Për VMRO-DPMNE-në, LSDM me përbërjen e re asgjë nuk ndryshon. Sipas tyre ata nuk janë njerëz të rinj por dorë e zgjatur e Zaevit. “Kovaçevski është dorë e zgjatur e Zaevizmit. Dimitar Kovaçevski është njeriu që i përkulet Zaevit dhe e mbindërton zaevizmin. Si zëvendësministër, ai merr pjesë aktive në rritjen e borxhit historikisht më të lartë në vend, i cili kontribuon aktivisht në inflacionin dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Njeri që gënjeu se ishte i diplomuar në Harvard ku ka kryer një kurs të thjeshtë dhe që doktoroi në kurriz të shtetit.”,- theksoi Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më datë 26.12.2021, në orët e mbrëmjes, në hyrje të fshatit Jazhincë të Tetovës ka kapur një person duke kontrabanduar barna nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë. “Nëpunësit policorë nga Stacioni policor për kontroll kufitar Rogaçevë në kuadër të Qendrës Rajonale Veri kanë ndaluar trafikimin me sasi të mëdha të barnave të ndryshme nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës. Në ora 19:50, në hyrje të fshatit Jazhincë, Tetovë, është vërejtur një person i cili ka bartur dy pako të mëdha dhe nuk është ndaluar ndaj urdhrit policor. Gjatë kontrollit të terrenit…
Mubekir Palloshi, kuadër i Alternativës do të jetë drejtori i ri Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut – Transport. Këtë e kanë bërë të ditur nga Alternativa nëpërmjet një shkrimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook https://www.facebook.com/alternativamkal/posts/281120020716573
Një drejtori dhe tre poste të zëvendësdrejtorit pritet t’i takojnë Aleancës për Shqiptarët në Qytetin e Shkupit, pas Vitit të Ri. Kështu deklaroi deputeti i kësaj partie Elmi Aziri në emisionin Click Plus në TV21. Aziri thotë se emërimet janë në procedurë dhe se do të bëhen së shpejti. “Më duket se një drejtori dhe tre zëvendësdrejtorë, por është pushtet goxha serioz“, tha Elmi Aziri, deputet i Aleancës për Shqiparët. Kreu i opozitares Aleanca për Shqiptarët Ziadin Sela pretendon për më shumë drejtori. Sela tha se niveli i përfaqësimit të shqiptarëve të Shkupit nga ASh do të ketë kujdes që…
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka akuzuar institucionet qeveritare për jotransparencë në lidhje me dhënien e tenderëve në ELEM. Sipas deputetit të OBRM-PDUKM-së Bojan Stojanovski, tenderët jepen në katër sy, duke u shkelur të gjitha rregullat ligjore, duke shtuar se institucionet përgjegjës për hetimin e krimit dhe korrupsionit po heshtin dhe as që e mendojnë hapjen e një procedure. “4 milionë euro para publike nga ELEM janë shpenzuar me kontrata në 4 sy dhe vetëm në një periudhë 6 mujore të këtij viti, nga janari deri në qershor. Dhe gjithë kjo jotransparencë në kompaninë që tani nuk mund të sigurojë energji…
Ligji i propozuar për mjedisin jetësor nga Minsitria e Ekologjisë e kalon filtrin e fundit në Kuvend. Sot në Komisionin e Transportit dhe Lidhjeve ka përfunduar debati dhe ligji i propozuar është miratuar dhe është dërguar në seancë plenare. Me këtë zgjidhje ligjore të propozuar për mjedisin jetësor përcaktohet metodologji për identifikimin dhe sistemin për përmirësimin e ndotjes dhe pikave të nxehta. Sot në Komisionin për mjedisin jetësor u miratua edhe nevoja e miratimit të një zgjidhjeje tjetër ligjore që ndalon ndërtimin e industrive të rënda pesë kilometra larg vendbanimeve apo zonave të mbrojtura, shkruan Alsat. “Mendoj se edhe me…
