Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga dje nga ora 22:00 deri në ora 03:00 është zbatuar aksion kontrollues nga ana e policisë. Aksioni ka të bëjë me zbulimin e shoferëve që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur dhe në territorin e SPB Tetovë janë gjobitur 12 shoferë. Ata po ashtu janë përjashtuar nga komunukacioni, ndërsa aksionet e këtilla do të vazhdojnë të zbatohen edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Author: Hamdi Kumanova
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Amir Elezi, ka uruar vitin e ri. Elezi ka njoftuar se në ndërrimin e motmoteve kanë lindur pesë fëmijë në spitalin Klinik të Tetovës, transmeton TetovaSot. “Urojmë të jetë vit i frytshëm 2022! Ashtu siç filloi mbremë në ndërrimin e motmoteve, me lindjen e një vogëlushje dhe më pas edhe 4 lindje tjera në Spitalin Klinik të Tetovës. Gëzuar për gjithë personelin e spitalit, për ju miq dhe dashamir, qoftë ky viti i sukseseve tona të perbashkëta!” ka njoftuar Elezi.
Një person ka vdekur pasi zjarri ka kapluar hapësirat ndihmëse në fshatin Dobrushevë të Manastirit. “Gjatë mbrëmjes në hapësirat ndihmëse ka shpërthyer zjarr në të cilin ka vdekur gjyshi A.M.(94). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekje”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21. Trupi i 94-vjeçari është dërguar për obduksion.
Një rast i dhunës familjare ka ndodhur pas mesnatës në Tearcë të Tetovës. Babai ka denoncuar në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë birin e tij, pasi sipas tij, rreth orës 02:00 biri në shtëpi është sjellë në mënyrë agresive, ka kërcënuar anëtarët e familjes dhe ka dëmtuar pajisje në shtëpi, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21. Pas dokumentimit të rastit do të shqiptohet kallëzim përkatës.
Konkursi “Imagjino” do të jetë i hapur deri më 28 shkurt për të rinjtë që duan të garojnë me idetë e tyre, ku fituesit do të kenë mundësi të vizitojnë selinë e OKB-së në Nju Jork. Ndryshe, pjesë e kësaj gare deri më 15 dhjetor ishte mundësia për të kandiduar me dizajnin më të mirë të llogos Ku shpërblimi ka qenë një mijë euro. Udhëzimet për të aplikuar në këtë konkurs mund të gjenden KËTU. Ky është edicioni i dytë, në kuadër të Agjendës së Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm 2030.
Mbrëmë, në ora 21:00 në Sektorin për Punë të Brendshme Kumanovë, A.N.(45) denoncoi se bashkëshortja e tij, Z.Z.(42) nga Kumanova ka ikur nga shtëpia. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ndërmerren masat për gjetjen e personit, transmeton TV21.
Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, është kthyer në Burgun e Idrizovës, pas lirimit nga Spitali i Shkupit, ku qëndroi për disa ditë për shkak të sulmit kardiak që pësoi më 30 dhjetor. Ka qenë vetë Krasniqi që ka dhënë njoftimin nëpërmjet Facebookut. “Ju faleminderit, në këto momente foton e bëra për të ju treguar se e munda infarktin”, ka shkruar Krasniqi. Lajmin për lirimin e Komandant Malishevës e ka dhënë në Facebook edhe bashkëvuajtësi i tij, Fatmir Reçica. “Sot me bashkëluftëtarin Komandant Malisheva. Para pak orësh është liruar nga spitali dhe u bashkua me ne shokët e idealit…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në ora 14:35 në Stacionin Policor në Resnje është arrestuar 30-vjeçari me iniciale A.A. pasi ka sulmuar fizikisht policin gjatë kryerjes së detyrës. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse, transmeton TV21.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 6.651 testime, 435 kanë rezultuar pozitiv me coronavirus. Prej rasteve të reja 214 janë në Shkup, Manastir 36, Ohër 24, Prilep 21, Kavadar 17, Kumanovë 16, Strumicë 12, Gjevgjeli dhe Resnjë 11, Kërçovë dhe Negotinë 9, Gostivar, Veles dhe Shtip 7, Tetovë 6, Strugë dhe Radovish 5, Koçani 4, Vallandovë, Bogdanci dhe Demir Hisar 3, Sveti Nikole, Dellçevë, Probishtip dhe Dojran 1. Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur edhe 534 shërime dhe 9 të tjerë kanë humbur jetën. Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni…
Foshnja e parë e lindur në Çair në vitin 2022 është djalë, peshon 4180 gr. dhe ka lindur në ora 02:33 pas mesnate. Sot qëndrova në Gjinekologjinë e Çairit, ku edhe erdhi në jetë foshnja dhe bashkë me drejtorin e këtij institucioni Bashkim Ismailin dhe personelin kujdestar mjekësor vizituam të porsalindurin dhe nënën Angela Gelevska. Me këtë rast foshnjës së parë të lindur si Komunë e Çairit i dhuruam edhe një shumë simbolike prej 15.000 denarëve. Edhe foshnjës edhe nënës ju urova shëndet të mirë. Ndërsa siç më informuan nga personeli mjekësor në Gjinekologjinë e Çairit pas mesnatës deri sot…
Franca, nga 1 janari, ka marrë kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian që do të zgjasë deri në fund të muajit qershor. Një varg prioritetesh ka caktuar Franca si tema, me të cilat do të merret në gjysmën e parë të këtij viti para se t’ia dorëzojë Çekisë kryesimin e radhës për pjesën e dytë. Pos temave që kanë të bëjnë me forcimin e autonomisë strategjike të BE-së, rritjes së kapaciteteve mbrojtëse, reformën e zonës së Shengenit, zbatimin e qëllimeve për mbrojtjen e mjedisit, energjinë e tema tjera, Franca ka paralajmëruar se një kujdes të veçantë do t’ia…
Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski tha se mbrja e kaluar ka qenë ndër më të qetat, pa vepra penale dhe pa shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Spasovski thotë se qytetarët festuan vitin e ri me përgjegjshmëri. “Mbrëmja e vitit të ri ishte ndër më të qetat, pa shkelje të rendit dhe qetësisë pulbike dhe pa vepra penale. Kjo ka ndodhur edhe në SPB Manastir. Në Prilep gjithashtu ishte ndër festat ku është festuar me qetësi, ashtu si; ka qenë në nivel shteti. Kishim shkelje të rendit dhe qetësisë publike në Shkup, dhe po ashtu edhe një aksident që për…

