Author: Hamdi Kumanova

Qeveria e re e drejtuar nga Dimitar Kovaçevski që pritet të formohet muajin tjetër, pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, pritet të ketë shumicë më stabile në Kuvend. Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, është i bindur se pas dështimit të mocionit të opozitës, asnjë deputetë nuk do të tentojë të rrëzojë Qeverinë e re, e cila, sipas tij, është e orientuar në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme për vendin, shkruan gazeta LAJM. “Ashtu siç kemi thënë para zgjedhjeve lokale, kemi shumicë edhe më të fuqishme parlamentare dhe mendoj se nuk do të ketë deputetë edhe për një…

Lexo më Shumë

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup për lirimin e Sasho Mijallkovit nga paraburgimi e zvogëlon besimin tashmë të lëkundur të qytetarëve në gjykata, ka shkruar në Facebook ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq. Kujtoj, shkruan ministri i Drejtësisë, se Mijallkov ishte një person në një rrezik real për t’u arratisur dhe për cilën ngjarje është shqetësuar opinioni në Maqedoni. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Shkup, Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti, të cilët e morën këtë vendim, duhet t’i sqarojnë opinionit se për çfarë arsye e kanë marrë një vendim të tillë dhe si do të marrin përgjegjësi nëse ekziston…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të tij vjetor theksoi se Qeveria e re duhet të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve që ndërlidhen me pandeminë, gjendjen ekonomike si dhe krizën energjetike. “Pres që qeveria e re të merret me problemet e qytetarëve që kanë të bëjnë me pandeminë, me ekonominë dhe krizën energjetike”, tha Pendarovski.

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.366 testime të realizuara, 320 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 214 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq, 8 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Viteve të fundit jam dëshmitar i hapjes dhe mbylljes së një sërë librarish në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut. Jam dëshimtar i disa nismave pozitive për hapjen e librarive dhe dorëzimin në fillim të rrugës nga këto nisma fisnike. Jam dëshmitar i mënyrës së reagimit të shoqërisë ndaj hapjes dhe mbylljes së librarive. Para se të hapen libraritë, personat që duan të ndërmarrin hapa të tillë duhet ta kanë parasysh lexuesin. Kush është lexues? Lexues është një student ose studente i cili merr një bursë nga ndonjë Fondacion Islam ose tjetër, e të cilit babai i merr…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e djeshme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për rregullimin e statusit të objekteve të ndërtuara pa leje, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, sipas tij me këtë Propozim-ligj parashihet mundësia për rregullimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje para 1 janarit të vitit 2021. “Dispozitat e këtij Ligji nuk aplikohen për të gjitha llojet e objekteve të ndërtuara pa leje në kufijtë e rajonit të Ohrit, në të cilën ndodhet trashëgimia natyrore dhe kulturore e shkruar në Listën e trashëgimisë natyrore kulturore botërore të UNESKO-s, që nuk janë…

Lexo më Shumë

Një ndër pikat në ta cilat vuri theksin presidenti i vendit gjatë fjalimit vjetor ishte edhe gjyqësori. Ai me këtë rast u shpreh se reformat në gjyqësorë janë të domosdoshme dhe mënyra e vetme për të kthyer besimin e qytetarëve në Institucionet e shtetit, në të kundërtën tha Pendarovski jemi dëshmitarë se qytetarët po na ikin nga vendi dhe po shkojnë në vende ku drejtësia funksionon dhe ku ligji është i barabartë për të gjithë.

Lexo më Shumë

Ministri në largim i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pas pyetjes së gazetarëve se me cilin projekt ndihet më shumë krenari, theksoi se është krenarë posaçërisht për frymën ekipore që çoi në përfundimin me sukses të shumë projekteve në sektorin e shëndetësisë, transmeton TV21. “Jam krenar për të gjitha proceset që kanë ndodhur në mënyrë gjithëpërfshirëse. Jam vërtet krenar për ndihmën e madhe të kryeministrit Zaev që kemi intervenuar për rritjen e të ardhurave të punëtorëve shëndetësorë. Jam krenar që asnjë pacient me një sëmundje të rrallë nuk mbeti pa ilaçe”, tha Filipçe. Mes tjerash, ministri Filipçe tha se i vjen keq…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16:35 minuta në rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar, policia në Gostivar ka privuar nga liria 49 vjeçarin B.A. nga Gostivari. Gjatë bastisjen në hapësirë ndihmëse të shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 1600 lloje të petardëve dhe mjete të tjera piroteknike. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedura të mëtejme.

Lexo më Shumë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka miratuar kredi në vlerë prej 110 milionë eurosh për financimin e shërbimeve të ndërtimit dhe mbikëqyrjes të autostradës 10.2 kilometra nga Korridori 8 në shtrirjen nga Bukojçani deri në Kërçovë, së bashku me draftin e detajuar të nënseksionit prej 4 kilometra. Bashkimi Evropian po bashkëfinancon projektin me një grant investimi prej 20 milionë eurosh, përmes Programit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (PIBP). Përfaqësuesi i BERZH-it Andy Aranitasi tha në ceremoninë e nënshkrimit se që nga viti 2001 banka ka luajtur një rol unik në mbështetjen e sektorit rrugor të vendit. “Financoi ndërtimin…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ditën e tij të fundit si minister tha se se ndjehet krenarë për punën që ka bërë si njeriu i parë i dikasterit të shëndetësisë. “Jam krenar që kishim bashkëpunim në periudhën më të rëndë të shtetit, pandemia. Kemi treguar se me entuziazëm dhe me dashuri dhe punë të madhe kemi arritur të sigurojmë krevate dhe trajtim adekuat për të gjithë. Jam krenar që arritëm që ti shpijmë përpara proceset në shëndetësi. Kemi investuar afro 30 milion euro në shëndetësi për 4 vite. Janë rinovuar shumë objekte shëndetësore. Ajo që do ta veçoja ishte…

Lexo më Shumë