Me 20.06.2021 në ora 14.10 është lajmëruar se në rrugën e shpejt Shtip-Kocani, në afërsi të lagjes “Tre cezmat”, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “tojota korolla” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga A.I.(39) nga Manastiri dhe veturës së tipit “honda CB” me targa nga Velesi, e drejtuar nga A.M.(40) nga Velesi, transmeton Almakos.
Nga ekipi i Ndihmës së shpejt mjekësore te dy shoferët është konstatuar vdekja në vendngjarje.
Në aksident është lënduar edhe bashkëudhëtari nga vetura “tojota korolla”, B.K/(30) nga Kocani, lëndime këto të konstatuara në Spitalin Klinik në Shtip.
Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shtip dhe Prokurorit Publik, me urdhrin e të cilit trupat e të vdekurve janë dorëzuar për obduksion. Në periudhën nga ora 14.45 deri në ora 20.00 trafiku është ridestinuar në rrugën magjistrale Shtip-Kocani./Almakos/




