ASH reagon ashpër për pritjen e viktimave: Familjarët kanë nevojë për të vërtetën

ASH reagon ashpër për pritjen e viktimave: Familjarët kanë nevojë për të vërtetën

Aleanca për Shqiptarët, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, e konsideron të turpshme mënyrën e pritjes së trupave me defile partiake e politike.

“Shprehim keqardhje për mënyrën se si ata që duhet të japin përgjegjësi dhe llogari për këtë tragjedi, vendosën që ta thellojnë dhimbjen dhe ta keqpërdorin këtë tragjedi me defile partiake e politike”, thonë në reagimin e tyre nga Aleanca për Shqiptarët.

“Pafytyrësia e këtij pushteti, ashtu si edhe në tragjedinë e Llaskarcës, Tetovës dhe shumë të tjera, doli në pah edhe në këtë rast të dhimbshëm. Familjarët të cilëve sot ju digjet shpirti, kanë nevojë për të vërtetën dhe drejtësi dhe jo për shfaqe e defile ministrash, kryeministrash e kryetarë partish që as vendin nuk e kanë aty”, reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët.