Author: Hamdi Kumanova

Mbrëmë rreth orës 02:30, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, është raportuar se një autor (e) i panjohur kishte hedhur një shishe plastike me lëng djegës në një dritare të dyqanit në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, në pronësi të 66- vjeçarit E.J. nga Shemshova e Tetovës. Janë dëmtuar pjesa e poshtme e dritares së dyqanit dhe xhami dhe me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar plotësisht.

Lexo më Shumë

-Për momentin nuk planifikojmë masa të reja restriktive, kështu deklaroi sot fillimisht ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përcjell Alsat. Filipçe tha se situata me Covid-19 po përmirësohet dhe se nuk ka më mbingarkesë në spitale. “Restrikcione në lidhje me masat për momentin…jo. Për shkak se kjo plato, nuk i mbingarkon spitalet, e kundërta, çdo ditë ka më pak pacientë. Për këtë edhe po mbyllen qendrat kovid. Tani për tani nuk planifikojmë masa të reja restriktive”, deklaroi mes tjerash Filipçe.

Lexo më Shumë

Në tre muajt e ardhshëm, çmimet për produktet ushqimore bazë në Maqedoninë e Veriut pritet të rriten nga 40 deri në 50 për qind, përcjell Alsat. Nga Oda e Ekonomisë kërkojnë takim urgjent me zyrtarët qeveritarë në mënyrë që të zbusin rritjen enorme të çmimeve që pritet të godasë qytetarët deri në vitin e ri. Aktualisht, qytetarët blejnë ushqime më të shtrenjta me 5 deri në 10 për qind.

Lexo më Shumë

Vetëm 5 persona të hospitalizuar dhe asnjë i vdekur,ky është bilansi me Covid-19 në 24 orët e fundit në Tetovë konfirmuan autoritetet e Spitalit të Tetovës . Ata thanë se situata është përmirësuar skajshëm por apeluan për respektim të masave.Nuk ka patur asnjë pacient me një dozë të vaksinës dhe dy me nga dy doza.Janë 5 pacientë me oksigjeno terapi dhe asnjë në respirator kurse 11 ambulantë ditore.

Lexo më Shumë

Moska ka shpallur “non grata” një diplomat në ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, si reagim ndaj një vendimi të ngjashëm të Shkupit në muajin gusht. “Më 4 tetor, Olivera Chaushevska-Dimovska, ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Moskë, u ftua në Ministrinë e Jashtme të Rusisë dhe ju komunikua se një anëtar i ambasadës është shpallur “non grata”. Kjo masë është marrë si një përgjigje të vendimit të pabazuar të Maqedonisë së Veriut, e cila shpalli non grata një diplomat të ambasadës ruse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Në muajin gusht, Bujar…

Lexo më Shumë

Të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe ne bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i motivuar ata që të qëndrojnë dhe të jetojnë në vendin e tyre. Kjo është arsyeja pse një numër i madh i të rinjve propozohen në listën e kandidatëve për këshilltarë, të cilët do të punojnë me mbështetjen tonë maksimale për nevojat e të rinjve në sfera të ndryshme të jetës. Ne vazhdojmë të përmirësojmë infrastrukturën në këtë komunë. Ne do të investojmë në bulevardin kryesor në Zelinë, investojmë në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit për furnizim me ujë dhe kanalizimit, gjë që do…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev i pyetur sot rreth shkaqeve të zjarrit që shpërtheu kohë më parë në spitalin Modular të Tetovës u shpreh se edhe ai është në pritje të rezultateve konkrete nga organet kompetente, që të mund të sjell vendim edhe rreth dorëheqjeve të ofruara nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësministri Ilir Hasani. “Unë vërtet nuk mund të jap urdhra të ndonjë organi që nuk është nën pushtetin ekzekutiv, ajo është Prokuroria Publike, mund të apeloj që sa më shpejtë, menjëherë pas mbarimit të hetimit që të publikohet, por mund të kërkoj nga MPB-ja që ta shpallin…

Lexo më Shumë

Krahas pasojave nga pandemia, furnizimi me energji elektrike gjatë viteve të ardhshme do të jetë çështje me të cilën do të merremi 24/7, parasheh kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski. Azeski tregon se çmimi i energjisë elektrike në bursën për energji në Budapest (HUDEX) për 12 muajt e fundit u rrit, prej 57 euro për megavat orë në 1.01.2021, deri 138 euro për megavat orë më 27.09.2021. Sipas të gjitha informacioneve relevante, shkak për këtë janë: agjenda e gjelbër në Evropë dhe ulja e energjisë së prodhuar nga qymyri, prodhimtaria relativisht e ulur nga centralet me…

Lexo më Shumë

Më datën 02/03.10.2021 në periudhën nga ora 22:00 deri më 04:00 është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në territorin e SPB Manastir për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar tridhjetë shoferë tek të cilët është vërtetuar se kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe gjithë atyre u janë shqiptuar masa përkatëse.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (02.10.2021) Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në territorin e tërë shtetit për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes, gjatë të cilit janë sanksionuar 368 shoferë. Prej tyre, dyzet e katër shoferë kanë qarkulluar me automjetet e tyre me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse katër kanë qarkulluar me mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatar se 148 shoerë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në vende të banimit kurse 220 jashtë vendeve të banimit Kontrollimet e përforcuara…

Lexo më Shumë

Në paraqitjen e tij në “TV Shenja”, Kryetari i Shkupit Petre Shilegov mori komplimente nga gazetari Naser Selmani për zhvillimin e ekuilibruar të qytetit: “Ajo që vërtet duhet të pranoni, madje edhe kundërshtarët më të mëdhenj, është se keni punuar vërtet në një qasje të balancuar për përmirësimin e infrastrukturës. “Për sa kohë që jetoj në Shkup, nuk ka pasur aq shumë ndërhyrje infrastrukturore në pjesën veriore të Shkupit.” Shilegov vuri në dukje se Shkupi është qyteti i të gjithëve për herë të parë dhe qyteti i vetëm: “Shkupi tani është qyteti i të gjithëve, për herë të parë është…

Lexo më Shumë

Sllovenia, e cila është kryesuese aktuale me BE-në, propozon që Unioni të zgjerohet me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të kësaj dekade, viti 2030, që vjen në virgjilje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor javën e ardhshme, shkruan Financial Times, njofton Portalb. Propozimi është dhënë para tre ditësh në takim të ambasadorëve në Bruksel dhe ka hasur në habi tek anëtaret e tjera të Unionit. Disa e kanë përshkruar si tërësisht joreal duke i pasur parasysh sfidat ekonomike dhe politike në rajon. “Zgjerimi është çështje e ndjeshme për BE-në e cila është e ndarë rreth çështjes për zgjerimin…

Lexo më Shumë