Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarët për masat e reja të cilat janë marrë nga pala greke, për hyrjen në vend, për kufizimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Shteti fqinj ka ndaluar përkohësisht hyrjen në vend të të gjithë shtetasve nga vendet e treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore. Në njoftimin e ministrisë theksohet se kjo masë e marrë nuk vlen për banorët e përhershëm të Republikës së Shqipërisë. Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në…
Author: Hamdi Kumanova
Procesi i miratimit të buxhetit më kujton thënien e ish-sekretarit shtetëror të Thesarit të SHBA-së Jacob Lew që thotë se “Buxheti nuk është vetëm koleksion i numrave, por pasqyrë e vlerave dhe aspiratave tona”. Duke u nisur nga ky koncept, buxhetin që e propozojmë krahas specifikavetë pasqyruar në numra, është edhe pasqyrim i përkushtimit tonë për qëllimet dhe parimet e definuara sipas së cilave do të udhëhiqemi. Çdo denar i investuar i qytetarëve duhet të investohet në mënyrë të arsyeshme aty ku jep efektin më të madh, ndërsa ai është buxheti me “vlerë më të madhe për paratë e investuara”…
Respekt për “rrugën jo të lehtë që solli Marrëveshjen e Prespës, të nënshkruar në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shprehu papa Françesku në paraqitjen e tij gjatë kohës së ceremonisë në pallatin presidencial në Athinë, në prani të përfaqësueseve të udhëheqjes shtetërore greke, njofton korrespodentja e MIA-s. Papa, i përmendi sfidat aktuale, klimën, pandeminë, tregun e përbashkët dhe para se gjithash varfërinë dhe tërhoqi paralele me Odisenë e Homerit, duke theksuar se “janë sfida që kërkojnë nga ne në mënyrë aktive dhe konkrete të bashkëpunojmë”. “Politikës i duhet të vendos nevoj e përbashkëta përpara interesave private. Kjo ndoshta duket…
Pandemia e koronavirusit ka rritur numrin e rasteve sociale në Maqedoninë e Veriut, tregojnë të dhënat zyrtare. Shumë persona ankohen se nuk arrijnë të gjejnë punë, për të përmbushur nevojat më elementare për familjet e tyre. Ata janë të pakënaqur edhe me asistencën sociale, meqë, siç thonë, me paratë që marrin, nuk arrijnë të blejnë as gjërat më elementare për jetë, për shkak të rritjes së çmimeve të prodhimeve. Nevzat Kamberi, një i papunë nga Shkupi, thotë se një familje dyanëtarëshe, vetëm për bukë në muaj, shpenzon gati çerekun e asistencës sociale që merr nga shteti. “Çmimet e prodhimeve ushqimore…
I pyetur se si e komenton mundësinë që kryeministri Zoran Zaev të mbetet kryeministër edhe pas zgjedhjes së liderit të ri në LSDM, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se për këtë duhet pyetur vet Zaev, pasi sipas Mickoskit, ai është peng i Ali Ahmetit dhe i Artan Grubit. “Duhet të pyesni Zoran Zaevin, ai të ju jep përgjigje në këtë pyetje, pasi ai është peng i Ahmetit dhe Grubit. Ai është njeriu që u shërben urdhrave të Ahmetit dhe Grubit, dhe supozoj se ai duhet të ju jep përgjigje nëse mbetet apo jo. Unë do të qëndroj në atë…
Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska në konferencë për shtyp bëri të ditur se sipas Rregullores, janë pranuar tre kandidatura për kryetar të LSDM-së nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Ajo theksoi se afati për paraqitjen e kandidaturës skadon sonte, ndërsa deri tani janë parashtruar katër kandidatura. “Sot sipas rregullave u vendos se tre kandidatura janë përmbushur me tre dokumente sipas rregullave dhe kushteve të parapra, ndërsa kandidatura tjetër është hequr me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor”, tha Petrovska. Kujtojmë se për kryetar kandidoi Dimitar Kovaçevski, Vllastimir Alleksovskisa dhe Jovan Despotovski dhe Frosina Remenski./
