Shpërthen zjarr ne ,,Ish auto parku i autobusave POLET,, ne Tetovë ne naten e nderrimit te moteve . Intervenim i shpejt nga zjarrfiksat e NJTKZ Tetovë,ka bere qe zjarri te vehet nën kontroll dhe lokalizohet tërësisht ka informuar shefi i Njesise se Zjarrfikesve ne Tetove, Uka Aliti. 9 zjarrfikës hero arrin te parandalojnë katastrofë…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (31.12.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 143 kundërvajtje, prej të cilave dyzet e tetë për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, nënëtëmbëdhjetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer. Poashtu janë shqiptuar njëmbëdhjetë sanksione për parkim në mënyrë jo të rregullt, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, katër sanksione për shfrytëzimin e telefonit…
Në Klinikën Universitare të Toksikologjisë në Shkup, gjatë natës së ndërrimit të motmoteve janë regjistruar 17 persona të dehur nga alkooli, nga të cilat shtatë të mituri të moshës 14 deri në 17 vjeç, njoftojnë për MIA nga ISHP Klinika Universitare e Toksikologjisë – Shkup. Sipas klinikës, 10 pacientë ishin meshkuj dhe shtatë ishin femra. Ata u larguan nga klinika pas trajtimit ambulator. Në prag të festave të fundvitit, Urgjenca Mjekësore dhe Klinika Universitare e Toksikologjisë apeluan për konsum të moderuar të ushqimeve dhe pijeve alkoolike, në mënyrë që të mos ketë helmime nga alkooli, zënka dhe aksidente trafiku, por…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistën për MIA tha se salla plenare e Kuvendit është e pajisur me teknologji të ri dhe është plotësisht e digjitalizuar. Ai theksoi se sistemi do të promovohet pas vitit të ri dhe se qeveria e re pritet të votohet në sallën plenare, dhe jo në sallën kupolë. “Sapo përfunduam punët në sallën plenare. Është vendosur pajisje teknike. Pas festave duhet të vijojë faza e testimit të sistemit. Sistemi do të lëshohet dhe promovohet pas vitit të ri dhe shpresoj se zgjedhje e qeverisë së re do të jetë poshtë në sallën plenare me…
Autobusët nga transporti publik në Shkup sot do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, me çka përfshirjet e para të automjeteve do të jenë më vonë se e zakonshmja, ndërsa të tjerat sipas itinerarit të së dielës. Të dielën (2 janar) do të vozitet sipas itinerarit të së dielës, me terminet e zakonshme të përfshirjeve të para në të gjitha linjat, njoftoi Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkupi” Kujdestarë sot prej orës 10 deri në orën 17 do të jenë biletaritë në Qendrën Transportuese, Tregun e Gjelbër dhe biletaria në Gjorçe Petrov. Të dielën (2 janar) kujdestarë prej orës 7 deri…
Prej sot qytetarët në Shkup do të paguajnë më shtrenjta për ngrohjen, pasi që prej sot çmimi është rritur për 14,05 për qind për të gjithë konsumatorët. Tri kompanitë që furnizojnë qytetarët – Balkan Energy Group (BEG), ESM Energjetika dhe Shkupi Veri nga 1 janari faturojnë me çmimet e reja, që u vendosën edhe nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, përcjell INA. Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski tha se kriter bazë për formimin e çmimit të ngrohjes qendrore është çmimi i gazit natyror, i cili vitin e kaluar mesatarisht ka qenë rreth 240 dollarë për metër kub normal, ndërsa sivjet është…
