Komisioni për Sëmundjet Infektive sot mblidhet për të diskutuar situatën me Covid 19 në vend, aq më tepër që rasti i parë i variantit omikron është regjistruar tek një pasagjer i kthyer nga Britania e Madhe. Sipas informacioneve fillestare, pacienti po trajtohet në shtëpi dhe ka një pasqyrë të lehtë klinike. Pas mbledhjes së Komisionit do të raportojë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Pavarësisht se Omicron ka mbërritur në vend dhe po afrojnë festat me rrezik të shtuar të udhëtimit, nuk janë paralajmëruar masa të reja përveç atyre ekzistuese, për të mbajtur maskë, për të mbajtur distancën dhe për të…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se e në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, afër fshatit Nepreshten ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Volkswagen Golf”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga SH.S. (43) nga fshati Nerasht dhe një automjeti “BMW”, gjithashtu me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.N. (40) nga fshati Dobrosht. Siç informojnë nga MPB-ja, në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë B.N., ndërsa lëndime të lehta trupore kanë marrë edhe Sh.S. dhe pasagjeri i të njëjtit automjet, J.M. (43) nga fshati Nerasht. Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës…
Një ngjare tragjike është parandaluar, pasi një pacient i moshës 33-vjeçare nga Tetova, i shtrirë në Klinikën Pulmologjike në Shkup, hoqi maskën oksigjenike dhe ndezi cigare teksa qëndronte i shtrirë. Duke mos i menduar pasojat që vijnë nga kontakti i rrjetit oksigjenik me cigaren e ndezur, tetovari u bë shkas që të shpërthejë zjarr dhe është përfshirë nga flakët. Por, në sallë kanë qenë të shtrirë edhe pacientë të tjerë, poashtu në ndihmë oksigjenike. Megjithatë, shpejtë janë alarmuar shërbimi kujdestar të cilët kanë shkyçur sistemin qendror të oksigjenit. Skema e shpërndarjes së zjarrit është: Nëse nuk do arrinte te shkyçja…
Ministria e Punës dhe Politikës Soviale ka njoftuar se prej sot, 27.12.2021 ka filluar pagesa me etapa të pensioneve të dhjetorit. Pagesa do të realizohet me grupe edhe atë: Për pensionet deri 11.000 denarë, pagesa do të realizohet sot, më 27.12.2021. Për pensionet prej 11.001 denarë – 14.000 denarë, pagesa do të realizohet të martën, më 28.12.2021. Për pensionet prej 14.001 denarë – 18.000 denarë, pagesa do të realizohet të mërkurën, më 29.12.2021. Për pensionet prej 18.0001 denarë, pagesa do të realizohet të enjten, më 30.12.2021.
Përkthimet nga gjuha maqedone në gjuhë shqipe shpesh ndodhë që të bëhën me google translate nga marketingu i shumë kompanive të prodhimtarisë e së fundmi kjo mënyrë e përkthimit kq ndodhur dhe tek sapunin e lëngshëm, përcjell in7 Në tiketën e të dhënave të sapunit shkruan se ju mund ta pini sapunin e lëngshëm./in7.tv/
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 14:50 është raportuar se në fahstin Idrizovë të Shkupit është gjetur i vdekur 85-vjeçari L.V. “Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Qendra e Shkupit sot u mbush nga qindra babadimra të moshave të ndryshme që vrapuan në garën më argëtuese tradicionale të babagjyshëve. Pas një pauze njëvjeçare për shkak të krizës së Covid-19, garuesit të veshur me kostumet e babadimrit, vrapuan prej dy kilometrash. Fituesi i këtij viti Miomir Aleksovski fitoi vendin e parë edhe në garën e vitit 2019, ai mendon se ngjarje të tilla janë një mënyrë e mirë për të ngritur humorin e Vitit të Ri. Ai u uroi të pranishmëve shëndet dhe përfundim sa më të shpejtë të pandemisë për shkak të së cilës ngjarje të tilla…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.929 testime për coronavirus, ndërsa 280 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup janë 137, Prilep – 24, Ohër – 18, Manastir dhe Shtip – 15, Kavadar – 13, Gjevgjeli – 10, Resnjë – 9, Kumanova dhe Strumicë – nga 8, Veles – 4, Vallandova dhe Bogdanci – nga 3, Kërçova dhe Demir Hisar – nga 2, Tetova, Gostivari, Koçani, Struga, Negotino, Radovishi, Vinica, Makedonski Brod dhe Dojran – nga 1. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë, të cilët kanë qenë…
Shumë komuna të vendit me nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Matjet zyrtare të Ministrisë së Ekologjisë tregojnë se shumica e komunave në Shkup regjistrojnë nivele shumë të larta të ajrit të ndotur. Situatë e ngjashme është edhe në Tetovë, Kumanovë, Kërçovë, Strumicë, Gjevgjeli, Veles e Koçan. Qytetarët thonë se ndotja përbën shqetësim real. Shpeshherë vendosin që mos të dalin nga shtëpitë e tyre pasi jashtë nuk merret frymë. Masat duhet të merreshin prej më herët dhe tani të zbatohen. Kjo situatë gjithmonë është tek ne, dihet kjo vjen nga varfëria, sepse të gjithë filtrat kundër ndotjes janë të…
Komunikacioni në drejtimin rrugor P1402 Strumicë – Mokrinë – Smolar afër Burimeve të Mokrinos është ndërpretë për shkak të vërshimeve. Ekipet e NP “Rrugët shtetërore” po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizim të komunikacionit, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se prej orës 23:00 të ditës së djeshme deri në ora 02:00 pas mesnate, në bashkëpunim me Drejtorinë për të Ardhura Publike kanë realizuar kontrolle në 17 objekte në Ohër. Në një objekt që po punonte pas orës 24:00 janë kapur tre persona me pa certifikata për vaksinim, ndërkaq një person është kapur me kovid-certifikatë të falsifikuar. “Përfaqësuesit e DAP, në disa objekte hoteliere kanë konstatuar një sërë parregullsish në transaksionet me para në dorë. Për këto arsye ndaj personave fizikë dhe juridikë do të ngrihen kallëzime përkatëse”, shtojnë nga MPB.
Infektologu Fadil Cana në një deklaratë tha se mbyllja e disa kovid-qendrave në vendin tonë është vendim i gabuar. Cana thotë duhet të vazhdojnë me punë kapacitetet e shtuara spitalore ndërkaq apelon që mos të merren vendime politike në lidhje me funksionimin e kovid-qendrave. “Nëse shkojmë sipas logjikës që kemi të konstatuar edhe prezenca e variantit të ri, një vendim i tillë nuk do të ishte në dobi të shëndetit të popullatës, po sipas meje më shumë do të ishte një vendim i politikës ditore të ministrit në ikje i cili ndoshta do të lejë një gështenjë të nxehtë në…

