Nuk do të ketë masa shtesë për festat e Vitit të Ri, autoritetet bëjnë me dije se situata me virusin në vend është stabile. Deri më tani në vend është konfirmuar vetëm një rast me Omicron, njoftoi mbrëmë Ministria e Shëndetësisë, e cila përgënjeshtroi lajmin për një rast të ri të konfirmuar të këtij lloji të coronavirusit në Strugë. “Me sekuencën e virusit SarsCoV2, deri më tani me llojin omicron është zbuluar vetëm tek një pacient i cili kohë më parë është kthyer në vend nga Britania e Madhe”, njoftoi mbrëmë Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani, në testet PCR…
Author: Hamdi Kumanova
Policia nga SPB Kumanovë dje ka konfiskuar mjete piroteknike, ndërsa kanë arrestuar edhe një person. “Me datë 30.12.2021 në ora 16:20, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë arrestuar D.R., për shkak se tek ai janë zbuluar 800 copë mjete piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot duhet të njoftojë se sa do të rritet çmimi i ngrohjes qendrore për përdoruesit e BEG. Informacionet janë se kjo kompani ka kërkuar që ngrohja qendrore të rritet me 300 për qind. Mirëpo, kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski, dje tha se rritja drastike e çmimit të ngrohjes qendrore nuk është zgjidhje pasi në atë rast shumë shfrytëzues do të kalonin në ngrohje me rrymë, që do t’i sillte goditje shtesë sistemit energjetik. “Çmimi i blerjes së gazit natyror në pjesën ku BEG blen me çmimin e bursave është rreth 1480 dollarë për metër kub.…
Lideri i LSDM-së, dhe mandatar për formimin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij për fundvit, deri te qytetarët dërgoi porosi se gjatë vitit 2022, ekipi i tij “të motivuar po hyjnë për një fillim të ri”, dhe se do të punojnë për përmirësimin e standardit jetësor. “Viti 2022 do të jetë vit i sfidave të reja, veçanërisht në pjesën e energjetikës dhe pandemisë me korona virusin, por do të jetë dhe vit i sukseseve të përbashkëta në plan shoqëror, social dhe para se gjithash ekonomik. Me fokus në ekonomi, efikasitet në institucione, përgjegjësi dhe ndershmëri të përmirësojmë standardin…
Mbrojtja dhe Armata në vitin 2021 kanë pasur rezultate të rëndësishme në planin e rrumbullaksimit të procesit integrues në NATO, reformat dhe përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e Armatës, zhvillimin e kapaciteteve të armatës dhe ripërtëritjen e Armatës. Marketing Maqedonia e Veriut në vitin 2021 është bërë vend-anëtar i Aleancës, e cila është plotësisht e integruar në NATO, proces që e kemi përfunduar në kohë rekorde, vetëm 19 muaj pas anëtarësimit të plotfuqishëm. Qielli ynë është kyçur në sistemin për patrullim ajror në NATO me çka e kemi përforcuar sovranitetin edhe në tokë edhe në ajër. Armata është institucion me…
Nga 1 janari, e diela është përcaktuar si ditë jopune. Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore për marrëdhëniet e punës, të cilat do të zbatohen nga viti i ardhshëm. Marketing Përcaktohen aktivitetet në të cilat pushimi javor mund të zëvendësohet me një ditë tjetër pune dhe sipas vlerësimeve janë të nevojshme për funksionimin normal të shoqërisë. Ndryshimet parashikojnë 50 për qind më shumë mëditje dhe ditë pushimi për ata që do të punojnë të dielave dhe janë pjesë e këtyre aktiviteteve. Inspektorati Shtetëror i Punës bën me dije se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore në Ligjin e Punës për të…
Hamdi Nuhiju Pinokio një ditë del në treg për ta blerë një shejtan. E dini rrëfimin, që e ka ble më të voglin de. Dhe i habitur ka pyetur pse shejtani i vogël është më i shtrenjtë se shejtani i madh? Sepse është birë shejtani. Pinokio ka marr pjesë edhe në mbledhjen e shejtanëve ku u vendos unanimisht që një ditë ta marrin pushim. Edhe këtë rrëfim e dini, besoj. Cështja e kunjit. Kunjit të vogël de. Kunjit ku kali ka qenë i lidhur. Kunji që shkaktoi fatkeqësi në katund. Kunji që krijoi vrasje, probleme, përcarje. Dhe përgjigjen e shejtanit…
Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, në profilin e tij në fejsbuk ka publikuar disa fotografi ku shihet se si qytetarët i kanë sjellë lodrat e fëmijëve në një gjendje jo të vyeshme! Ai apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen për qytetin e tyre e ta mirëmbajnë atë, jo të thyejnë e coptojnë mundin dhe kujdesin e komunës. Postimi i tij i plotë: APEL QYTETAR! Fenomene të shëmtuara, me skena vandalizmi karshi pronës publike kanë ndodhur ditëve të fundit në terrenin sportiv të sapo ndërtuar në lagjen “ 22 Dhjetori “ në Kërçovë. Rrëzohen, demolohen, coptohen pajisjet…
Një gostivaras ka marrë lëndime të rënda pasi ka goditur me automjetin që po drejtonte një kalë në lëvizje. Sipas SPB Tetovë, me 29 dhjetor, gjegjësisht gjysmë ore pas mesnate, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë një makinë “Folksfagen Polo” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga Z.N (27) ka goditur një kafshë. “Në aksidentin, bashkudhëtari në automjet. G.M. (48) nga Gostivari, ka marrë lëndime të rënda trupore. Ndihmë i është dhënë në spitalin e Gostivarit “Ferid Murad”. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar”, thonë nga MPB.…
Komisioni rregullator për shërbime energjetike dhe ujore (KRRE), nesër në seancë kryesore do të sjellë vendim përfundimtar për çmimin e energjisë elektrike që do të vlejë nga 1 janari i vitit që vjen, raporton MIA. Në mbledhjen e sotme përgatitore janë prezantuar mekanizmat e jashtëzakonshëm që KRRE për herë të parë i aktivizon në gjendjen e krizës. Priten edhe vërejtje që do të dorëzohen në formë të shkruar nga kompanitë energjetike që do të shqyrtohen në mbledhjen kryesore dhe do të sillet vendim përfundimtar. Çmimi i ri i rrymës për shfrytëzuesit e tregut rregullator do të vlejë në gjashtë muajt…
Masat dhe rekomandimet për përmirësimin e situatës me ndotjen e ajrit janë aktivizuar në përputhje me Ligjin për cilësinë e ajrit dhe pas marrjes së njoftimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor se kufiri i cilësisë së ajrit është tejkaluar mbi minimumin e përcaktuar me ligj për dy ditë rresht. , (mbi 150 μg/m3 përqëndrime mesatare ditore të PM10) në stacionet matëse në Qendër, Lisicë, Gazi Babë dhe Rektorat. “Përmirësimi i situatës në aspektin e ndotjes së ajrit nënkupton ndalimin e transportit publik falas në qytetin e Shkupit. Kjo masë është pjesë e paketës së masave të ndërhyrjes…
Më datë 28.12.2021 në ora 18.50 në Sektorin e Punëve të Brendshme Shtip nga ana e të punësuarve të Burgut të Shtipit është denoncuar se para sektorit të mbyllur të burgut është gjetur pako me pluhur droge. Si dhe pako me marihuanë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Droga e gjetur është marrë nga policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Shtip. Dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