Policia e Shkupit në 12 muajt e fundit ka arrestuar rreth 300 kriminelë për të cilët paraprakisht është shpallur urdhër arrest. Sipas të dhënave të MPB-së, gjatë vitit 2021 nga ana e njësiteve organizative në kuadër të SPB-së Shkup dhe Ekipit operativ – kërkime, janë ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitetesh me ç’rast rregullisht janë mbledhur njohuri për personat të cilët i nënshtrohen veprimtarisë së bastisjes me urdhër të pranuar. nga Gjykata Themelore Penale Shkup, Prokuroria Themelore Publike Shkup, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup, Burgu i Idrizovës, burgu i Shutkës e të tjerë.…
Nga LSDM-ja në pushtet konsiderojnë se me, siç thonë ata, reagimin e shpejtë të Qeverisë dhe mobilizimin e kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë elektrike, kanë parandaluar goditjen e çmimeve për qytetarët. Rritja prej 9.4 për qind nga partia thonë se është larg parashikimit fillestar prej mbi 25 për qind. “VMRO DPMNE-ja e udhëhequr nga Mickoski edhe një herë konfirmon se nuk janë dhe nuk duan të jenë opozitë konstruktive në kohë krize. Ata gënjyen në kulmin e pandemisë KOVID 19, gënjejnë edhe tani. VMRO DPMNE-ja nuk mendon dhe nuk kujdeset për qytetarët, por me vetëdije e shfrytëzon çdo krizë,…
I dënuari me 15 vjet burg në rastin “Monstra”, Fejzi Aziri, ka shkruar një letër publike në lidhje me këtë rast, duke thënë se ka prova të reja. Aziri në letrën e tij thotë se porositës të rastit “Monstra” janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov dhe Trajko Veljanoski, ndërsa thotë se organizatorë kanë qenë ish-ministrja Gordana Jankulloska, dhe persona të tjerë. Më poshtë e keni letrën e plotë të Fejzi Azirit, pa ndërhyrje: Unë, Fejzi Aziri, më ditë 23.02.2021, jam dënuar me 15 vjet burgim (një dënim të vetëm), për vrasjen e pesëfisht të ndodhur në liqenin e Smilkovës në…
Gjyakat e Apelit vendimin për lirimin nga paraburgimi të akuzuarin Orce Kamçevit do të mer javën e ardhshme. Kamçev Vitin e Ri nuk do ta kalojë në Shutkë, por në një spital privat. Ai dje është dërguar në spital për shkak të dhimbjeve të barkut me lejen e mjekut të burgut dhe gjykatësit Ilija Trpkov, shkruan Alsat. Nga Spitali Sistina për Alsat thanë se si spital klinik privat e respektojnë privatësinë e pacientëve të tyre dhe nuk do të komentojnë gjendjen shëndetësore të pacientëve apo identitetin e tyre. Mbrojtja e Kamçevit, i cili prej nëntë muajsh është në paraburgim për…
Në ditën e fundit të vitit 2021 nuk kishte asnjë organizim të posaçëm në sheshin e qytetit, qoftë për të rriturit ose fëmijët. Madje, më të vegjlit nuk i’u gëzuan as ardhjes së baba gjyshit të Vitit që tradicioalisht i gëzonte me dhurata të ndryshme. Pavarësisht kësaj, fëmijët ishin të lumtur për dhuratat që kishin marrë nga prindërit e tyre. “Dëshira ime ishte të kem piano dhe këtë e mora para Vitit të Ri. Dëshiroj të bëj shumë gjëra, të vizatoj, të laj në piano”, shprehet një fëmijë. Ndryshe nga fëmijët, në fytyrat e të rriturve nuk kishte ndonjë buzëqeshje…
Data 2 janar është e diela e parë për këtë vit, dhe dita e parë kur nis zbatimi i ligjit të ri ku dita e diel është ditë jopune në Maqedoninë e Veriut, përveç veprimtarive që nuk e ndërpresin dot punën, shkruan TV21. Inspektorati i Punës ka njoftuar se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe plotësimeve të Ligjit për Marrëdhënie Pune, nga 2 janari do të vendosë kujdestari nëpër rajone, në të cilat punëtorët mund të denoncojnë nëse u janë shkelur të drejtat në lidhje me punën në të dielën. Para fillimit të kryerjes së punës të dielën,…

