Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” iu ka dhuruar shkallë speciale për intervencë, siç është shuarja e zjarreve, si dhe fatkeqësi të tjera natyrore. Këto shkallë janë me gjatësi prej 24 metrash dhe kanë motor special. Përveç shkallëve, zjarrfikësve iu dhuruan edhe 40 veshje speciale dhe pajisje tjetër për zjarrfikës. “Lirisht mund të themi se SHZV ‘Bajram Miftari’ që funksionon në kuadër të Komunë së Çairit është më se e pajisur me të gjitha mjetet që janë të nevojshme për shuarjen e zjarreve apo në rast të fatkeqësive natyrore”, tha Ganiu. Shkallët janë…
Author: Hamdi Kumanova
Në muajin e parë të vitit të ri shkollor, mësimi u mbajtë me sukses me praninë fizike të nxënësve, si në shkollat fillore ashtu edhe në ato të mesme. Në mënyrë që nxënësit të qëndrojnë në shkollë për aq kohë sa të jetë e mundur, si një skenar i preferuar, ne bëjmë thirrje për respektim të vazhdueshëm të masave të thjeshta mbrojtëse – mbajtja e maskave mbrojtëse, dezinfektimi i shpeshtë i duarve, matja e temperaturës së trupit kur hyjnë në shkolla dhe ajrosja e shpeshtë dhe mirëmbajtja e higjienës në ambientet e shkollës. Shkollat janë një mjedis i sigurt si…
Pajtim Thaçi: Znj. Teuta, kur do të përfundojë ndërtimi i Bibliotekës dhe Teatrit të Tetovës? Të dashur qytetarë, Sot, jemi këtu ku do duhej të ishte bibloteka dhe Teatri i ri i Tetovës. Sot pas 8 viteve që kur ka filluar ky projekt, akoma nuk është i përfunduar. Faza e parë ka kushtuar diku rreth 15 milion euro, ndërsa faza e dytë pritet të kushtojë diku rreth 30 milion euro. Gjithsej mbi 45 milion euro. Ne kërkojmë spjegim nga nënkryetarja e BDI-së znj. Teuta Arifi ta dijmë se kur e kanë në plan ta përfundojnë këtë biblotekë dhe teatër sepse…
Nuk është serioze të kandidosh për kryetar të një komune për të cilën nuk e di se çfarë buxheti ka, u tha Goran Gerasimovski kundërshtarëve të tij kundër kandidatëve për kryetarë të komunës Qendër në emisionin e sotëm Studio 10 në Tv24. “Këtu dëgjoj shembuj të Sllovenisë, dhe nuk kam dëgjuar ndonjë zgjidhje konkrete për tre problemet kryesore në Qendër, përkatësisht parkimin, higjienën dhe urbanizmin. Ju të gjithë thoni që ne planifikojmë, do të bëjmë por në gjithë diskutimin nuk kam dëgjuar ku, si, sa dhe deri kur. Dhe vërtet nuk është serioze të duash të udhëheqësh një komunë dhe…
Dyzet e tre vjeçari nga Kërçova me automjetin e tij ka goditur mbrëmë arushën në autostradën Tetovë – Shkup. “Mbrëmë rreth orës 2:20, në autostradën Tetovë – Shkp, në afërsi të Karpallakut, automjeti ‘Skoda’, me tabela të Shkupit e drejtuar nga 43 vjeçari F.O nga Kërçova ka goditur dhe vrarë arushë. Nuk ka persona të lënduar”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Ai shtoi se nuk ka persona të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm. Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës.
