Në paraqitjen e tij në “TV Shenja”, Kryetari i Shkupit Petre Shilegov mori komplimente nga gazetari Naser Selmani për zhvillimin e ekuilibruar të qytetit: “Ajo që vërtet duhet të pranoni, madje edhe kundërshtarët më të mëdhenj, është se keni punuar vërtet në një qasje të balancuar për përmirësimin e infrastrukturës. “Për sa kohë që jetoj në Shkup, nuk ka pasur aq shumë ndërhyrje infrastrukturore në pjesën veriore të Shkupit.” Shilegov vuri në dukje se Shkupi është qyteti i të gjithëve për herë të parë dhe qyteti i vetëm: “Shkupi tani është qyteti i të gjithëve, për herë të parë është…
Author: Hamdi Kumanova
Sllovenia, e cila është kryesuese aktuale me BE-në, propozon që Unioni të zgjerohet me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të kësaj dekade, viti 2030, që vjen në virgjilje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor javën e ardhshme, shkruan Financial Times, njofton Portalb. Propozimi është dhënë para tre ditësh në takim të ambasadorëve në Bruksel dhe ka hasur në habi tek anëtaret e tjera të Unionit. Disa e kanë përshkruar si tërësisht joreal duke i pasur parasysh sfidat ekonomike dhe politike në rajon. “Zgjerimi është çështje e ndjeshme për BE-në e cila është e ndarë rreth çështjes për zgjerimin…
Për shkak të një defekti në rrugë F 150 mm në rr. “3 Vizbeg” nr. 34 pa ujë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “3 Vizbeg”. Furnizimi me ujë, siç është njoftuar nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” është i ndërprerë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e defektit.
Zhvillimi rural: Tetova jonë është më shumë se vetëm qyteti Tetova jonë është qyteti, janë fshatrat, janë malet. Ne kemi filluar dhe përfunduar ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve, sistemet e ujërave të zeza dhe mbrojtjen nga përmbyt- jet dhe rrëshqitjet e tokës. Ne kemi rinovuar shkollat nëpër fshatra dhe kemi investuar në furnizimin me ujë. Tani është koha për t’i bërë fshatrat e Tetovës gati për të ardhmen, për të ndërtuar infrastrukturë të gjelbër për një jetesë më të mirë dhe për një turizëm të qëndrueshëm. Me Parkun Kombëtar të Sharrit ne bëmë një ëndërr të vërtetë – krijuam…
Në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 17 tetor, VMRO-DPMNE paraqitet me listë të kandidatëve për këshilltarë, përderisa për kryetar të komunës së Dibrës do ta mbështesë Bekim Pocestën, kandidat i Aleancës për shqiptarët-Alternativa, konfirmoi për MIA-n Almedin Shainoski, kryetar i Komitetit komunal të partisë për Dibër. “Për anëtarë të Këshillit komunal kemi listën tonë të kandidatëve, në të cilën ndodhen të rinj të vlefshëm, profesionistë dhe intelektualë, të cilët janë të aftë të mbajnë përgjegjësi dhe janë të përgatitur të realizojnë me sukses projekte të cilat do të sjellin ndryshime. Bartës është Asip Pervizoski, magjistër i…
Mbrëmë në orët e vona të natës 2/3 tetor nga ora 23:00 deri më ora 03:00, nëpunës policorë të SPB Tetovë në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut realizuan kontrollim të përforcuar aksional në objekt gastronomik, pronë e Z.B. (47) nga f. Dobërdoll-Gostivar, i cili gjendet në afërsi të autostradës Gostivar-Tetovë. Gjatë kontrollit është vërtetuar se në objekt nuk janë respektuar protokollet dhe masat për ballafaqimin me Covid-19, për të cilën pronari i objektit është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore gjatë epidemisë”. Ai,…
Kryeministri Zoran Zaev beson se porositë pozitive që vinë nga Sofja mund të jenë një mundësi e mirë për zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në vend dhe zgjedhjeve parlamentare në shtetin fqinj. Bullgaria, e cila prej muajsh drejtohet nga një qeveri teknike, do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 nëntor. Kryeministri teknik bullgar Stefan Janev në një intervistë për mediat bullgare një ditë më parë kishte deklaruar se pas zgjedhjeve në Bullgari, dialogu mes dy vendeve mund të marrë kuptim dhe dinamikë tjetër. Ai ka shtuar se duhet të kërkohet marrëveshje në…
Më datën 02.10.2021 në ora 14:00 në Tetovë nga ana e nëpunësve policorë të SPB Tetovë nga liria janë privuar A.Z. (44) dhe A.E.(45) të dy nga Tetova për arsye se tek ata është gjetur heroinë. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Koncepti i ri mësimor për klasën e katërt të arsimit fillor po vazhdon të përballet me probleme të shumta që nga fillimi i vitit shkollor. Ditëve të fundit kanë arritur ankesa nga mësimdhënësit e gjuhës maqedonase që mbajnë mësim në paralelet shqipe dhe të bashkësive tjera etnike se në kuadër të librave digjital nuk figuron edhe libri i maqedonishtes. Me të njëjtin problem po përballen edhe mësimdhënësit e gjuhës angleze, të cilët për dallim nga kolegët e tyre të gjuhës maqedonase, po huazojnë materiale nga interneti. “Ministria e Arsimit nuk ka marrëveshje konkrete me ndonjë shtëpi botuese prej Anglisë edhe…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar mbrëmë në Jabollçistë të komunës së Çashkës me prezantimin e agjendës së blertë dhe përbetimet e saj, projektet e programit zgjedhor, kandidatit për kryetarë komune Suat Shaqiri dhe kandidatët e listës së përbashkët me subjektet tjera politike shqiptare për këshilltarë për komunën e Çashkës. Agjenda e blertë për jetë më të mirë do e kthejë komunën e Çashkës në një destinacion atraktiv për turizmin, ku përfitime do të kenë qytetarët e të gjithë etniteteve. Çashka meriton jetë më të mirë e më të ndritshme. Mbrëmë vulosëm mbështetjen tonë për Suat Shaqirin dhe listën e…
Kandidatja e pavarur por e mbështetur nga opozita maqedonase OBRM-PDUKM dhe partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Danella Arsovska premtoi se në mandatin e saj 4 vjeçar do të realizohen pesë parqe të mëdha në Gazi Babë, Çair, Aerodrom, Kisella Vodë dhe Gjorçe Petrov. Ajo tha se këto parqe do të jenë me pajisje urbane, zona sportive sipas shembullut të Parkut të Qytetit. “Në kuadër të programit dhe realizimit të këtij projekti, obligohem se në qytet do të mbjellet 100 mijë gjelbërim. Nuk kemi opsion tjerër përveç se Shkupi të shndërrohet qytet ekologjik. Nëse duam ajër të pastër,…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se për 73 për qind është zvogëluar numri i viktimave në aksidentet e komunikacioni në shtator të vitit 2021. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski tha se në shtator të vitit 2021 ka pasur katër viktima në aksidente, ndërsa në shtatorin e vitit 2020 ka pasur 15. Sipas zëdhënëses së Këshillit Republikan për Siguri në Rrugë, Gordana Kozhuvarovska, fushatat që kanë zbatuar bashkërisht me MPB-në kanë dhënë rezultate. “Përfundoi fushata e verës ‘Vozit i pushuar” që u realuzyan nga KRSRR dhe MPB. Kjo fushatë kontribuoi në zvogëlimin e numrit të aksidenteve dhe viktimave në…

