Në pajtim me Ligjin për Festa, 1 janari – Viti i Ri, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kumton se në pajtim me Ligjin për festat e RM-së (‘Gazeta zyrtare e RM-së’, nr. 21/98 dhe 18/07), 1 janari i vitit 2022 (e shtunë), Viti i Ri, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga MPPS. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, qytetarëve ua uron Vitin e Ri.
Author: Hamdi Kumanova
Për nesër është caktuar seanca përgatitore, në të cilën Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), para kompanive energjetike do të prezantojë mekanizmat që do t’i aktivizojë gjatë sjelljes së vendimit për çmimin e energjisë elektrike. Siç informoi zëdhënësja e KRRE, Marina Uzunov, bëhet fjalë për proces kompleks dhe në kohë të krizës energjetike, kërkoi që të solidarizohen të gjitha palët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndryshe, më së voni deri të premten KRRE duhet ta sjellë vendimin për çmimin e energjisë elektrike për shfrytëzuesit në tregun rregullator, që do të vlejë gjashtë muajt e parë të vitit 2022. KRRE ende i analizon kërkesat…
Maqedonia e Veriut nuk do të vendosë asnjë masë kufizuese shtesë për festat e fundvitit, ka deklaruar të hënën ministri në detyrë i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas tij, gjendja epidemiologjike në vend është stabile andaj edhe nuk ka nevojë për masa të reja, pavarësisht paraqitjes edhe të rastit të parë me variantin, Omicron të koronavirusit. “Besoj se të gjitha vendet duhet të mësohen të jetojnë sipas rregullave strikte parandaluese dhe të rrisin shkallën e vaksinimit kundër COVID-19. Nuk mund të vendosim masa për çdo variant të virusit që paraqitet. Mendoj se kërkesa për vaksinim të detyrueshëm, masat për sektorin e…
Ministria e Ekologjisë ka aktivizuar alarmin për ajër të ndotur në Shkup dhe Strumicë. Dy ditë me radhë në katër lokacione në kryeqytet dhe në Strumicë, ndotja është më e lartë se 150 mikrogramë grimca PM10 në ajër. Për këtë, Ministria e Ekologjisë propozon që të lirohen nga puna gratë shtatzëna, të moshuarit mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë, ndërsa punëdhënësit në Shkup dhe Strumicë të riorganizojnë orarin e punës, dhe punëtorët në mjedis të hapur të punojnë nga ora 11 deri në 17:00. Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në ambient të hapur,…
Kuvendi sot pasdite, në vazhdim të seancës së 59-të, miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në procedurë të shkurtuar, në leximin e dytë dhe të tretë. Ligji është dorëzuar nga Talat Xhaferi, Jovan Mitreski, Arbër Ademi, Goran Misovski, Nikolla Micevski dhe Panço Minov. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka bërë të ditur se ky ligj miratohet me shumicë votash të deputetëve të pranishëm dhe duhet të jetë shumica e deputetëve të pranishëm që u takojnë komuniteteve që nuk janë shumicë në vend. Ligji u mbështet nga 78 deputetë, një deputet…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur optimist se do të gjendet zgjidhje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ai ka bërë të ditur se për BDI-në është e pranueshme që komuniteti bullgar, si komunitet pakicë në Maqedoninë e Veriut, të figurojë në Kushtetutën e vendit. Kështu, ka shprehur bindjen se zgjidhje do të arrihet edhe për sa i takon dallimeve për gjuhën maqedonase, duke bërë të ditur se ai ka shprehur solidarizimin me maqedonasit sa i takon këtij dallimi, pasi siç tha, ndajnë vizionin e përbashkët – anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Këshilli i komunës së Sarajit sot në seancën e mbajtur unanimisht miratoi buxhetin zhvillimor dhe