Një 36-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Vinicës pasi njëjti duke kërcënuar punëtorët e bastores, ka kryer grabitje në të. “Më datë 22.12.2021 në ora 20.40 në Vinicë, policët nga DPB Vinicë kanë arrestuar N.J.(36) nga Vinica. Ai dyshohet se më datë 20.12.2021 duke kërcënuar të punësuarit ka marrë para nga një bastore në Vinicë. Ai është mbajtur nën arrest në stacionin policor dhe në bisedë zyrtare ka pranuar se ka kryer veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Author: Hamdi Kumanova
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se në statistikën e sotme të të vdekurve nga Kovid-19 është regjistruar edhe një fëmijë 1-vjeçar i cili ka vdekur më 29.11.2021. Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve, bëhet fjalë për fëmijë që qëndronte në shtëpinë e fëmijëve pa prindër në Manastir. Gjithashtu thuhet se për një kohë të shkurtër ka qenë i shtrirë në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, për shkak të komplikimeve që lidhen me sëmundjet si: Osteochondrodysplasia, Epilepsi, Hidrocefalus, Malnutricia dhe Dilataciona kardiomiopatia. “Në ditën e fundit të hospitalizimit, fëmija është hospitalizuar…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.511 testime për coronavirus, ndërsa 333 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej rasteve të reja, 181 janë në Shkup, Prilepi dhe Manastiri – 25, Ohri – 14, Kumanova dhe Strumica – 8, Velesi dhe Kavadari – 7, Kërçova – 6, Koçani, Resnja, Valandova dhe Demir Kapi – 5, Shtip – 4, Gjevgjeli, Negotinë, Radovish dhe Probishtip – 3, Kriva Pallanka, Dellçeva, Vinica, Krusheva dhe Makedonski Brod – nga 2, Tetova, Gostivari, Struga, Sveti Nikolla, Bogdanci dhe Demir Hisar – 1. Nga MSH informon se në 24 orët…
A e paralajmëron largimin e tij edhe ministri i brendshëm Oliver Spasovski. Ai në Klik Plus tha se do të largohet nga funksioni nënkryetar i LSDM-së, me çka me shumë gjasa paralajmëron edhe se nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Mendoj se nuk duhet të jem pjesë e ekipit të ri të LSDM-së, zgjedhjen do ta bëjë vetë Kovaçevski, tha Spasovski. “Këtë zgjedhje megjithatë duhet ta bëjë me njerëz të rinj, andaj mendoj se nuk duhet të jem pjesë e ekipit të ri me qëllim që të mos e ngarkoj as kryetarin as ekipin e…
Bunjamin Murtezi Momenti i futjes në qeveri te partisë politike “Alternativa”, zgjoi nga gjumi i thellë Nostradamusët e pozitës dhe opozitës, të përzier e të papërzier, të bardh e të zinj me idenë e zhdukes së Alternativës. U zhduk Alternativa. Nuk ka më perspektivë nga kjo parti. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të ngelin as edhe me një deputet. Kështu thanë e kështu po trumbetojnë një pjesë e zërave dhe Nostradamusëve lokal. Nxori në pah dhe në shesh dëshirën e flaktë gllabëruese, duani të jetoni ju, ndërsa ne të vdesim. Dëshironi të mbijetoni ju, ndërsa ne të zhdukemi.…
Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi ishte për vizitë zyrtare në Ministrinë e financave, në të cilën u prit nga nikoqiri, Ministri z. Fatmir Besimi. Gjatë këtij takimi, Ministri siguroi Kryetarin se edhe në buxhetin e vitit 2022 për komunën tonë, ka të parapara mjete financiare për realizimin e projekteve kapitale, të cilat janë të interes të të gjithë neve.
Nxënësit e shkollës së mesme “Ibrahim Temo” nga Struga sot e bojkotojnë mësimin dhe me protestë të qetë para Gjykatës Themelore në Strugë shprehën pakënaqësi nga vendimi për mos caktimin e masës së paraburgimit për profesorin që dje e lëndoi një nxënës në shkollë. Protesta, siç theksojnë, është që rasti të mos përsëritet, profesori ta marrë të merituarën, që ata të ndihen të sigurt kur shkojnë në shkollë. Policia, siç kumtoi SPB Ohër, dje e ka arrestuar 57-vjeçarin E.S, profesor i gjuhës angleze në gjimnazin e Strugës. Personi është ndaluar mbrëmë në stacionin policor në Ohër, por sipas informacioneve tashmë…
Një lajm i trishtë këtë mëngjes vjen nga Universiteti i Tetovës. Një studente e re e Departamentit të Sociologjisë ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë lajm tragjik ka shkruar edhe ligjeruesi në këtë institucion prof.Dr. Faton Murseli . Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook ka thënë se është tronditur nga një lajm i tillë për ikjen e hershme të studentes Kybra Xhaferi “Sot u trondita shumë nga ikja e hershme e studentes tonë (të departamentit të sociologjisë) Kybra Xhaferi. Shpreh ngushëllimet familjes, të afërmve, shokëve e miqve. Do të jetë i paharuar kujtimi, Zoti e shpërbleftë me Xhenet”…
Komisionet për Ekonomi dhe Infrastrukturë që i propozon kryeministri bullgar Kiril Petkov janë të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në intervistën e fundvitit për MIA-n. “Bashkëpunimi duhet të vijë natyrshëm, por kur kjo nuk është e mundur, atëherë duhet të krijohen organe të caktuara që duhet të japin agjendë të qartë. Ne përpiqemi sinqerisht të tregojmë se jemi të hapur për bashkëpunim, jo vetëm me Republikën e Bullgarisë, por edhe me çdo vend fqinj”, tha Bytyqi. Shembulli më i mirë për këtë, sipas tij, është Marrëveshja e Prespës, me të cilën jo…
Në një solemnitet rasti nën moton “Gostivari në rend të parë”, mbrëmë në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit ishte shënuar festa komunale – 23 dhjetori. Para të pranishmëve, në mesin e së cilëve ishte presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe ish-kryetarët e komunave Enver Zenku dhe Xhemail Rexhepi, u prezentua një videomaterial në të cilin ishin prezentuar mbi 100 projekte në të cilat ka investuar Komuna. Në fjalimin e kryetarit të komunës, Arben Taravari i falënderoi paraardhësit e tij, për të cilët siç tha, kanë dhënë shumë për zhvillimin e qytetit dhe demokracisë. “Në ditën e Komunës, dëshiroj…
Alban Neziri, nxënës i shkollës fillore komunale “Imri Elezi” ka arritur të triumfojë në garat e shahut të nxënësve të komunës së Çairit. Në këtë garë morën pjesë 40 garues nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë, ndërkaq u organizuan nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup, Komuna e Çairit dhe Centre for Common Ground.
Një punëtor i EVN Maqedoni është sul muar fizikisht dje në Likovë gjatë kohës kur ishte me shërbim, njoftoi sot SPB Kumanovë. “Dje në ora 15:30, në SPB Kumanovë, një punonjës i EVN Maqedoni ka raportuar se gjatë kryerjes së detyrave të punës në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës, është sul muar fizikisht nga personi me inicialet N.S. “, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme i Kumanovës. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

