Author: Hamdi Kumanova

Një nga liderët e koalicionit qeveritar në Bullgari, Slavi Trifunov, i partisë “Ka një popull të tillë” ka thënë se Sofja mund të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, nëse Shtetet e Bashkuara heqin vizat për shtetasit bullgarë. “Nëse amerikanët duan aq shumë që Maqedonia e Veriut të jetë në Bashkimin Evropian, qytetarët e Bullgarisë, si dhe qytetarët e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian, nuk duhet të kenë nevojë për viza për të shkuar në Amerikë”, tha Trifonov, prezantues i njohur televiziv. Ai heqjen e vetos e ka kushtëzuar edhe me kërkesën që Bullgaria të bëhet menjëherë anëtare e…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti përmes një publikimi njofton se ka përfunduar rekonstruimi i rrugës Bukoviq – Raoviq, projekt ky i finsansuar nga programi i TAV Maqedoni që për qëllim ka përmirësimin e cilësisë së jetës së qytearëve. Vlera e projektit shkon në 47.000.000 denarë dhe është e rëndësisë së veqant për banorët e kësaj zone -shkruan Bexheti. https://fb.watch/aiEj33bFbU/

Lexo më Shumë

Të gjithë ata të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nga sot e tutje duhet të posedojnë dëshminë e vaksinimit të plotë me dy doza kundër COVID-19. Një vendim të tillë e kishte marrë Qeveria e Kosovës më 1 dhejtor 2021, kur edhe kishte miratuar masat anti-COVID. “Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19”, thuhej në vendimin e Qeverisë së Kosovës. Në vendim gjithashtu thuhet se shetatist e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje…

Lexo më Shumë

Një ndër mjekët më të mirë në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, neurolog specialist me përvojë shumëvjeçare në Klinikën Universitare për sëmundje neurologjike në Shkup dr. Arben Taravari më 1 Janar të këtij viti në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, ka marrë thirrjen mësimore-shkencore Profesor i rregullt në fushën e neurologjisë së neuroshkencave – Profesor Ordinar, njoftojn nga Fakulteti i Mjekësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, përcjell in7 Në njoftimin e Buletinit të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” thuhet: Në bazë të gjithë dokumentacionit të paraqitur dhe…

Lexo më Shumë

Në ski-pistat në Mavrovë, të dielën rreth orës 14, ka shpërthyer një rrahje e ashpër, mes disa personave nga Gostivari dhe disa shtetasve të Kosovës, të cilët janë lënduar rëndë njëri-tjetrin, raportojnë për Sdk.mk dëshmitarët okularë të ngjarjes që po bënin ski në pista. Pas denoncimit në polici, pjesëmarrësit në përleshjen masive janë arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor në Gostivar. Për ngjarjen Sdk mori konfirmim nga MPB-ja. “Disa shtetas të Kosovës dhe disa persona nga Gostivari janë ndaluar në stacionin policor për shkak se kanë marrë pjesë në një përleshje fizike rreth orës 14, në ski-pistën e Bistrës për…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në ditën e parë të punës së vitit të ri, përmes Konferencës tematike për media e shënoi hyrjen e Maqedonisë së Veriut në treshen kryesuese të OSBE-së. Treshja kryesuese me organizatën përbëhet nga kryesuesja e vitit të kaluar, Suedia dhe kryesuesja e sivjetme Polonia. “Kam kënaqësinë që si aktivitet të parë këtë vit t’i prezantoj njerëzit e Ministrisë të cilët janë më meritorët edhe për marrjen e besimit që kryesojmë me OSBE-në; këta janë të njëjtit të cilët do ta bartin barrën më të madhe të kësaj sfide – këta janë…

Lexo më Shumë

Më datën 02.01.2021 në ora 18:25 minuta nëpunës policorë të NJPB Resnjë kanë marrë denoncim-thirrje për mdihmë nga J.D. (20) nga Manastiri. Sipas denoncimit, për shkak të orteqeve të mëdha të borës në malin Galiçicë, ai me automjetin e tij “suzuki” me targa regjistrimi të Manastirit, së bashku me bashkëudhëtarët e tij A.V. dhe GJ.D., të dy nga Manastiri, kanë qenë të ngujuar në rrugën Oteshevë-Shën Naum, në të cilën ka paur ndalesë aktive për qarkullimin e automjetve në dimër. Nëpunës policor të Pikë Kalimit Kufitar “Stenjë” menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë gjetur automjetin të…

Lexo më Shumë

Avokati Naser Raufi e cilëson si të padrejtë vendimin e Gjykatës Supreme për rastin “Lagja e Trimave”, me të cilin pamundësohet rigjykimi i kësaj lënde. Në një prononcim për gazetën LAJM, Raufi, tha se Supremja ka refuzuar të gjitha ankesat e të dënuarve dhe palës mbrojtëse ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit. “Ne si palë mbrojtëse ende nuk kemi pranuar aktgjykimin, por këtë vendim e kanë pranuar të dënuarit dhe unë e kam këtë vendim prej tyre. Sipas rregullorës së Gjykatës, fillimisht vendimin e pranojnë të dënuarit pastaj ne avokatët. Sipas informacioneve të mia, të dënuarit vendimin e kanë pranuar…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e treshes kryesuese të OSBE-së, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Ai shtoi se tashmë formalisht fillojnë detyrimet e Maqedonisë së Veriut me kryesimin e OSBE-së në vitin 2023. “Bashkë me fillimin e vitit 2022 Maqedonia e Veriut u bë pjesë e TRIO-s kryesuese të OSBE-së ose e njohur si treshja e OSBE-së. Bashkë me kryesuesin e vitit të kaluar Suedinë si dhe me kryesuesen aktuale për këtë vit Poloninë. Me këtë edhe formalisht fillojnë detyrimet tona lidhur me kryesimin me OSBE-në në vitin 2023 me organizatën më të madhe të…

Lexo më Shumë

Auto Moto Lidhja e Maqedonisë së Veriut (AMSM) ka informuar sot lidhur me gjendjen nëpër pikat kufitare të vendit. Sipas njoftimit, në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. AMSM rekomandon drejtuesit të komunikacionit për kujdes dhe kufizim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut po e përmbyll vitin 2021 pa rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, bazuar në vlerësimet e institucioneve dhe organizatave që merren me luftimin e kësaj dukurie. Sipas raportit të fundit të Transparency International, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 111-të nga 180 vende në botë, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit. Prani më të madhe të korrupsionit ka në gjyqësor, i cili me vendimet selektive, jo të drejta, zvarritjen e lëndëve gjyqësore, stimulon korrupsionin në sferat tjera. Pikërisht kjo ka bërë që më 2 mars, Qeveria e Maqedonisë së Veriut të miratojë…

Lexo më Shumë

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Nga atje thonë se zaevizmi e shtrenjtoi energjinë elektrike për qytetarët. “Ky shtrenjtim është sa dy fatura të reja në nivel vjetor, Ja çfarë goditje katastrofike ndaj standardit shkaktoi zaevizmi. Energjia elektrike përveç shtrenjtimit bazik, plotësisht shtrenjtohet edhe në bazë të heqjes së tarifës së lirë ditore. Që këtu, shtrenjtimi i përgjithshëm paraqet mbi 15 për qind. Kjo do të thotë se një familje e cila ka paguar 2000 denarë në muaj për energji elektrike, do të paguajë tani nga 2,300 denarë plus…

Lexo më Shumë