Author: Hamdi Kumanova

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme, në zbatimin e kontrollit në territorin e shtetit, janë sanksionuar 196 shoferë për drejtim të shpejtë të automjetit. Prej tyre, 14 shoferë kanë lëvizur me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, ndërsa tri automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra më shumë nga shpejtësia e lejuar. Në këtë rast, 85 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 111 jashtë vendbanimi. “Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në shtet arrin 6.658 dhe shënon rënie prej rreth 4000 krahasuar me javën paraprake. Më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm janë në kryeqytet, 3.391, pas së cilës vijon Kumanova me mbi 500, ndërsa Demir Kapia me tre dhe Dojrani me një gjithnjë e më pak raste aktive. Për ballafaqim më efikas me pandeminë edhe gjatë ditës së djeshme ishin dërguar thirrje për tempo të përshpejtuar për imunizim me masa simuluese, qytetarët në kohë të shkojnë në mjek dhe të mos trajtohen më vete. Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) ka apeluar te…

Lexo më Shumë

– Drejtësia ekologjike në vete përmban përbërës ekologjik, ekonomik dhe social. Kjo Qeveri është e përkushtuar seriozisht në agjendën e gjelbër dhe gjetjen e një ekuilibri midis zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor – tha Nuredini në fjalimin hyrës në debatin njëditor me titull “Baza e reformës së sistemit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe drejtësia ekologjike” u organizua dje nga Qendra për Kërkime Strategjike të ASHAM-it. Duke nisur nga fakti se mbrojtja e mjedisit jetësor është një nga parakushtet themelore për të gëzuar shumë të drejta të tjera njerëzore, ngjarja synonte të tërhiqte vëmendjen e publikut shkencor,…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti ka thënë se e ka përvojën, vizionin dhe projektin për një Tetovë të zhvilluar. E ka dëshirën, guximin, përkushtimin dhe dijen për ta jetësuar programin e tij gjithëpërfshirës për një Tetovë ashtu sikurse e duam të gjithë. Çka përfaqëson Tetova nga këndvështrimi juaj profesor Bexheti? Sadi Bexheti: Tetova ka histori dhe traditë. Ajo përherë ka qenë qendër e rëndësishme politike, ekonomike, kulturore, arsimore dhe sportive. Me ndershmëri, sinqeritet dhe kompetencë do t’ia rikthej Tetovës rëndësinë dhe shkëlqimin në shoqërinë tonë. Do të punoj me përkushtim për një qytet më të mirë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka prezantuar Platformën zgjedhor për Komunën e Strugës. Bartësja e listës së këshilltarëve nga radhët e BDI-së, Arbëresha Vlashi sot prezantoi projektet që janë pjesë e programit zgjedhor të BDI-së, përkatësisht kandidatit të saj, Ramiz Merko. Ajo tha se Platforma zgjedhor është përpiluar në frymën e agjendës së blertë për jetë cilësore dhe në përputhje me kërkesat e qytetarëve të Strugës. Ndryshe, sonte në ora 18:00 do të mbajë Tubim zgjedhor në Komunën e Strugës. Po ua sjellim fjalimin e plotë të press konferencës: Të nderuar qytetarë, Të nderuar përfaqësues të mediave, Sot prezantojmë para…

Lexo më Shumë

Drejtori i Shërbimit Federal Hetues të Austrisë, Andreas Holcer sot ishte për vizitë zyrtare pune në Byronë për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç’rast u mbajt edhe takim me drejtorin e BSP, Sasho Tasevski. Bashkëpunimi i ndërsjellë policor në luftën kundër terrorizmit, kiber krimit, emigracionit ilegal dhe trafikimit me drogë dhe potencialet për përmirësimin e saj, ishin temat, në të cilat është biseduar në takim, kumtuan nga MPB-ja. Në kuadër të vizitës u zbatua edhe stërvitja operative-teknike në bregun e Strugës nga Liqeni i Ohrit, për zbatimin e të cilit ishin angazhuar Njësiti për sistemim…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Financave kanë filluar aktivitetet për përgatitjen e Programit për reformë në menaxhimin me financat publike për periudhën e vitit 2022-2025 në të cilin prioritet është menaxhimi i revizionit të brendshëm. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në zbatimin e reformave në menaxhimin e financave publike. Për atë qëllim, u miratua “Programi i reformës në menaxhimin e financave publike 2018-2021”, në kuadër të të cilit një nga prioritetet është kontrolli i brendshëm. Avancimi i revizionit të brendshëm dhe kontrollit të brendshëm mbetet prioritet edhe në “Programin e ri për reformën e menaxhimit të financave…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku që ka ndodhur para pak minutash pranë kryqëzimit Q.T Mavrovasja në Shkup, ka shkaktuar trafik të rënduar në rrugët e Shkupit. Në këtë aksident trafiku ku u përfshinë një fugon dhe një veturë familjar,  për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, ka krijuar trafik të rënduar për faktin se ky kryqëzim lidh të katërta anët e qytetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen hetimet për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti.

Lexo më Shumë

Nëse 80 vjet më parë patriotizmi ishte të marrësh armët dhe të luftosh kundër okupatorit, sot patriotizmi është të marrësh masa konkrete dhe të luftosh papunësinë. Nëse 80 vjet më parë vizioni ishte liria, barazia dhe drejtësia, sot vizioni është në punët e reja, në pagat më të larta, në komunat më të zhvilluara. Sepse liria, demokracia, drejtësia dhe barazia janë jeta jonë e përditshme, prandaj sot është më e lehtë për ne të ndërtojmë vendin tonë sesa për paraardhësit tanë që kishin një detyrë shumë më të vështirë. Vetëm me #Mëtëmirën dhe Sugareskin në katër vitet e ardhshme Prilep…

Lexo më Shumë

Libri Lavjerrësi i fillimshekullit: Teorizime sociologjike përbëhet nga shkrimet javore të prof. Dr. Ali Pajazitit, sociologut të dalluar shkupjan nga UEJL, që nga një perspektivë e veçantë trajton tema interesante dhe shumë aktuale të filleve të shekullit XXI si: feja dhe lidershpi, kolonizimi intern, despotizmi, Lindja e Mesme, identiteti i arnuar, civilizacionizmi, kultura dhe politika, terrorializmi, medikalizimi i shoqërisë, ruralizimi si trend i ri, guximi intelektual, Covid-19 dhe e shenjta, sociologji klasike: Mukaddime, “kapitalizmi i karkalecëve”, “civilizimii frikës”, Europa e re dhe fundamentalizmi, arti dhe politika, “kultura e rrezikut”, bota pas pandemisë, fëmijët e tabletit, e-religjioni e të tjera. Rëndësia…

Lexo më Shumë

Vaksinimi i ka zvogëluar shpenzimet për hospitalizim për 170,8 milion denarë ose 2,8 milion euro gjatë pesë javëve të fundit nga vala delta, tregon njoftimi më i ri i “Finance Think”. Vaksinimi, sipas vlerësimeve, e ka zvogëluar hospitalizimin ndërmjet 37,9 dhe 46,5 për qind dhe parandaloi të vaksinohen plotësisht rreth 14.500 njerëz ose 148 më shumë të sapoinfektuar në ditë gjatë 3,5 muajve të fundit. “Mungesa e vaksinimit, do të kontribuonte, deri në 4,595 hospitalizime plotësuese javore (rreth 328 hospitalizime më shumë, në javë”, thuhet në raport. Bartësve të politikave u rekomandohet ta përshpejtojnë tempon e vaksinimit me vendosjen e…

Lexo më Shumë

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 1.843 testime, ku pozitivë kanë rezultuar 130 raste. Për aq periudhë kohore janë shëruar 423 persona, ndërkaq betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë. Ndër viktimat është edhe një 27-vjeçar nga Kriva Pallanka. Raste aktive në vend janë 6.658./TV21

Lexo më Shumë