Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.12.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 gjoba, prej të cilave shtatëmbëdhjetë gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë sansksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, njëzet e tri gjoba për këmbësorët. Poashtu janë shqiptuar edhe tetë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregulltë teknike, tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe njëzet e tetë sanksione për automjete…
Author: Hamdi Kumanova
Në fshatin Studeniçan është duke u mbajtur ceremonia e varrimit të katër viktimave që humbën jetën gjatë tragjedisë së autobusit në Bullgari. Është një numër shumë i madh i qytetarëve që kanë ardhur për të prezantuar në varrimin.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në mëngjes e vizitoi Ambasadën tonë në Republikën e Sllovenisë, ku në ftesë të ambasadores Suzana Zelenkovska, u njoftua me punën e stacionit bazë për dhënie mobile dhe dorëzim të pasaportave për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Siç njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri Spasovski nga ana e ambasadores Zelenkovska është informuar se stacioni bazë në Slloveni është lëshuar në përdorim më 27 shtator të këtij viti dhe deri më tani për pasaporta janë fotografuar 249 persona, deri tek Ambasada janë…
Prej të hënën do të mbizotëroj mot me vranësira me reshje shiut, në shumë vende do të kaloj 20 l/m2. Në malet reshjet do të jenë nga bora, informojnë nga DPHM. Të martën për shkak të uljes së masës ajrore më të ftohët do të pasoj ftohje të motit me erë të përforcuar veriore, ndërsa reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore edhe në disa vende më të ulta. Në male edhe në disa vende më të larta do të krijohet shtresë e re e borës.
Rregullat aktuale për hyrje në Greqi, të cilat vlejnë edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht dokument i nevojshëm për Kovid-19 dhe PLF formular të plotësuar, por edhe testim i obligueshëm në pikat e hyrjes për ata të cilët udhëtojnë me test negativ, janë vazhduar për edhe një javë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Vendimi i ri ministror “Parakushte për hyrje në vend që të kufizohet përhapja e Kovd-19” tani më është publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë, hyri në fuqi në orën 06.00 dhe do të vlejë deri më 10 dhjetor të vitit 2021. Dokumenti Kovid-19, pra…
Këshilli i komunës së Dibrës e mbajti mbledhjen konstituive, të cilën e filloi me një minutë heshtje në shenjë të nderimit për udhëtarët e vdekur në aksidentin e autobusit, në të cilin në mesin e 45 të vdekurve janë edhe dy nëpunës të policisë së Dibrës me bashkëshortet e tyre. Me mbledhjen kryesoi këshilltari më i moshuar, Bashkim Mashkulli nga BDI-ja, i cili gjatë dy mandateve të kaluara ishte kryetar i Këshillit. Me shumicë të votave kryetar i këshillit ishte zgjedhur Fuat Spahiu (37) jurist i diplomuar, këshilltar nga radhët e BDI-së, i cili është udhëheqës i Njësisë Rajonale të…
Në aeroportin e Shkupit përfundoi ceremonia dhe tani trupat e pajetë u nisën për tek familjarët e tyre, ku edhe më pas do të bëhet ceremonia e varrimit. Pritet që varrimi i trupave të pajetë të bëhet pas namazit të ikindisë.
Dje në ora 16:10, një grua 41-vjeçare nga Koçani, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar, në SPB Tetovë ka raportuar se bashkëshorti i saj i pamartuar R.H. rreth orës 14.00 e ka sulmuar fizikisht dhe i kishte marrë paratë dhe celularin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TetovaSot
Që të mos zhgënjehemi, më mirë të mos presim rezultat të mirë, por duhet të vazhdojmë të punojmë, tha zëvendëskryeministri, Nikolla Dimitrov për pritjet dhe paralajmërimet në dhjetor që të ndodhë zhbllokimi i negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme të KE-së. “Është përgjegjësi nga ana jonë që t’u përcjellim apel qytetarëve se është më mirë të jemi të befasuar nga rezultati i mirë, sesa përsëri të jemi të zhgënjyer nga rezultati i keq. Duke pasur parasysh periudhën e shkurt, kemi vetëm disa ditë deri në Këshillin për Punë të Përgjithshme, deri në…
Damir Osmanov ka humbur pesë anëtarë të familjes, mes tyre dhe bashkëshorten dhe bijën. Po pret para Aeroportit të Shkupit që të tërheqë kufomat. Thotë se njëherë dëshiron t’i varros të njëjtat, që të di ku i ka trupat e tyre dhe më pas do të ndjekin hetimin për aksidentin tragjik të 23 nëntorit në Bullgari. Megjithatë është i bindur, se ai që beson në Zot, beson se e vërteta do të zbardhet. “Bashkëshorten, bijën, motrën e bashkëshortes dhe bijën e saj dhe gruan e mikut tim. Pesë anëtarë të familjes i humba. Se kush është fajtor dhe si erdhi…
Gjatë ditës së djeshme Ministria për Punë të Brendshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsej 132 gjoba dhe atë, 17 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, ndërkohë që 23 gjoba u janë shqiptuar dhe këmbësorëve. Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 8 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 28 gjoba për parkim të parregullt.
Qendra Empatia ne Kumanovë organizon trajnimin e radhës me temën “Të luash me autikun” ku do ligjerojë profesori dhe miku i qendrës sonë Ahmet Yalcin Hocaoglu drejtor i shkollës speciale në Yskydar të Stambollit dhe kandidat për doktor në Edukim Special. Të drejtë pjesmarrjeje kanë: studentë dhe profesionistët e shkencave psiko-sociale dhe mjeksore psikolog, pedagog, edukator special, logoped dhe prindër. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar ata të cilët duan të marrin pjesë të na kontaktojnë për detaje tjera! Me datë :05.12.2021 Fillon ora 10:00 Për më shumë informata: https://www.facebook.com/events/4614892608589789/?ti=ls

