Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.072 testime, 246 kanë rezultuar pozitiv për COVID-19. Prej rasteve të reja 145 janë në Shkup, Strumicë 16, Prilep 14, Shtip, Ohër dhe Manastir 12, Kavadar 10, Neogtinë 4, Strugë, Gjevgjeli dhe Kumanovë 3, Veles dhe Resnjë 2 dhe nga 1 në Kërçovë, Gostivar, Vallandovë, Radovish, Tetovë, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonski Brod. Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar edhe 547 pacientë të shëruar dhe 6 persona kanë humbur jetën. Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 225.730 pacientë me COVID-19,…

Lexo më Shumë

Inspektorët e Punës sot janë në terren dhe po kontrollojnë nëse respektohet Ligji për marrëdhënie pune që po e definon ditën e diel si të jopune për 92 për qind të punëtorëve. Drejtorja e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska në deklaratë për TV21 thekson se të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin dhe punojnë gjatë ditës së sotme do të shqiptohen masa. “Instruktorët janë në teren dhe ne para se të gjithash punojmë në mënyrë edukative, varësisht nga situata, megjithatë për të gjithë ata që do të shkelin ligjin do të ketë sanksione”, tha Simevska. Ajo thekson se gjoba është…

Lexo më Shumë

Me shitore të braktisura dhe rrugë gati boshe, qyteti i vogël i Vallandovës është si shumë qytete tjera në Maqedoninë e Veriut ku të rinjtë në numër të madh shpresojnë se do të gjejnë jetë më të mirë në migrim. Kështu fillon raportimi i France Presse për migrimin e vendeve të rajonit. “Ashtu sikurse vendet tjera në Ballkan, Maqedonia e Veriut lufton me rënie alarmante demografike e nxitur nga emigrimi masiv. Vendi humb 10% të popullatës në 20 vite, ndërsa tani numëron 1.8 milionë banorë sipas regjistrimit preliminare të regjistrimit të popullsisë në shtator. 200 mijë banorë më pak se…

Lexo më Shumë

19 vite punon si shitës i lodrave pranë Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup. Quhet Nikolla Kirev por të gjithë e njohin me nofkën “Koki plastikë”. Në këtë vend stacionohet që nga ora 09.00 e mëngjësit deri në ora 15.00 në mesditë. Ndërsa gjatë fundjavave shkon pranë Kopshtit Zoologjik. Punën e bën me pasion dhe më së shumti gëzohet kur sheh fëmijë, edhe pse në spital ,të lumtur pasi kanë blerë ndonjë lodër. “Çdo ditë i marrë lodrat në magazinë i pastroj, pastaj i mbështjelli dhe vi këtu i rendis. Pastaj prapë i mbledh prej këtu. Me qejf e…

Lexo më Shumë

Sot, në ora 01:00, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, tek fshati Xhepçisht një veturë me targa të panjohura ka goditur një këmbësor. Pas fatkeqësisë, shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes, ndërkaq këmbësori N.I. (36) nga Tetova ka mbetur i lënduar rëndë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.

Lexo më Shumë

I dërguari i posaçëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, Vllado Buçkovski beson se gjatë muajve të ardhshëm Bullgaria do të tërheq bllokimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. “Në vitin 2021 Bullgaria nuk kishte qeveri të rregullt për tetë muaj. Atje kishin tre palë zgjedhje parlamentare dhe po ashtu edhe zgjedhe presidenciale. Kjo ndikoi edhe te përpjekjet tona për të gjetur zgjidhje të përbashkët dhe ta heqim bllokimin”, tha Buçkovski. Ai pret që në vitin 2022 të gjendet zgjidhje e pranieshme me Bullgarinë. “Kjo zgjidhje duhet të bazohet në respektim të…

Lexo më Shumë

Sot, pas mesnate, në ora 00:10 në një objekt hotelerik në hyrje të fshatit Negotinë të Gostivarit, është arrestuar A.T.(24) nga Shqipëria. Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimi ka ndodhur pasi ajo ka keqpërdorur qëndrimin, gjegjësisht ka qëndruar në kundërshtim me qëllimin, transmeton TV21. Është mbajtur në stacionin policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

EVN Home nuk do të blejë energji elektrike prej prodhuesve preferencialë, të cilët përdorin burime të rinovueshme të energjisë, por ky fakt nuk do të ndikojë në statusin preferencial të këtyre hidrocentraleve. Qeveria e ndryshoi Dekretin për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në rastet e fatkeqësive atmosferike dhe natyrore, avarive dhe çrregullimeve në tregjet e energjisë elektrike, në pjesën për mënyrën e furnizimit me energji elektrike në gjendje krize. Qëllimi është që EVN Home të zvogëlojë shpenzimet për furnizim me energji elektrike në vend që të blejë nga prodhuesit preferencialë do të blejë nga SHA ESM…

Lexo më Shumë

LSDM përmes një komunikaite u shpreh se falë reagimit të shpejtë të qeverisë dhe mobilizimit të të gjitha kapaciteteve vendore të prodhimit të energjisë elektrike, është parandaluar shtrenjtimi drastik. “Tarifa e lirë në mbrëmje si dhe tarifa e lirë të dielën mbahen dhe nuk do të ketë kufizime. Po ashtu qeveria siguroi 60 milionë denarë për mbështetje të konsumatorëve që janë në rrezik social”, shprehen nga LSDM. Ata shtojnë se këto fakte e demantojnë Mickoskit i cili, sipas LSDM-së, gënjente se çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 30-40 për qind. “OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk kanë për qëllim të…

Lexo më Shumë

Pas disa viteve seanca gjyqësore vitin e kaluar përfunduan lëndët kryesore të inicuara nga ish-Prokuroria Speciale Publike për përgjimin e jashtëligjshëm masiv. Protagonist kryesor në këto lëndë ishte ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, i cili si i akuzuar i parë në rastin “Target – Fortesa”, për përgjimin e jashtëligjshëm masiv 2008 – 2015, ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 12 vite burg. Në fillim të vitit 2021, gjithashtu Gjykata Penale në Shkup, solli vendim edhe për rastin “Thesari”, në të cilin Mijallkovi ishte shpallur fajtor për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe ishte dënuar…

Lexo më Shumë

Mbi 46.4 milionë euro janë të hyrat vjetore nga pikëpagesat për vitin 2020, që është për 2.8 milionë euro më shumë në krahasim me vitin 2018 dhe për 12.1 milionë më shumë në krahasim me vitin 2020. Mbi 25% e të hyrave vjet janë realizuar përmes pagesës elektronike në Korridorin 10. Sivjet, ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” pret të hyra mbi 50 milionë euro, vendosja në funksion të pikëpagesave në Preod dhe Kadrifakovo në autostradën Shkup Shtip si dhe pagesë me sistem elektronik në pikëpagesat aktuale në Korridorin 10. Drejtori i ndërmarrje publike “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rustemi sqaron se…

Lexo më Shumë

Nga dita e sotme fillon të jetë dita e diel ditë jopune. Inspektorati i Tregut u bëri thirrje punëtorëve të paraqesin çdo rast nëse ballafaqohen me shkelje të të drejtave të tyre. Ata që do të punojnë të dielën në veprimtari në të cilat procesi tekniko-teknologji nuk mund të ndërpritet, do të duhet të marrin mëditje më të larta për 50% dhe duhet të ketë një ditë të lirë të cilën do të mund ta shfrytëzojnë brenda 7 ditëve të ardhshme. Inspektorati i Punës ka njoftoi se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe plotësimeve të Ligjit për Marrëdhënie…

Lexo më Shumë