantazh. Përveç gjërave që i ka bërë dhe nuk i ka bërë për shqiptarët e Shqipërisë, Edi Rama e për të cilat duhet të jap llogari, ekziston edhe një raport tjetër që ai detyrohet me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të përgjigjet në pyetjen: Çfarë bëri për shqiptarët e Maqedonisë? Shkurtimisht po përmendim disa gjëra ku duhej ndërhyrja e kryeministrit shqiptar. Gjatë qeverisjes së kryeministrit shqiptar…
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt rroga mesatare neto është 27 948 denarë, që shënon 2.7% rritje në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me muajin paraprak kemi ulje për 1.2%, transmeton Portalb.mk. “Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit shkurt 2021, është 27 948 denarë, ndërsa ajo bruto është 41 704 denarë”, njoftojnë nga Enti shtetëror për statistika. Rritja e pagës në muajin shkurt ka ardhur për shkak rritjes në disa sektorë: Informimi dhe komunikimi për 10.1% duke arritur vlerën në 53 104 denarë, Veprimtari tjera shërbimi për 8.2% duke e rritur…

