Sot në seancën e tretë të Këshillit Komunal të qytetit të Kumanovës ku është diskutuar për buxhetin për vitin 2022, këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë votuar kundër rritjes së buxhetit për klubet shqiptare në Kumanovë, shkruan Almakos.
Edhe pse gjatë mandatit të kaluar, klubet sportive shqiptare nën kohën e pushtetit të BDI-së merrnin shuma qesharake dhe gjatë këtij viti u propozua që ky buxhet për klubet shqiptare të rritet për 500.000 denar, këshilltarët e BDI-së haptas votuan kundër këtij propozimi dhe në këtë mënyrë edhe njëherë dëshmuan se janë kundër zhvillimit të sportit shqiptar në Kumanovë.



