Kryetari i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Aleksandar Dashtevski sot tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme që të mbajë zgjedhjet lokale të 17 tetorit. “Organizimi i zgjedhjeve shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të gatshëm të mbajmë zgjedhjet lokale”, tha Dashtevski. Ai shtoi se numrat e të infektuarve vazhdimisht janë në rënie dhe shpreson se ky trend do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve. Ndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve lokale mbahet më 17 tetor, ndërsa dy javë më pas do të ketë rreth të dytë në komunat ku do të nevojitet./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Rreshjet e shiut që kapluan ditët e fundit vendin tonë, edhe njëherë vërtetuan dështimin e BDI-së. Edhe pas kaq shumë viteve qeverisje, shumica e komunave ku udhëheqin kryetarët e BDI-së, nuk i ngjajnë vendeve normale për të jetuar, për shkak se janë lënë pas dore në çdo drejtim. Të jesh në vitin 2021 dhe ende të flasësh për probleme esenciale, për rrugë të shkatërruara që kryetarëve të BDI-së nuk ju kanë mjaftuar gjithë këto vite qeverisje për ti rregulluar, flet shumë për nivelin e udhëheqësisë së BDI-së, dhe mbi të gjitha është turp dhe mjerim. Vetëm në fushata zgjedhore, BDI…
Shumë nga hotelet në Ohër dhe Strugë njoftojnë se do t’i mbyllin bizneset e tyre muajt e ardhshëm. Thonë se të ardhurat e realizuara gjatë verës nuk janë të mjaftueshme për ta kaluar periudhën që pason. Dimri po afrohet, kriza me korona-virusin është prezent dhe është e pasigurt se si do të shkojnë gjërat më tej sa i përket masave të mundshme të reja kufizuese. Hotelet për momentin janë pothuajse bosh.
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq tha se shërbimi elektronik i nxjerrjes së vërtetimeve të evidencës penale në mënyrë të suksesshme funksionon edhe në praktikë dhe se qytetarët po e shfrytëzojnë shërbimin. Ai tha se kjo ishte ndër shërbimet që po digjitalizohen, ndërsa qëllimi është që të mos pritet në sportele dhe këto vërtetime të nxjerrin në mënyrë elektronike. “Sipas informacioneve që kam, qytetarët tashmë përdorin këtë shërbim dhe sistemi funksionon. Qytetarët në mënyrë moderne i marrin këto vërtetime, përkatësisht vërtetimin se nuk është dënuar”, tha Mariçiq. Ai tha se kjo është vetëm një nga shërbimet që do të digjitalizohen .
Me prezantimin e programit zgjedhor për komunën e Sarajit, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar njoftimin e qytetarëve të çdo komune me objektivat e veprimit dhe përbetimet e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal në katër vitet e rradhës. Muhamed Ramadani, bartës i listës së kandidatëve për këshilltarë nga BDI në Saraj në konferencën e sotme për shtyp ka numëruar disa nga projektet më të rëndësishme, të cilat janë pjesë e përmbajtjes së programit të përpiluar në frymën e agjendës së blertë për jetë cilësore dhe në përputhje me kërkesat e qytetarëve të Sarajit. “Prioritet në mandatin e ardhshëm katërvjeçar…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 90 masa prej të cilave 14 janë për tejkalim shpejtësie, tetë për tejkalim jo të rregullt, 10 për vozitje pa leje, katër për kalim në të kuqe”, thonë nga Sekretariati i Punëve të Brendshme në Shkup. Po ashtu janë shqiptuar edhe 5 masa për përdorim të telefonit, dy për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 36 masa për parkim jo të rregullt. Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale tha se gjendja në çerdhet e Maqedonisë është dhe se çerdhet kanë qenë të parat që më 9 shtator vjet u hapën të parat. “Si shifra të fundit që i kam nga dje ka vetëm nëntë punonjëse të infektuara dhe gjashtë fëmijë, që do të thotë se gjendja është stabile”, theksoi Shahpanska. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ajo tha se nuk do të bëhet skrining me teste të shpejta për coronavirus. Shahpanska theksoi se 76 për qind e punonjësve në çerdhe janë vaksinuar dhe se kjo përqindje rritet kur bëhet fjalë te…
Pasiqë besoj se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dialogu janë formula për sukses, propozoj të krijohet këshill rinor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë – bisedë institucionale me të rinjtë të cilët duhet të zhvillojnë të ardhmen e tyre në BE, tha nënkryetari i ALDE, Ilhan Quçuk, i cili ishte nikoqir i konferencës “BE-Ballkani Perëndimor: rishikim dhe pritje”, që u mbajt në Sofje, Bullgari. “Duhet të zvogëlohen tensionet dhe të fillohet me bisedë efektive dhe konstruktive. Integrimi është proces i rëndë dhe i gjatë, por me mjete adekuate absolutisht është i mundur”, potencoi Quçuk. Ai sheh mundësi për bisedë dhe…
Gudrun Shtajnaker, ish ambasadore gjermane në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi dhe ish ambasadore në Bullgari, thotë se Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veirut së pari duhet të kuptojnë se nuk po kuptohen. Shtajnkaer, në intervistë për BNR, thotë se shkëlqyeshëm i di argumentet e të dy vendeve, por nuk dëshiron të vlerësojë se kush ka të drejtë, ndërsa kush jo. Megjithatë, sipas mendimit të saj, ky problem me siguri nuk do të zgjidhet në kohën më të shkurtër. Pozitat e Shkupit dhe Sofjes janë shumë të ndryshme dhe citon se negociatat me siguri duhet të udhëhiqen…
Një draft-ligj i hartuar nga Ministria për Administratë dhe Shoqëri Informatike për shkurtimin e orarit të punës të punonjësve të administratës publike në Maqedoninë e Veriut për katër orë ditën e premte, ka nxitur reagime të shumta, në kohën kur administrata kritikohet për joefikasitet në punë. Nga kjo ministri, miratimin e një ligji të tillë e kanë arsyetuar me përvojat e disa vendeve evropiane për t’i dhënë më shumë kohë të lirë këtyre punëtorëve. Nga kjo ministri kanë sqaruar se nuk këtu nuk përfshihet e gjithë administratën, si punonjësit në arsim, shëndetësi e sektorë të tjerë, që në total…
Policia mbrëmë në vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar – Shkup”, gjatë hyrjes në shtet, arrestoi 36 vjeçarin T.R.F dhe 40 vjeçarin M.B.S nga Kameruni për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer vepra penale të falsifikimit të parave. “Gjatë kontrollit në pasaportë, personave që kanë ardhur nga Milano u është bërë kontroll shtesë dhe gjatë kontrollit, te T.R.F janë gjetur 2.591 copa letre me dizajnin e 50 eurove, 2.363 copa të 100 eurove, 463 copa letre të 200 eurove dhe 213 bankënota të 500 eurove. Gjatë kontrollit te M.B.S janë gjetur 2.072 copa letre me sfond të errët ku…
Kandidati për president në zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Bullgarisë, profesori Atanas Grexhikov në emisionin “Ballë për ballë” të televizionit bullgar BTV i komentoi marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gerxhikov porositi se duan integrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Sipas tij, RMV duhet t’i plotësojnë obligimet e Marrëveshjes për fqinjësi dhe bashkëpunim. “Derisa këto obligime nuk pranohen, Bullgaria nuk duhet të nënshtrohet në kurrfarë presioni”, deklaroi ai. Sipas Gerxhikov, në 24 orët e fundit për herë të parë ka pasur sinjale pozitive dhe…

