Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Zoran Zaev në prag të festave të Vitit të Ri dërgoi një mesazh urimi për të gjithë qytetarët duke uruar që Viti i Ri 2022 t’u sjellë shumë arritje të mbushura me shëndet, gëzim dhe lumturi. “Të dashur bashkëqytetarë, në fund të vitit 2021 dhe para fillimit të së ardhmes, dua t’ju dërgoj edhe një herë urimet më të mira dhe t’ju falënderoj për besimin që më dhatë. Unë besoj se udhëheqja duhet të vijë nga besimi, jo nga forca. Mbetem i bindur plotësisht se së bashku me ju, me shumicën e popullit në vitin 2017, lamë pas faqet…

Lexo më Shumë

Me ndihmën e vaksinave dhe masave aktuale, numri i të infektuarve nga virusi korona, nuk pritet të rritet pas festave të fundvitit, thotë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, Kristijan Kostov. Ai apelon që festat të bëhen në shtëpi dhe të respektohen masat për mbajtje të maskës mbrojtëse dhe distancë. Sa i përket gjendjes në repartet covid të spitalit, drejtori Kostov theksoi se në dy muajt e fundit numri lëviz deri 50 pacientë. U apelon qytetarëve që të vaksinohen sa më shpejt që është e mundur. “Çdo objekt hotelierik ka protokoll të tij për qytetarë të vaksinuar,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 5.990 teste, ndërsa janë regjistruar 542 raste të reja me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik sot konfirmoi 298 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 7 viktima nga coronavirusi. 3 persona të vdekur nga Shkupi (57, 64 dhe 81), dy të vdekur nga Manastiri (46 dhe 80) dhe nga një i vdekur nga Ohri (76) dhe Prilepi (73). Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 225.049, numri i të shëruarve është 211.846,…

Lexo më Shumë

Parkimi në Komunën Qendër gjatë festave të Vitit të Ri do të jetë falas për të gjithë qytetarët, njoftuan dje nga NP Parkingjet e Komunës Qendër (PKQ), transmeton Portalb.mk. – Advertisements – Kështu, me datën 31.12.2021 (e premte) parkingjet e hapura dhe të mbyllura të menaxhuara nga JP Parkingjet e Komunës Qendër do të punojnë deri në ora 15:00, garazhi me kate deri në ora 17:00. Me datë 01.01.2022 (e shtunë) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga NP PKQ do të jenë falas për të gjithë qytetarët e RMV-së. Pagesa e rregullt për parkim në parkingje dhe dhënia e kontratave…

Lexo më Shumë

Departamenti për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda ka ngritur kallëzim penal kundër Z.P.(41) nga Shkupi. I emërtuar në raportin policor si ish-drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit” “I raportuari në cilësinë e personit të autorizuar – Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në vitin 2016 ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, me çka është dëmtuar Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2016 me shumë prej 4.386.033 denarë”, thonë…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në një deklaratë për MIA ka potencuar se është i gatshëm që të zhvillojë takim dypalësh qoftë këtu apo atje (Bullgari) për të vendosur komunikim zyrtarë ndërparlamentar në nivelin më të lartë me përbërjen e re të Parlamentit bullgar dhe për të kapërcyer mosmarrëveshjet. “Ka gjithmonë një mundësi nëse ka gatishmëri dhe vullnet të ndërsjellë për të komunikuar dhe shkëmbyer se cila do të ishte marrëdhënia dhe bashkëpunimi. Fatkeqësisht, atje nuk kishte asnjë Kuvend efektiv gjatë gjithë vitit. Në përbërjet e mëparshme mund të them se në nivel parlamentar marrëdhëniet tona kanë qenë të shkëlqyera në komunikimin…

