Sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tradicionalisht ishte së bashku në shoqërim akademik me kafe së bashku me studentët e Fakultetit të Sigurisë, me dekanin Nikolla Dujovski dhe me profesorët e këtij fakulteti.
”Pandemia me Covid-19 edhe vitin e kaluar në masë të madhe e determinoi mënyrën e jetesës, se si funksionojmë, si privatisht, poashtu edhe profesionalisht. Të jem i sinqert, gjithnjë me kënaqësi të madhe marrë pjesë në të gjitha ngjarjet të organizuara nga Fakulteti i Sigurisë, kështu edhe sot në këtë mënyrë kemi mundësi me profesorët e respektuar dhe me ju, studentë të bisedojmë për të gjitha temat në fushën e sigurisë, kriminalitetit, reformave në polici, zhvillimin dhe karierën e studentëve dhe në të vërtetë për gjithçka që është lëndë e interesit tuaj. Me një shoqëri të mirë, tema të cilat janë bukur të zgjedhura, jam i bindur se do të kalojmë një kohë shumë të bukur së bashku. Pas nes lamë edhe një vit të rëndë, i plotësuar me aktivitete në një pjesë të krijuara për shkak të domosdoshmërisë, si përgjigje në menaxhimin me pandeminë globale me Covid-19, por edhe një vit në të cilin ia arritëm të realizojmë një numër të madh të projekteve dhe të aktiviteteve në planin institucional dhe profesional të cilët drejtpërdrejt ndikojnë ndaj cilësisë së jetës dhe të sigurisë të të gjithë qytetarëve tanë”, tha Spasovski.
Ministri Spasovski e shfrytëzoi mundësinë që ti informojë studentët për të gjithë projektet dhe aktivitetet e realizuara në periudhën e kaluar, të cilat drejtpërdrejt në cilësinë e sigurisë të qytetarëve tanë, dhe nga afër ti njoftojë me planet për Vitin e Ri 2022.
” Me Fakultetin për Siguri nëpër vite ndërtuam dhe kemi bashkëpunim të mirë dhe cilësorë në krijimin e strategjive të sigurisë, trajnimin e personelit të Ministrisë në të gjitha nivelet, që paraqet bazë të mirë për krijimin e kuadrove cilësore nga fusha e sigurisë, të cilët në pjesë të madhe i realizojnë ambiciet e tyre profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke dhënë kontributin në zhvillimin e shtetit tonë. Për këtë, më lejoni ta rrumbullakësojë fjalimin tim, duke ju uruar Vitin e Ri dhe të ju dëshiroj, para së gjithash, shëndet të mirë juve dhe familjeve tuaja, me dëshirën përkushtimi juaj drejt shkencës dhe avancimit profesional të përcillen me ngadhnjimin ndaj sfidave të reja, për arsye se suksesi asnjëherë nuk është i rastësishëm. Suksesi është prodhim i punës së mundimshme, përkushtimit, por para së gjithash-dashurisë ndaj asaj çfarë keni vendosur të jetë përcaktimi i juaj jetësor, profesioni i juaj, për arsye se e ardhmja u takon atyre të cilët besojnë në ëndërrat e tyre”, tha Spasovski, duke ju dëshiruar profesorëve sukses në planin individual dhe profesional, me besim se edhe në të ardhmen Fakulteti për Siguri, si institucion i etabluar kulmor, do të vazhdojë të krijojë kuadro nga fusha e sigurisë me të cilët shteti do të krenohet.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës



