Shoferi nga Maqedonia e Veriut Nazif Ajrofski, në kamionin e të cilit u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Mësohet se në seancën e sotme gjyqësore, 40-vjeçari do të gjykohet nga gjyqtari Rexhep Bekteshi.
300 kilogramë kokainë, e paketuar dhe e mbështjellë me kuti të markave të njohura si ‘Dior’, ‘Chicago Bulls’, ‘Louis Vuitton’, ‘Kenzo’, ‘PSG’ dhe të whiskey-t të famshëm Brazilian ‘Velho Barriero’ u sekuestrua mesditën e 18 qershorit në Portin e Durrësit. Kamioni ishte nisur nga Belgjika, kishte kaluar përmes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe me një kamion me targa maqedonase, kishte mbërritur në Durrës. Edhe ky destinacion, ishte tranzit për të, pasi i drejtuar nga 40-vjeçari Nazif Ajrofski, kamioni priste që të nisej për në Itali, aty ku kishte destinacionin final, në Napoli.
Data 16.11.2026
Aktuale
- Dosja e Luiz Ejllit shkon në Gjykatën e Lartë – Prokuroria nuk heq dorë, kërkon dënimin e këngëtarit
- Shasivari: Hapet kutia e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja e Soravisë dhe emri i Davor Macurës në qendër të pikëpyetjeve
- Qoku: BDI-ja po përpiqet ta mbajë Ali Ahmetin jashtë kritikave për aferën e Alta Bankës
- Elon Musk dhe drejtues të teknologjisë nënshkruajnë peticionin për rikthimin e Jensen Huang në Nvidia
- Gërçeci mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN
- Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri
- Përparim Rama sfidon Kurtin me video të inteligjencës artificiale
- “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin



