Author: Hamdi Kumanova

Që nga dita e nesërme nuk do të vlejnë masat kundër ndotjes së ajrit që i ndërmori Qyteti i Shkupit. Këto masa kishin për qëllim parandalimin e ndotjes enorme të ajrit në kryeqendër. Në takimin e sotëm me gazetarët, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deklaroi se masat e deritanishme kanë dhënë rezultat. Për këtë arsye, nga dita e nesërme do të shfuqizohen masat dhe transporti publik kthehet në normalitet, që nënkuptohet edhe me pagesë./Alsat

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.12.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 199 sanksione, prej të cilave tridhjetë e tre sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dyzet e një sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e një gjobë për drejtimin e automjetit pa patentë shofer. Poashtu janë shqiptuar edhe dhjetë masa për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, shtatëmbëdhjetë sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, dymbëdhjetë kundërvajtje për këmbësorët dhe tridhjetë e shtatë gjoba…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (28.12.2021) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 116 shoferë, katër prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 55 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 61 jashtë vendeve të banimit. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë…

Lexo më Shumë

Gjatë mbrëmjes së kaluar (28.12.2021) në periudhën nga ora 09:00 deri më ora 13:00 Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk u japin përparësi kalimi këmbësorëve. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar dyzet e gjashtë shoferë të cilëve u janë shqiptuar gjoba adekuate. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në brifingun me gazetarë zbuloi se vitin e kaluar, në dhjetor, ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë në atë kohë, Ekaterina Zakharieva i ka dhënë propozim – marrëveshje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Siç tha Osmani, dy nene ishin kontestuese nga kjo marrëveshje ku kërkohej që të nënshkruajnë se gjuha maqedonase ka dalë nga bullgarishtja, kurse kombi nga përpjekja për çlirim nga Perandoria Osmane. Ai ka shtuar se tani për tani nuk ka ndonjë ide për marrëveshje të re me fqinjin tonë.

Lexo më Shumë

Në rrjetin social Telegram është hapur grupi i ri “Dhoma publike” në të cilin ndahen fotografi, profile nga rrjetet sociale, të dhëna personale, adresa dhe numra të vajzave nga Maqedonia, njofton Telma. Grupi për një ditë numëron 219 anëtarë, kurse deri më tani janë shpërndarë 61 foto dhe 14 video. Skandali i “Dhomës publike” u zbulua vitin e kaluar kur foto dhe video me vajza, disa prej tyre edhe të mitura, u shpërndanë në grupin Telegram. Atëkohë, grupi u mbyllë, por në janar të këtij viti, përsëri ishte hapur një grup tjetër. Prokuroria Publike në muajin prill pas reagimeve të…

Lexo më Shumë

Balkan Energy Eroup (BEG) ka kërkuar që çmimi i ngrohjes qendrore të rritet për 300% nga 1 janari i vitit të ardhshëm, njofton “Faktor”. Në kërkesën që ata e kanë dorëzuar deri te Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), ata potencojnë se çmimi i gazit u është rritur në mënyrë drastike, gjegjësisht për 300%, në raport me korrikun e vitit të kaluar kur KRRE solli vendimin përfundimtar për çmimin e energjisë së ngrohjes. Çfarë rritje do të aprovojë KRRE nuk dihet, por tregojnë se vendi nuk ka prodhim vendor të gazit dhe ai blihet, ndërkaq çmimi në bursën botërore është dramatik.…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 22:30 policia ka marr një thirrje për ndihmë nga 57 vjeçari P.H. nga Tetova, njoftojnë nga MPB. Sipas njoftimit, për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës në malin e Galiçicës, P.H. është bllokuar me makinën e tij “Jeep” me targa të Shqipërisë, në rrugën Otoshev-Shën Naum, në të cilën rrugë ka ndalesë aktive për qarkullim gjatë dimrit. “Zyrtarë policorë nga Vendkalimi Stenje menjëherë kanë dal në terren, pas çka në ora 21:00 në afërsi të vendit të quajtur Qendër Sikijimi – Galiçicë është gjetur vetuar e bllokuar në borë. Personit P.H. i…

Lexo më Shumë

Ura e KAÇKM-së, për të cilën kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, fillimisht pretendoi se ishte pothuajse e pamundur të përfundohet, do të vazhdojë të ndërtohet. Në konferencën e sotme për media, nga Bashkia e Shkupit tha se projektet që kanë nisur nga kryetari i mëparshëm dhe duhet të vazhdojnë. Përveç urës së KAÇKM-së, do të vazhdojë zgjerimi i bulevardit “Boris Trajkovski” nga Pintija deri në Draçevë, nyja e “Momin Potokut”, ndërtimi dhe rindërtimi i kanalizimit fekal të “Kiro Gligorovit”. Këto janë marrëveshje tashmë të lidhura që duhet të realizohen, thotë kryetarja. Do të vazhdojë edhe rikonstruksioni i Sallës Universale, bëhet…

Lexo më Shumë

Premtimet e Danella Arsovskës se do të angazhohet për luftë kundër ndotjes dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor tani janë bërë premtime të rreme parazgjedhore. Arsovska po shkurton mjete buxhetore për mjedis jetësor, anulon projekte ekologjike dhe paralajmëron masa populiste. Përveç se trefish i uli paratë për Sektorin për Mjedis Jetësor, Arsovska i uli edhe mjetet për subvencionim të shpenzimeve për furnizim të inverterëve. Gjashtëfish janë zvogëluar subvencionet për inverterë për shkupjanët për vitin e ardhshëm, gjegjësisht në vetëm 24 milionë denarë.. Masa për subvencionimin e furnizimit të inverterëve deri më tani ishte shfrytëzuar prej rreth 5.000 amvisërive në Shkup, ndërsa…

Lexo më Shumë

Sot policët e Departamentit të Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar kanë arrestuar F.M.(31) nga Shkupi. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ai dyshohet se gjatë ditës ka kryer katër vepra penale “vjedhje të rënda” dhe atë një në barnatore dhe tre në shitore në rrugën “Orce Nikollov”, “Mitropolite Teodosi Golloganov” dhe në sheshin “Maqedonia”, ku njëra prej tyre ka qenë tentativë dhe ka marrë mjete të ndryshme dhe para, transmeton TV21. Në bisedë zyrtare me policët ai i ka pranuar veprat dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Guvernatorja e Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska-Bezhoska vlerësoi që kursi i denarit është stabile për momentin dhe për të ardhmen, transmeton Portalb.mk. “Kursi i këmbimit ka qenë i qëndrueshëm prej vitesh dhe do të jetë i qëndrueshëm edhe në të ardhmen. Garancia për këtë është niveli i lartë i rezervave valutore, por edhe shumë instrumente të tjera në dispozicion të bankës qendrore që nuk do të hezitojë t’i përdorë në mbrojtje të kursit të këmbimit”, parashikoi guvernatorja. Ajo theksoi që ky vlerësim është edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në lidhje me stabilitetin e denarit, duke theksuar që rezervat valutore janë…

Lexo më Shumë