Maqedonia e Veriut i ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për nisjen e negociatave dhe për zhbllokim të rrugës për anëtarësim me Bashkimin Evropian, tha kryeministri Zoran Zaev në Slloveni teksa bëri të ditur se Bullgaria sërish është kundër anëtarësimit të vendit tonë në shtëpinë e madhe evropiane. Zaev shtoi se ka marrë mandat nga populli për të gjetur zgjidhje dhe jo për të arsyetuar politikat e shekullit të kaluar. Këtë e tha duke aluduar në Bullgarisnë. Kërkoi që procesi i anëtarësimit të bazohet kryesisht në përmbushjen e reformave dhe jo në kontestet bilaterale. Megjithatë siguroi, se pas zgjedhjeve…
Rreth 75 përqind e mësuesve në shkollat e Maqedonisë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa mësimin nga distanca e ndjekin dy përqind e nxënësve. Siç thonë nga Ministria e Arsimit, mësimi online vazhdon për ata nxënës, prindërit e të cilëve do ta kërkojnë të njëjtën, për arsye mjekësore ose jo mjekësore. Ministria pret që me imunizimin e vazhdueshëm të sigurohen kushtet për vazhdimin e mësimit me prezencë fizike. Ndërsa nga e hëna pritet të vazhdojë edhe skriningu i paralajmëruar i 8200 nxënësve në shkollat e mesme dhe fillore. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje tha se skriningu pritet të zgjasë pesë…
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe nuk tregon nëse do t’i pranojë ose jo dorëheqjet e ofruara të dy drejtorëve të Spitalit të Tetovës Florin Besimi e Artan Etemi. Alsat për dy ditë rresht nuk merr përgjigje për këtë çështje nga ministria e shëndetësisë. Për gazetaren Mira Kostiq, me vendimin e kryeministrit për të mos i pranuar dorëheqjet e Filipçes e Hasanit, krijon hapësirë që kjo të bëhet praktikë edhe në të ardhmen. Ajo thotë se çdo drejtues spitali duhet ta dijë se çfarë u ndodh brenda objektit, andaj dorëheqja nuk duhet as të diskutohet. “Një e dimë,…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është parashtruar padi penale ndaj një 31-vjeçar nga Kumanova, për mbajtjen e paligjshme të kafshëve të egra përcjell Alsat. I njëjti akuzohet për shkelje të nenit 228, alinea 1 nga Kodi Penal. Për rastin në fjalë fillimisht kanë reaguar organizatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, pas çka autoritetet gjatë ditës së djeshme dhe e kanë arrestuar 31-vjeçarin me iniciale S.A. “Gjegjësisht, pas marrjes së informacionit operativ të mëparshëm për mbajtjen e paligjshme të kafshëve të egra, u morën masa dhe aktivitete, dhe pas marrjes së urdhrit të gjykatës, është kryer kontroll…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur fushatën “Është radha jote! Dil dhe voto!”, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale 2021. Mesazhet kryesore të fushatës së këtij viti kanë për qëllim edukimin e votuesve mbi të drejtat e tyre të votës. Fushata e këtij viti e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të përfshijë një karvan edukativ, i cili do të vizitojë shumë qytete nëpër të gjithë vendin tonë. Karvani do të fillojë nga Tetova, pastaj në Ohër, Strugë, Manastir, Kavadar, Strumicë, Shtip, Shkup dhe do të përfshijë disa nga komunat e tjera. Karvani do të realizohet në përputhje me protokollet…
Duke filluar nga neser, 7 tetor, fillon dërgesa e energjisë termike deri te konsumatorët e lidhur në sistemet e ngrohjes qendrore në Shkup, që kryhet sipas rregullave të përcaktuara, varësisht prej kushteve atmosferike dhe temperaturave të jashtme. Këto rregulla janë përcaktuar në rregulloren për dërgesën e energjisë termike deri te konsumatorët, të miratuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut – KRRE. Sipas rregullores, nëse temperaturat e jashtme janë më të ulëta, dërgohet sasi më e madhe e energjisë termike dhe anasjelltas, kështu që përdoruesit kanë komoditet të siguruar dhe shtëpi…
Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, sot në Samitin e BE-së në Slloveni, ka folur në lidhje me veton për Maqedoninë e Veriut. Ai tha se “derisa Maqedonia e Veriut nuk e pranon historinë, siç bënë me Greqin, nuk mund të thonë ‘po’ për negociatat”. “Për sa kohë që vazhdon ky lloj procesi rilindjes, përderisa bashkatdhetarët tanë vazhdojnë të jenë subjekt i asimilimit delikat, të drejtat e tyre themelore shtypen dhe nuk integrohen plotësisht në Maqedoninë e Veriut së bashku me kombet e tjera, ne nuk mund të themi për fillimin e negociatave”, tha Radev. Ai e ftoi Maqedoninë e Veriut…