progresiv për vitin 2022. Në buxhetin për vitin 2022 parashihet zhvillimi dhe digjitalizimi i procesit edukativo – arsimor, zhvillimi i infrastrukturës, instalimi dhe mirëmbajtja e ujësjellësve dhe kanalizimeve, si dhe mbështetja për nismat kulturore sportive që janë në interes publik. Falenderojmë këshilltarët dhe administratën komunale në përgjithësi për punën dhe përkushtimin e tyre deri në përfundimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm për komunën. Për më tepër detaje klikoni në linkun më poshtë https://saraj.gov.mk/wp-content/uploads/2021/12/Buxheti-per-vitin-2022.pdf?fbclid=IwAR12Bb6HatnyRi4WwZLWZglIAH-O1opFQbhpjI5m-JpVop4jHXtKIrLRYms
Profesori bullgar Kiril Topalov thotë se politikanët që do të dorëzojnë kauzën bullgare në Maqedoni janë të dënuar me vetëvrasje politike. Ai në një intervistë për “BGNES” ka akuzuar se Maqedonia është bastioni i fundit i titizmit, se është e varur nga Serbia. “Maqedonia nuk është shtet i pavarur. Varet nga Serbia, çdo lëvizje e saj diktohet nga Beogradi. Duhet të shikojmë më thellë në rrënjët e problemeve dhe të mos kultivojmë shumë optimizëm se atje do të përballemi lehtësisht me antibullgarizmin. Ai akuzon gjithashtu politikanët maqedonas se përdorin Bullgarinë si një justifikim për të mos dashur të reformohen. Ai…
Ky Viti i Ri do të jetë më modest se vitet tjera për shkak të uljes së standardit. Pagat e qytetarëve shënojnë ngecje kurse çmimet janë rritur ndjeshëm, shkruan Alsat. Ajo që dikur ishte tradicionale dhe e pashmangshme për tryezën e Vitit të Ri, tashmë është kthyer në luks. Qytetarët e moshuar thonë se do të blejnë ushqime me masë dhe pa shpenzime të panevojshme. Për shkak të pandemisë, shumica e të anketuarve thanë se Vitin e Ri 2022 do ta presin në shtëpi me të afërmit. “Me familje, në mënyrë modeste në shtëpi. Mendoj se do të jetë e…
Ankesa e avokatëve të Sasho Mijalkovit, me të cilën kërkohet lirimi i ish-drejtorit të DSK-së nga paraburgimi, është ende duke udhëtuar drejt Gjykatës së Apelit. Gjykata Penale ende nuk ka marrë përgjigje se të gjitha palët në rastin “Parcelat në Vodno”, e kanë pranuar ankesën e Mijallkovit, që ta dërgojnë në Apelin e Shkupit. Sot, tre nga avokatët e Mijallkovit shpjeguan publikisht pse ai duhet të lirohet nga paraburgimi, dhe iu referuan Prokurorisë, e cila nuk gjeti se Mijalkov ishte arratisur në shkurt, kur nuk ishte në dispozicion të organeve të rendit, shkruan Alsat. “Lençe Ristovska ka bërë hetimin lidhur…
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2 324 testime, ndërsa janë regjistruar 119 raste të reja. Shumica e këtyre rasteve janë evidentuar në Shkup, edhe atë 87, Manastir-7, Kavadar-6, Kumanovë-4… Në 24 orët e fundit janë regjistruar 257 pacientë të shëruar. Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi jetën e kanë humbur tre persona. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 223 330 raste me kovid, janë shëruar 210 732, ndërsa jetën e kanë humbur 7 907 persona. Numri i rasteve aktive është 4 691. /SHENJA/
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka njoftuar se ka dhuruar donacion për festat e fundvitit për Klinikën e Fëmijësve, Shkollën “Idnina” dhe shkollën “Zllatan Sremec”. “Suksesi më i madh është t’ju ndihmosh të tjerëve të jenë të suksesshëm. Sinqerisht shpresoj se me donacionin tonë, edhe kësaj radhe i ndihmuam Klinikën e Fëmijëve, Shkollën Fillore me Qendrën e Resurseve “Idnina” dhe Shkollën e Veçantë Fillore “Dr. Zllatan Sremec”, që të kenë sukses në misionin e tyre fisnik për të ndihmuar fëmijët. Le të jetë Viti i Ri 2022 i suksesshëm për të gjithë!”, shkroi në Facebook Xhaferi.…

