Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 5,246 doza vaksine, nga të cilat 1,253 janë aplikuar si doza e parë, 3,897 janë rivaksinuar, ndërsa 96 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Nga MSH thonë se deri më 4 tetor, gjithsej 791.141 qytetarë u vaksinuan, 737.979 janë rivaksinuan, ndërsa 96 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë. 53% e qytetarëve mbi moshën 40 vjeç janë rivaksinuar dhe 32% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është…
Author: Hamdi Kumanova
David L. Phillips, drejtori i Institutit për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Kolumbia në SHBA, e vizitoi Universitetin e Tetovës dhe u prit nga udhëheqësja e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor në kuadër të UT-së, Mr. Sc. Donika Kamberi. Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i mundësive të bashkëpunimit midis dy institucioneve që palët përfaqësojnë, gjegjësisht midis Institutit për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut dhe Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor. Në vazhdën e bisedës ata diskutuan rreth modaliteteve të bashkëpunimit në sferën e zgjedhjes së konflikteve dhe dialogut, bashkëpunim i cili pritet të materializohet së…
Intensifikohet presioni ndërkombëtar ndaj Bashkimit Evropian për hapjen e dyerve për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti bullgar Rumen Radev do të takohen nesër pak para fillimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do mbahet në Bërdo të Sllovenisë. Paraprakisht ata do të ulen në takim me Varhejin dhe Janshan. Ndërsa më pas do të kenë takim të përbashkët me kancelaren gjermane në largim Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Makron. Sipas mediave bullgare takimi i tillë i vendos Gjermaninë dhe Francën në qendër të përpjekjeve për zgjidhjen edhe të një krize në BE. Kryeministri…
Ne tre dekadat e fundit thuajse ka humbur dinjiteti ndaj punonjësve në arsim, sidomos ndaj mësuesit, vlerësojnë nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Kreu i SASHK-ut, Jakim Nedelkov thotë se në Ditën botërore të mësuesit, shumë mësimdhënës vazhdojnë të punojnë në shkolla me infrastrukturë të dëmtuar, pa mjete për punë në një kohë kur ka nisur zbatimi i reformave në arsim. – Advertisements – Dinjiteti i punonjësit në arsim, përkatësisht mësuesit është në nivelin më të ulët në 30 vitet e fundit. Gjithashtu, këtu reflektohet edhe kënaqësia materiale, përkatësisht paga që merr mësuesi kundrejt punës së rëndësishme që bën…
Tetova do të ketë “Lagje të mbrojtur dhe të restauruar” sipas stilit autentik tetovar në pjesën e vjetër të qytetit, duke rregulluar ambientin, rrugët, fasadat e të tjera sipas stilit të vjetër autentik tetovar. Lexo programin e plotë në: vullnetmurseli.com/programi #pastër6 #meVullnet
Nëse nevojitet, do t’i shfrytëzojmë mekanizmat që të mos ketë çmime shokuese, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi lidhur me paralajmërimin e djeshëm të përpunuesve se ushqimi do të rritet në mënyrë drastike. Bekteshi pas takimit me një pjesë të esnafit të Çarshisë së Vjetër të Shkupit theksoi se situata po ndiqet nga afër. “Nga fër e ndjekim situatën në pjesën e zinxhirit global të furnizimit, veçanërisht me prodhimet ushqimore. Këtë e treguam edhe gjatë pandemisë. Natyrisht ka mekanizma, veçanërisht nëse i referohemi Ligjit për tregtisë ku për prodhimet bazë mund të sjellim vendime në pjesën e ngrirjes së…
Partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me raportin e sotëm të Prokurorisë për zjarrin tragjik në spitalin modular në Tetovë. Nga kjo parti shprehen të bindur se raporti është përgatitur me urdhër të partive në pushtet LSDM dhe BDI. Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me raportin e Prokurorisë, tha se më përgjegjësi për këtë rast është ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai gjithashtu tha se është qesharake të thuhet se 14 persona e kanë humbur jetën, për shkak të një kabllo. “Edhe nëse është kështu, sërish përgjegjësi ka ministri…
Kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se gjatë ditës ose më së voni nesër do të jep komentin e tij lidhur me raportin e publikuar nga hetimi për zjarrin modular në spitalin kovid në Tetovë. “Me të vërtetë për herë të parë dëgjojë se raporti është publikuar, me siguri kemi qenë në pres konferencë kur është publikuar. Më lejoni ta lexoj raportin, ta shoh çfarë është publikuar, që të mundë të jap reagimet dhe menjëherë gjatë ditës ose më së voni nesër do të jap komentin tim”, tha Zaev, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. I pyetur se çfarë nënkupton kjo konkretisht…
Për ne, bizneset e vogla janë themeli ynë – ne po prezantojmë një Forum Ekonomik Lokal të rregullt mujor me bizneset e vogla. Ne dëgjojmë nevojat e kompanive të vogla, degëve, dyqaneve, sepse jeta jonë e përditshme është pikërisht ajo – historia jonë lokale ekonomike. Ajo që ne po bëjmë si qeveri qendrore në këto katër vjet në të gjitha fushat, ka kontribuar sot që qytetarët tanë të kenë një standard jetese më të lartë, të krijojnë vende të reja pune, që edhe komunat edhe rajonet të zhvillohen në mënyrë të barabartë. Për menaxhim më të mirë me mjetet publike…
Ditëve të fundit në qytetin e Tetovës është stabilizuar gjendja me pandeminë. Nga Spitali i Tetovës informojnë se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj jave situata është stabilizuar skajshëm, ndërsa ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve. Autoritetet e spitalit thonë se në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 5 pacientë. Tre prej tyre janë të pavaksinuar, ndërsa dy të tjerët kanë qenë të vaksinuar me të dy dozat. 5 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit, ndërsa asnjë në respirator. Poashtu është rritur skajshëm numri i të vaksinuarëve. Autoritetet spitalore bënë sërish…
SPB Manastir-Njësia e Punëve të Brendshme Prilep deri te Prokuroria Themelore Publike Prilep parashtroi kallëzim penal kundër R.T. (27) nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer verpën penale”rrezikim i sigurisë”, sipas nenit 144 paragrafi 4 të Kodit Penal. Në të vërtetë, më datën 19.09.2021 në NJPB Prilep B.J. (51) nga Prilepi ka denoncuar se më datën 19.09.2021 nga ora 19:00 deri më 21:00, në rrjetin social ”Facebook” një person nga profili i tij përmes tri publikimeve ka drejtuar kërcënime ndaj denoncuesit, si kandidat aktual për kryetar komune dhe ndaj familjes së tij. Menjëherë janë…
Mjetet e përgjithshme te fondet e obligueshme dhe vullnetare në vitin 202 arritën në 89,5 miliardë denarë, gjegjësisht afër 13,5 për qind nga prodhimi bruto vendor për vitin 2020, njoftuan nga Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS duke theksuar se fondet pensionale për një kohë shumë të shkurtë e kanë kthyer dhe tejkaluar vlerën e ulur të mjeteve dhe kanë arritur rritje prej 15 për qind. “Edhe pse, kriza globale dhe ekonomike në mënyrë të afatshkurtër i ndryshoi trendet e lëvizjes në rritje të parametrave të financimit të detyrueshëm dhe vullnetar të sigurimit kapital financiar…