KSHPK ka dyshime për vepër penale të kryer nga ish-sekretari i përgjithshëm Dragi Rashkovski nga neni 359, paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal, gjegjësisht marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm. Në pyetësorin e datës 05.03.2021 Dragi Rashkovski, atëherë sekretar për monitorim dhe përkrahje të institucioneve në realizimin e programit të punës së Qeverisë, ka deklaruar se me kontratë dhuratë bashkëshortja e tij ka blerë veturën e markës “Dodge”, të vitit 2005 në vlerë prej 300 mijë denarë ose rreth pesë mijë euro, pa u deklaruar veçori shtesë për veturën. Nga dokumentacioni, siç ka deklaruar Goran Trpenoski, anëtar i…
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të Qeverisë, në takimin e fundvitit me gazetarë, shkruan gazeta LAJM. Ai, mes tjerash tha se janë të shumta skandalet e qeverisë, ndërsa përmendi edhe propozimin për faljen e të burgosurve, që nxiti reagime të shumta. Sela, tha se pushteti propozon faljen e kriminelëve dhe vrasësve, ndërsa padrejtësisht mban në burg, Feta Alimin. “Skandalet e Qeverisë flasin zëshëm për qasjen që ka kjo qeveri. Ata janë çdo herë palë dhe kanë veshë për t’i dëgjuar hallet e kriminelëve, vrasësve, hajdutëve dhe njerëzve që janë nëpër burgje, ndërkohë që…
Sot në seancën e tretë të Këshillit Komunal të qytetit të Kumanovës ku është diskutuar për buxhetin për vitin 2022, këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë votuar kundër rritjes së buxhetit për klubet shqiptare në Kumanovë, shkruan Almakos. Edhe pse gjatë mandatit të kaluar, klubet sportive shqiptare nën kohën e pushtetit të BDI-së merrnin shuma qesharake dhe gjatë këtij viti u propozua që ky buxhet për klubet shqiptare të rritet për 500.000 denar, këshilltarët e BDI-së haptas votuan kundër këtij propozimi dhe në këtë mënyrë edhe njëherë dëshmuan se janë kundër zhvillimit të sportit shqiptar në Kumanovë.
Hotelierët dhe gastronomët nga Struga dhe Ohri nuk e kanë mirëpritur rritjen e paralajmëruar të energjisë elektrike, e cila zyrtarisht duhet të ndodhë pas 1 janarit. Disa prej tyre tashmë paguajnë çmime më të larta të rrymës pasi kompanitë me të cilat kishin lidhur kontratë furnizimi, kanë dorëzuar kontrata të reja me çmime më të larta. Erhan Papraniku, menaxher hoteli në Strugë, thotë se me aneksin e kontratës që kanë lidhur me një furnizues muajin e kaluar, tani kanë fatura 20% më të larta se më parë. “Konsumatorëve të mëdhenj që bëjnë kontrata me kompanitë që ofrojnë energji elektrike në…
Këshilli i komunës së Tetovës miratoi buxhetin për vitin 2022. Kreu i komunës, buxhetin i cili peshon 27 milion euro, e cilësoi si buxhet krize por që mundëson funksionimin normal të komunës, me disa investime kapitale, shkruan Alsat. Brenda vitit 2022 kur edhe pritet të bëhet rishikimi i parë i buxhetit, do të parashihen edhe idetë dhe kërkesat e qytetarëve. Për shkak të borxhit të komunës së Tetovës, prej 24 milion euro, llogaria e komunës është e bllokuar nga gjithsej 435 përmbarues. Momentalisht komuna e Tetovës, funksionon vetëm me realizimin e pagave të punëtorëve. Nga ana tjetër, siç ka njoftuar…
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, në pajtim me planin për kontroll të gjendjes pronësore në vitin 2022 do t’i kontrolloj të dhënat nga deklaratat për pronësi të 10 gjykatësve dhe 10 prokurorëve, 10 drejtorëve të Shtëpive të Shëndetit, katër personave udhëheqës në inspektoratet shtetërore, si ai për transport, për ndërtimtari dhe urbanizëm, për mjedis hapësinorë dhe bujqësi. Për herë të parë do të kontrollohen dhe 10 kryetar të Këshillave komunal dhe 10 drejtor të Ndërmarrjeve Publike. Pjesë e planit sipas kryetares së Komisionit antikorrupsion, Biljana Ivanovska është edhe plani aksional për kontroll të gjendjes pronësore dhe konflikt interesit në…

