Me afrimin e Vitit të Ri, të gjithë kujdesen që tryeza e festës të jetë sa më e begatë. Në Shqipëri gjeli i detit pothuajse asnjëherë nuk mungon në tryezë, shkruan Alsat. Çmimet ndryshojnë, varësisht nga pesha. Një gjel deti deri në 9 kilogram, në Shqipëri mund ta blesh rreth 100 euro. Ngjashëm është edhe në Kosovë. Por në Maqedoninë e Veriut, gjeli i detit pothuajse nuk është traditë. Rrallë mund të gjendet në tryezat e festave. Në rajonin e Pollogut ka shumë pak shitës dhe ruajtës të gjelit të detit. Interesimi për të blerë është shumë i ulët, ndërsa…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska tha se në zgjedhjet e reja të Këshillit Qendror të LSDM-së do të ketë njerëz të ndryshëm nga shoqëria, të njohur për opinionin. Ajo tha se momenti unifikues është ai që do të jetë shenja kryesore e kësaj mbledhjeje të Këshillit Qendror. “Mendoj se me një ekip të tillë, të rifreskuar, të avancuar, tejet operacional, do të arrijmë rezultatet e mëposhtme. Për stafin në kabinetin qeveritar do të diskutohet në Komitetin Qendror të ardhshëm, i cili do të jetë pas festave të Vitit të Ri. Së bashku do të marrim vendime shumë të rëndësishme të…
Inkluzioni në arsimin nuk është akt që mund të kryhet me një aktivitet ose përsëri në disa hapa dhe për periudhë kohore të caktuar. Ajo është proces që zgjat në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa për zbatimin e së cilës dhe avancimi i përgjegjësisë është i përbashkët në të gjitha faktorët shoqërorë dhe ajo vazhdimisht ngritët, që garanton të ardhme më të mirë për çdo nxënës me çfarëdo lloj pengese që të mund ta zhvillojë dhe realizojë potencialin e saj. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska gjatë vizitës së sotme në shkollën fillore me qendër burimore…
Qeveria sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 130-të, ku në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më tepër pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Në rend dite në mbledhjen e sotme është paraparë të gjendet informacioni, me Propozim-vendim për rishpërndarjen e mjeteve nga Buxhet i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Fond strategjik të gjelbër për investim, si dhe informacion për zbatimin e IPA projektit “Përgatitje e hartave strategjike për zhurmë dhe plane veprimi me program me masa”. Në këtë mbledhje, mes tjerash, do të diskutohet edhe pas informacionit për…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se nesër është Dita D kur do t’i ndahet mandati mandatarit të ri, kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Duke e elaboruar tërë procedurën për zgjedhje të qeverisë së re, Xhaferi vlerëson se ajo do ta merrte funksionin më 17 janar të vitit 2022. “Sipas informatave të para, nesër duhet të jetë Dita D për ndarjen e mandatit mandatarit të ri, i cili tanimë u përcaktua, ai është kryetari i LSDM-së. Nga momenti me ndarjen e mandatit, presidenti i shtetit sipas nenit 210 nga Rregullorja duhet ta njoftojë kryetarin e Kuvendit për ndarjen e mandatit,…
ISHP njofton se gjatë periudhës 20-26 dhjetor gjithsej janë regjistruar 1.922 raste të reja pozitive nga 33 qytete të vendit, për një rast pozitiv më shumë se javën e kaluar. Përqindja e pozitiviteti varion nga 5.1% në 9.4%, mesatarisht 7.7%. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 1.011; 52.6%), me incidencë javore – 159.4 / 100.000. Më e larta javore Incidenca është regjistruar në Resnjë 301.6/100.000 Gjatë periudhës 20-26 dhjetor janë raportuar 42 vdekje në 16 qytete të vendit që është një rënie prej 48.8% krahasuar me javën e kaluar. Shumica prej tyre janë nga Shkupi (11).…
