Author: Hamdi Kumanova

Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të iniciojnë ndryshime ligjore për ndalimin e importit të duhanit derisa nuk blihet ai vendor. Kryetarët e komunave ku kultivohet duhani dhe është një nga degët kryesore ekzistenciale janë mbledhur sot në një takim koordinues për të diskutuar për çmimin e ulët të duhanit dhe një nga temat kryesore ka qenë gjetja e zgjidhjeve për çmime më të larta të blerjes. Kryetari i Komunës së Mogillës, Draganço Sabotkovski, tha se arsyeja e këtij takimi rajonal ishte çmimi i ulët i blerjes dhe një nga konkluzionet që ata arritën në atë takim koordinues ishte që Inspektorati Shtetëror…

Lexo më Shumë

Me automjete të transportit publik më të vjetra se 20 vite dhe me vetura që kanë moshë mesatare prej rreth 18 vite, trafiku bëhet me rrezik të lartë. Rreziku shtohet kur kemi parasysh kontrollet jo të rregullta, që u bëhen sidomos automjeteve të transportit publik, por edhe veturave e që shpesh kryhen në punëtori private të kompanive. Nga Ministria e Brendshme për Alsat janë shprehur se, për të qenë më të sigurt në trafik, kontrollet e makinave duhet të jenë sa më të shpeshta. “Çdo udhëtar që është në komunikacion me makinën e tij është mirë ta ketë makinën në…

Lexo më Shumë

Ministrja e Austrisë për Europën Karoline Edtstadler, ka folur për integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ajo i bën thirrje BE-së përkatësisht Francës e cila merr presidencën e Unionit në 1 janar që të kthejë vëmendjen te Ballkani Perëndimor, duke shtuar se tashmë është koha që Bashkimi Europian t’i japë një përgjigje të qartë këtyre dy shteteve për rrugën drejt integrimit. “Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë në prag të nisjes së tyre. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal të qartë’, thekson ministrja. Mediat austriake gjithashtu shkruajnë se Edtstadler, ka deklaruar se…

Lexo më Shumë

Edhe pse në vend tani më është dedektuar rasti i parë me variantin Omicron autoritetet e shëndetësisë nuk parashohin masa shtesë. Mjekët apelojnë për kujdes dhe respektim të masave. Pas konfirmimit të rastit të parë me variantin Omikron tek një burrë i ardhur para dy dite nga Britania e Madhe në Maqedoninë e Veriut autoritetet e shëndetësisë në vend nuk paralajmërojnë masa të reja restriktive. Ditë më parë, ministri në largim, i Shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi se mënyra më e mirë e mbrojtjes ndaj variantit Omicron është doza e tretë e vaksinës. Sa i përket situatës me pandeminë në vend…

Lexo më Shumë

Tanimë gati një muaj janë ndërprerë punimet për ndërtimin e ambulantes në Gjorce Petrov të Shkupit. Mjekët amë që kanë punuar aty janë shpërndarë gjithandej për tu shërbyer pacientëve, megjithëse shumë pacientë që ne takuam ende nuk po i gjenin se ku janë vendosur mjekët e tyre. Pak metra më larg objektit që po ndërtohet, në një hapësirë të vjetër e të vogël ishin vendosur 3 nga mjekët amë të cilët kanë punuar në ambulanten e cila u rrënua. “Këtu nuk ka asnjëfarë kushtesh, nuk ka as privatësi. Ka shumë kontakte të afërta me pacientët e mjekes tjetër që…

Lexo më Shumë

Mësimdhënësit vazhdojnë të këmbëngulin që pagës së tyre të rregullt ti shtohet edhe pagesa shtesë për transport, varësisht largësisë së vendit të punës. Siç thonë ata, mësimdhënësit që punojnë në qytet tjetër ose fshat janë më të dëmtuar në këtë rast për shkak të shpenzimeve të larta për transport, që arrijnë mbi 5 mijë denarë, shkruan Alsat. “Përveç meje ka edhe shumë arsimtarë tjerë që udhëtojnë nga qyteti po edhe nga larg. Unë personalisht udhëtoj me veturën time, kam harxhime, I mbuloj harxhimet e mija, nuk i posedojmë ato harxhimet e rrugës. Mund të them se afër 5 mijë…

Lexo më Shumë

Lindrit Memeti Keni parë se si duket një lider në Ballkan? Megalloman, njeri që nuk interesohet për aktivistin e vet, njeri që i mbyll dyert e partisë kur është në pushtet dhe mundohet që cdo gjë të bëj për t`i arritur qëllimet e veta. Afrim Gashi nuk është i tillë. Keni parë lider që ka humbur një seri ciklesh zgjedhore, ka humbur në katundin e vet, ka humbur në qytetin e vet, ka humbur në rrethinën ku jeton, familja e vet nuk e ka votuar, dhe ende nuk heq dorë nga të qenit kryetar partie. Afrim Gashi nuk është…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në aksionin e përforcuar për sanksionimin e shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht mbrëmjen e djeshme prej orës 20:00 deri në ora 02:00 pas mesnate janë sanksionuar 193 shoferë. Prej tyre, 63 në territorin e SPB-së në Shkup, 27 në SPB – Manastri , 17 në territorin e SPB – Shtip dhe vende të tjera. “Aksionet e përforcuara të kontrollit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe rregullore në komunikacion,…

Lexo më Shumë

Gjatë paraqitjes së tij në Ohër, kreu i LSDM-së, njëherë edhe zv/ministri aktual i Financave, Dimitar Kovaçevski tha se Qeveria është e gatshme të përballet me të gjitha sfidat e ardhshme si kriza energjetike dhe situata me pandeminë COVID-19. “Për të ndihmuar ekonominë në riparimin e dëmeve nga kriza, deri më tani i kemi investuar mbi 1.1 miliardë euro përmes gjashtë paketave të masave ekonomike. Në këtë mënyrë arritëm të shpëtojmë më shumë se 60 mijë vende pune, dhe ekonomia të kthehet më shpejt në baza stabile. Analiza e fundit e FMN-së konfirmoi gjithashtu se masat kundër krizës për të…

Lexo më Shumë

Mijëra automjete kanë hyrë në Maqedoni përmes pikave kufitare në dy ditët e fundit. MPB bën me dije se dje dhe pardje janë regjistruar gjithsej 35.607 automjete për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga këto, 23.494 vetura kanë qenë për hyrje dhe 12.113 mjete kanë dalë nga vendi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Numri i hyrje-daljeve është edhe sot i madh, mbi 15 mijë. Më së shumti trafik në ditët e fundit është në vendkalimin kufitar Tabanoc. Nmër i madh i qytetarëve të Maqedonisë që punojnë jashtë vendit, kanë vendosur që festat e Vitit të Ri t’i kalojnë në vendlindje. Policia Kufitare…

Lexo më Shumë

Me 26.12.2021 në ora 00.50 në regjionin Qendër nga zyrtarët policor prej Njësisë së intervenimit të shpejtë në SPB Shkup është arrestuar F.R.(23) nga Zvicra, pasi që tek ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale./Almakos.

Lexo më Shumë

Me 25.12.2021 në ora 23.00 nga ana e zyrtarëve policor në rrugën regjionale Gradsko-Negotinë tek fshati Crveni Bregovi është arrestuar A.J.(20) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 418 b nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Almakos. I njëjti në veturën e tipit “pasat” me targa nga Prilepi ka transportuar pesë emigrant nga Siria. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijoje padi adekuate penale. /Almakos.

Lexo më Shumë