Për shkak të frikës nga kufizimet e energjisë elektrike këtë dimër, shumë qytetarë po i zëvendësojnë ngrohëset elektrike me ngrohje me dru. Kërkesa për dru zjarri në Ohër është rritur, thonë nga Pyjet Kombëtare. Atyre u kishin mbetur vetëm 300 metra dru zjarri. Por, thonë se do t’i plotësojnë sasitë në varësi të motit. “Për momentin kemi një kërkesë të madhe nga njerëzit që përdorin burime të tjera energjetike për ngrohje në shtëpitë që përdorin rrymë, peleta, por janë të lidhura edhe me rrymë, shumë konsumatorë që kanë ardhur kanë thanë se nuk kanë blerë dru për më shumë…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot në pyetje të gazetarëve se cili qështë qëndrimi i tyre që sërish kanë emëruar Buçkovskin për bisedimet në BUllgari tha se një veprim i tillë është vazhdim i politikave të zaevizmit dhe tradhëtive. Sipas tij, gjithmonë kur dyshja Zaev – Buçkovski punojnë në diçka, është në dëm të popullit maqedonas dhe shtetit të Maqedonisë. “Vazhdimi i politikave të zaevizmit dhe tradhëtive. Ata mednojnë se po bëjnë vepër heroike, ndërsa gjithmonë kur ata dy kanë punuar diçka, e dini se kanë qenë në dëm të popullit dhe shtetit”, tha Mickoski. Ai shtoi se Buçkovski do…
Sot në mesditë në Kërçovë ju dha lamtumira e fundit Gazmend Ukallit i cili humbi jetën në aksidentin me autobus në Bullgari. Për ti dhënë lamtumirën ishin mbledhur familjarët, miq dhe kolegët mes të cilëve edhe lideri i BDI Ali Ahmeti. Në nderim të të ndjerit u lexuan disa referate nga kolegët dhe miqtë, ndërsa të pranishëm në këtë ceremoni varrimi ishin edhe familjarët e të fejuarës së Gazmendit, Albina Belulit nga Tetova e cila gjithashtu humbi jetën në këtë tragjedi. Gazmendi dhe Albina kishin qëndruar në Turqi 3 ditë bashkë për të festuar ditëlindjen e 27 të Gazmendit, por…
Qindra njerëz mes lotëve dhe dhimbjes u mblodhën në një varrezë fshati në Maqedoninë e Veriut në një shi të ftohtë të premten për të varrosur 10 banorë vendas, përfshirë tetë nxënës të shkollës, të cilët ishin midis 45 personave të vrarë në tragjedinë e ndodhur në Bullgari. Autobusi, që transportonte turistë në Maqedoninë e Veriut pas një udhëtimi fundjave në Stamboll, mori flakë në një autostradë në orët e para të 23 nëntorit. Të gjitha viktimat janë identifikuar si shqiptarë etnikë nga Maqedonia e Veriut, shkruan Reuters. Gabimi njerëzor ishte ndoshta shkaku kryesor i aksidentit, thonë hetuesit bullgarë. Arkivolët…
Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë në Konkursin “Imagjino”, konkurs ku do të bëhet përzgjedhja e idesë dhe logos më të mirë, transmeton Portalb.mk. “Të dy garat janë të hapura për shkollat e mesme shtetërore dhe private nga vendet –anëtare të Nismës së Evropës Qendrore dhe Nismës Adriatiko – Joniane, ndërsa shpërblimet janë – vizitë studimore të selisë së KB në Nju Jork për idenë më të mirë dhe 1 000 Euro për dizajnin më të mirë të logos”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Udhëzimet për të aplikuar në këtë konkurs mund të gjenden KËTU. Nxënësit…
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq për intervistën e tij për Radiotelevizionin e Sllovenisë theksoi se momentalisht nevojitet angazhim i fuqishëm nga të gjithë për të nisur sa më shpejt bisedimet me Bashkimin Evropian. “E rëndësishme është që sa më shpejt të nisin bisedimet me BE-në. Detyra jonë është të punojmë në zgjidhjen e problemit me Bullgarinë. Nga ana jonë ka gatishmëri, por kjo duhet të bazohet në respekt të ndërsjellë dhe vlera evropiane”, tha Mariçiq. Sipas tij, në interes të BE-së dhe Bullgarisë janë bisedimet me Maqedoninë për shkak se në të kundërtën, kredibiliteti i BE-së dhe politikës së saj…