Për nesër është caktuar mbledhje përgatitore në të cilën Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) para kompanive energjetike do t’i prezantojë mekanizmat të cilat do t’i aktivizojë gjatë sjelljes së vendimit të ri për çmimin e energjisë elektrike, informoi Marina Uzunov, zëdhënëse e KRRE-së. Siç njoftoi, bëhet fjalë për proces jashtëzakonisht kompleks dhe në kohë të krizës energjetike të gjitha palët duhet të solidarizohen. KRRE ende i analizon kërkesat që kanë ardhur nga kompanitë energjetike. Të gjitha kompanitë energjetike kanë kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike. Më së voni deri të premten KRRE duhet ta marrë vendimin…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot njoftoi se në vitin 2021 janë miratuar 209 ligje, prej të cilave me procedurë të rregullt janë 111, ndërsa me procedurë të shkurtuar 79. Gjithsej 188 ligje janë parashtruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 21 janë parashtruar nga deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë miratuar edhe 21 ligje për ratifikimin e marrëveshjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendeve tjera. “Megjithatë, edhe në kushte të këtilla kufizuese, dhoma ligjvënëse e konfirmoi efektivitetin dhe produktivitetin e vet në kushtet e dhëna. Prej gjithsej 59 seanca plenare, 39…
Ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, mbrëmë para organeve partiake tha se disfata në Shkup ishte krejtësisht e papritur dhe se ajo ka ndodhur për shkak të ndarjes në parti, transmeton “TV21” duke u thirrur në burime partiake. “Kur askush nuk na priste, humbëm në Shkup”, u tha Shilegov anëtarëve të partisë. Para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, Zoran Zaev në televizion tha se do të japë dorëheqje nga kryesimi i LSDM-së dhe posti i kryeministrit nëse partia humbet Shkupin dhe kjo më pas çoi në zgjedhjet aktuale të zyrtarëve të rinj të partisë dhe qeverisë së re. Lideri i…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela në konferencën e fund-vitit adresoi një sërë kritikash për ministrinë e shëndetësisë, shkruan Alsat. Ai me këtë rast tha se viti 2021 ishte një vit i vështirë shkaku i pandemisë, por se sipas tij kjo u vështirësua edhe më shumë nga paaftësia e politikanëve që menaxhuan këtë dikaster. “Një vit i vështirë për gjithë njerëzimin shkaku i pandemisë. Në vendin tonë lidhur me pandeminë punët nuk janë bërë siç duhet. Maqedonia mbetet edhe më tej një ndër shtetet me më shumë viktima, si pasoj e koronavirusit. Kjo flet për një sistem shëndetësor që…
Ministria e Punëve të Brendshme apelon që të shmanget postimi i fotove në rrjetet sociale sepse ato janë një burim i vërtetë informacioni për hajdutët ku mund të veprojnë lirshëm. “Ne si MPB, çdo vit në këtë kohë dhe para pushimeve verore kur qytetarët largohen nga shtëpitë e tyre, apelojmë për kujdes, sepse përveç masave të marra nga MPB, qytetarët duhet të marrin masa për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe pronën. Apeli është nëse njerëzit nuk festojnë në shtëpi, të mos postojnë foto nga vendi ku ndodhen, sepse në këtë mënyrë përmes rrjeteve sociale u jepni sinjal atyre që…
Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se në stacioni bazë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mynih deri më tash kanë aplikuar 470 shtetas tanë, ndërkaq 380 dokumente të udhëtimit janë të gatshme, kurse 252 prej tyre u janë dorëzuar shtetasve tanë. Diaspora jonë në Mynih shpreh mirënjohje për procedurën e shpejt dhe të lehtësuar për marrjen e dokumenteve të udhëtimit. Për procesin e vendosjes së stacionit bazë në Mynih është deklaruar edhe Konsulli i Përgjithshëm, Rexhep Demiri. “Në bashkëbisedim me qytetarët këtë vendim e kanë mirëpritur dhe…