Lexo më Shumë

Viti që po e lëmë pas ishte një vit i trishtë, i karakterizuar me tragjedi të mëdha që prekën drejtpërdrejt qytetarët tanë, shumë dhimbje në nivelin kolektiv dhe dështime të njëpasnjëshme në nivelin politik. Pa hyrë në detajet e shumë aferave korruptive të regjimit dhe dëshpërimit të gjithmbarshëm shoqëror në këtë ditë festive, nuk mundemi të mos përkujtojmë 14 bashkëqytetarët tanë që u dogjën për së gjalli në spitalin modular të Tetovës dhe ata 45 bashkëqytetarë të tjerë që humbën jetën në mënyrë po aq mizore në tragjedinë me autobusin në Bullgari. Dhe njëherit, të përsërisim thirrjen tonë të vazhdueshme…

Lexo më Shumë

Çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup nga 1 janari do të rritet për 14 për qind, që do të thotë se po kthehemi në nivelin e çmimit të ngrohjes së vitit 2018, njoftoi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski. Kjo përqindje, siç tha Bislimoski, është ajo që mund të bëjë Komisioni Rregullator, edhe pse kompanitë kërkuan rritje enorme të çmimit, por nuk është e drejtë që kostoja e gazit natyror të bjerë mbi supet e qytetarëve. Ai informoi se dje u ka dërguar thirrje për ndihmë edhe Qeverisë edhe Qytetit të Shkupit dhe komunave të Shkupit. Qeveria, sipas…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në urimin e Vitit të Ri drejtuar qytetarëve tha se duhet kohë për të amortizuar goditjet ndaj shtetit të së drejtës, të cilat, siç thotë ai, janë të përditshme nga qendra të ndryshme të pushtetit. “Reformat në sektorin që unë drejtoj nuk janë as të shpejta dhe as të lehta. Ka sulme të përditshme ndaj shtetit të së drejtës, nga qendra të ndryshme të pushtetit, dhe çmontimi i mbetjeve të regjimit në gjyqësor kërkon kohë dhe durim real. Megjithatë, jam i sigurt se pasi problemet tashmë janë folur publikisht dhe zgjidhet puna e tyre dhe…

Lexo më Shumë

Në vitin 2021, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë pesë fundjava të zgjatura. Prej gjithsej 11 ditë jo-pune për të gjithë qytetarët, pesë shoqërohen me fundjavën, ndryshe nga ky vit, kur kishte gjashtë fundjavë festive të zgjatura. Fundjava e parë e zgjatur për të gjithë qytetarët do të jetë gjatë festave të Vitit të Ri, kur dita jo-pune është 1 janari, e premtja. Dita e dytë jo-pune që bashkohet me fundjavën është 3 maji, dita e dytë e festës krishtere – Pashkët. Do të ketë fundjavë të zgjatur për 24 maj – Dita e Shën Cirilit dhe Metodit,…

Lexo më Shumë

Me rastin e festave të fundvitit, Sport Life ka donuar pako të Vitit të Ri në më shumë institucione për fëmijë dhe të rinj të kategorive të ndjeshme. Gjatë kësaj dhe javës së kaluar, përfaqësuesit e Sport Life i vizituan: Shtëpinë e fëmijëve “11 tetori” në Shkup, Qendrën brendakomunale për punë sociale-Kumanovë, shoqatën Qendra regjionale për persona me pengesa intelektuale “Porosia e jonë” nga Kumanova të cilët u gëzuan me pakot e Vitit të Ri. “ Më e rëndësishme është gëzimi dhe lumturia e fëmijëve, për këtë arsye, për festat e fundvitit, Sport Life misionin e saj human e dedikoi…

Lexo më Shumë

Më 20 dhjetor për herë të parë në Kosovë u mbajt ngjarja për burrat më të suksesshëm nën organizim të Gentelmen magazin dhe Friday communications. Në këtë mbrëmje, u bënë përzgjedhjet e burrave më të suksesshëm për vitin 2021 në 13 kategori, ndërsa çmimi për “Burri i vitit në përzgjedhjen e organizatorëve” iu nda z. Arton Gjokaj, drejtorit të myWorld në Kosovë dhe në Shqipëri. Arton Gjokaj, edhe pse i ri, me shumë merita e mori këtë shpërblim special si provë për zhvillimin e suksesshëm të myWorld në tregun e Kosovës. z. Gjokaj, i lindur dhe i rritur në Tuz…

Lexo më Shumë