Të nderuar tetovarë, Sot jemi në Çarshi të Epërme, në një lagje që gjendet 100 metër larg shtëpisë së znj. Teuta Arifi. Në këtë lagje mund të shihni atë të cilën e përfaqëson lagjet e të gjithë komunës së Tetovës, rruga me gropa ku dëmtohen veturat dhe njëkohësisht dëmtohet edhe buxheti i qytetarëve, parkingu në mënyrë skandaloze që ngarkon komunikacionin pasi që qytetarët nuk kanë hapsira për parkim. Kjo gjë mund të ndryshohet me 17 Tetor duke votuar numrin 11 Prof.Dr.Sadi Bexhetin dhe listën e këshilltarëve të Partisë Demokratike Shqiptare. Edhe njëhere ja rikujtojmë komunës së Tetovës të na kthej…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë fqinjë që tregojnë interes në mbështetjen reciproke dhe në ofrimin e më shumë mundësive arsimore dhe shkencore për qytetarët.Ajo është bazë e mirë për përparimin e shoqërive tona dhe rajonit në përgjithësi, sepse, në thelb, e ardhmja e rajonit varet kryesisht nga bashkëpunimi i ndërsjellë, dhe të dyja vendet të ardhmen e shohim si anëtaretë familjes evropiane. Kështu që, takimi ynë sot do të intensifikojë përpjekjet për të arritur këtë aspiratë tonë të përbashkët. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska, e cila së bashku me zëvendësministrin Arafat Shabani…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot, me ftesë të organizatës “Macedonia 2025”, pati fjalim në ngjarjen ku u prezantua Indeksi i burokracisë për vitin 2020, një hulumtimi që po kryhet në disa vende evropiane, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, i cili përmes projektit të përbashkët “Drejt uljes së barrës burokratike”, i realizuar në bashkëpunim të përbashkët nga “Macedonia 2025”, Civica Mobilitas, Instituti për Studime Ekonomike dhe Sociale (INESS) nga Republika Sllovake dhe zyra rajonale e Fondacionit Friedrich Nauman. Përveç zëvendëskryeministrit, në këtë ngjarje gjithashtu folën edhe drejtori ekzekutiv i organizatës…
Të dhëna të freskëta zyrtare statistikore lidhur me hendekun në të ardhurat e meshkujve dhe femrave në vend nuk ka. Sipas një analize të publikuar në korrik 2020, në të cilën përdoren të dhëna nga Eurostat nga viti 2018, femrat në Maqedoni mesatarisht fitojnë 15% më pak se meshkujt, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk. Kjo analizë është titulluar “Më shumë punë më pak para: Si të zvogëlohet hendeku gjinor në rrogat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa është botuar nga: Koalicioni “Të drejta seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara” MARGINI Shkup, Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi. Është…
Sot, me 8 tetor, kompania “Ramstore”- Maqedoni ka hapur një shitore Ramstore Ekspres, që gjendet në rrugën Kemal Sejfula numër 14 në Çair. Shitorja e dizajnuar në mënyrë moderne Ramstore Ekspres e 28-ta me radhë , gjendet në një hapësirë prej 650 m 2 dhe disponon me hapësirë prej 160 m2 për depo. Për shërbimet kujdeset ekipi prej 10 të punësuarve, ndërsa konsumatorët kanë në dispozicion 3 vendpagime. Para objektit është siguruar një vendparkim për 10 vetura. Në shitoren e re, konsumatorëve do t`i ofrohen në çdo kohë fruta dhe perime të freskëta si dhe mbi 5000 produkte të qasshme…
Mbrëmë vonë në Maqedoni arriti edhe një grup prej 149 afganëve. Bëhet fjalë për buristë të fondacionit “Shoqëria e Hapur”dhe qytetarë që kanë punuar në misione ndërkombëtare për zhvillimin e demokracisë në Afganistan, si dhe anëtarë të familjeve të tyre. Ata janë strehuar përkohësisht në Shkup derisa të sigurohet transferimi në destinacionin e tyre përfundimtar. Shpenzimet mbulohen plotësisht nga organizatat ndërkombëtare. Pas arritjes në Shkup, afganët iu nënshtruan procedurve standarde, kontrolleve të sigurisë dhe mbrojtjes shëndëtore si dhe testeve PCR ndërsa i është ofruar edhe mundësia e vaksinimit. Deri më tani, në vend kanë mbërritur gjithsej 450 qytetarë të Afganistanit.
Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i #LSDM-së, Bojan Mariçiq, ishte dje në terren në Shkup, Karposh. Në takimet me qytetarët, ai u tha atyre se LSDM-ja ka ofertën më të mirë për ta edhe në këto zgjedhje. Rezultatet e sondazheve tregojnë një avantazh të madh të kandidatit tonë Dushko Veskovski, dhe kjo është për shkak të politikave të zhvillimit që u ofrohen qytetarëve. Përveç Mariçiq dhe Veskovskit, në takimin me banorët e Karposhit ishin të pranishëm edhe kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, sekretari organizativ i LSDM Martin Popov, si dhe mikesha jonë Radmila Shekerinska. LSDM ka një…
Interesimi për tu vaksinuar vazhdon të bjerë, vetëm 745 persona dje kanë marë dozën e parë të vaksinës ndërsa 1.999 të tjerë kanë pranuar dozën e dytë dhe 54 persona kanë pranuar dozën e tretë. 53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë situata me Covid 19 në Tetovë po shkon drejt stabilizimit. Në tre javët e fundit numri i të infektuarëve ka rënë ndjeshëm dhe situatë e ngjajshme është edhe në 24 orët e fundit…
Të nderuar përfaqësues të mediave, si pjesë e misionit tonë humanitar nën slloganin “Çdo ëndërr është e rëndësishme”, Comodita Home vazhdon aktivitetet e saj. Pas donacionit fillestar të dyshekëve për kategorinë më të prekshme në shoqëri, fëmijët në Klinikën e Fëmijëve Kozle, aksioni i Comodita Home vazhdon në ISHP Spitalin e Specializuar për Mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” – Shkup. Sot, 08.10.2021 është Dita Botërore e mikpritjes dhe kujdesit paliativ dhe kujdesit për të moshuarit. Ekipi i Comodita Home, i udhëhequr nga Hariton Gaxhoski, ishte simbolikisht pjesë e ngjarjes së sotme dhe në suaza të shënimit të ditës,…
Gruaja e kushëririt të parë të kryetarit të Komunës së Butelit dhe kandidatit për mandatin e ardhshëm, Velimir Smilevski, Suzana Dimishkova është e punësuar në komunë në vendin e hapur për shqiptar-referent për likuidimin e kontabilitetit financiar dhe punës në arkë. Për Smilevski nuk ka asgjë për t`u habitur, pasi që gruaja e kushëririt ashtu është ndjerë. Gazetari Furkan Saliu ka biseduar me të. F.S.: Cka e keni Suzana Dimishkova? V.S.: Familjare. F.S.: Vendi për referent për likuidimin e kontabilitetit financiar dhe punës në arkë është i hapur për shqiptar. Ajo është paraqitur si shqiptare. A është shqiptare? V.S.: Kush…
Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka mbajtur Tubim parazgjedhor në Komunën e Bërvenicës ku ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Arkin Jahiji, listën e kandidatëve për këshilltarë si dhe programin zgjedhor. Të pranishmëve i’u drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe kandidati për kryetar komune, Arkin Jahiji. “Dua që më shumë të jeni më 17 Tetor, ju jeni këtu të gjithë një zëri me Arkinin dhe do bëheni më shumë nga ky takim që më 17 të sigurojmë fitoren e vazhdimësisë. Të nderuar, kërkojmë mbështetjen për Agjendën e gjelbërt…
Rethi i parë i Zgjedhjeve Lokale 2021 do të mbahet më 17 tetor. Po përfundojnë aktivitetet për zgjedhjet si të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ashtu edhe të pjesëmarrësve në zgjedhje. Të parët të drejtën e tyre të votës në këto zgjedhje do ta shfrytëzojnë personat që do të regjistrohen të votojnë si të sëmurë, të sëmurë nga Kovid-19 ose në vetizolim, të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpitë e pleqve dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Ata votojnë një ditë më parë, më 16 tetor, ndërsa për ta për konfirmimi dhe kontrollimi i identitetit nëse tashmë kanë votuar nuk do…

