Author: Hamdi Kumanova

“Vendimi që Qeveria e Kosovës solli një muaj më parë, sot hy në fuqi. Prej sot më 3 janar, të gjithë qytetarët që duan të vizitojnë Republikën e Kosovës duhet patjetër të plotësojnë kushtin për COVID-19, pra të jenë të vaksinuar me dy doza kundër COVID-19, përndryshe vizita e tyre në Republikën e Kosovës është e pamundur”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi. Komandanti i pikës kufitare në “ Bllacë”, Besim Asani, tha se qytetarët nuk janë të informuar mjaftueshëm, andaj ka edhe nga ata që mbërrijnë deri në kufi, por duhet të kthehen mbrapsht sepse nuk plotësojnë kushtet për…

Lexo më Shumë

Se si do të zhvillohen negociatat mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, me çfarë dinamike dhe nëse do të ketë afate për marrëveshje të komisioneve të reja, do të përcaktohet në takimin Petkov-Kovaçevski – njoftoi kryeministri bullgar për BTV, raporton Alsat. Ai tha se fqinjësia e mirë është një kusht për përparim dhe pret kompromis. “Kur keni një kornizë të tillë, për mendim pasi të gjithë mund të përfitojmë nga fqinjësia e mirë, shpresoj se kompromisi për temat që pret qeveria bullgare nga shteti maqedonas, do të pranohen më lehtë dhe më mirë”, tha Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë. Përfaqësuesi i…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka nxjerrë pasurinë që e posedon. Kjo bëhet e ditur në listën e publikuar anketuese nga Komisioni Antikorrupsion. Dy apartamente të vogla, një objekt afarist zyrë, dy depozita bankare, dy kredi, aksione dhe një garazh është pasuria e Arsovskës, përcjell INA. E gjithë pasuria që Arsovska ka raportuar figuron si pronë e përbashkët. Garazhi prej 15 metrash katrorë është në vlerë prej 248 mijë denarë . Arsovska posedon edhe objekt afarist zyre 22 m2, në vlerë prej 1,5 milionë denarë ose rreth 24 mijë e gjysmë euro. Të njëjtën vlerë prej 24 mijë…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave shprehen të zhgënjyer që deputetët nuk iu përgjigjën kërkesës së tyre për rritjen e pagës minimale nga 15 në 18 mijë denarë. Një kërkesë të tillë e kanë dorëzuar në Kuvend në dhjetor, për të reaguar në kohë përpara valës së paralajmëruar të rritjes së çmimeve, raporton Alsat. Sindikalistët për Alsat thanë se nëse paga minimale rritet në 300 euro, atëherë ajo do të jetë 60 për qind e pagës mesatare. Këto mjete do t’i ndihmojnë ata të kapërcejnë problemet financiare, të shkaktuara nga çmimi i ri i energjisë elektrike, dhe produkteve të tjera bazë. “Më duhet…

Lexo më Shumë

Gjendja epidemiologjike në Kumanovë është stabile në raport me të sëmurët nga Kovid-19, informuan sot kompetentët nga spitali. Spitali modular para Vitit të Ri është mbyllur, ndërsa në repartin infektiv janë vetëm 11 të shtruar pozitivë me Kovid-19, ndërsa ambulanta ditore ka 30 deri në 40 ekzaminime, por jo vetëm për Kovid pozitiv, por edhe për infeksione të tjera, karakteristike për muajt e dimrit. Ka një rritje të lehtë të pacientëve nga patologji të tjera në departamentin e spitalit dhe në pediatri. Aktualisht në Kumanovë është rritur numri i qytetarëve, sidomos i kumanovarëve që janë kthyer nga vendet e Evropës…

Lexo më Shumë

U.d drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi, sot e mori detyrën nga drejtori i deritanishëm Abdusamed Shabani. “Enuzi dhe Shabani diskutuan për aktivitetet lidhur me grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale dhe sfidat gjatë menaxhimit me njërën nga kompanitë më të mëdha publike, e cila është me rëndësi jetike për funksionimin e Qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e NP “Higjiena komunale” – Shkup. Zudi Enuzi Koka është i diplomuar në drejtësi, dhe deri tani ka qenë aktiv në sektorin e biznesit privat si menaxher i disa kompanive.

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Historinë e Can Seferit e keni dëgjue të gjithë. Pleqnar, burrë që i ka hije vendi e kuvendi. Cani ka pleqnue me qindra e mijëra raste në Kosovë e shqiptari. Historinë e tij ma ka treguar një familjar i jemi – dhjetë vite më i ri se unë. Cani kishte pas pleqnue shumë raste në rrethinën e Prizrenit, e prizrenalitë ishin ndjerë të prekur nga ky realitet. Pse prej Seferi po vjen një burrë me na pleqnue problemet që i kemi. Prizrenalitë e kanë pyet Canin qysh po kije sukses me pleqnue në Prizren, qysh po ndikon tek…

Lexo më Shumë

Uji i pijshëm në qytetin e Shkupit është i sigurt për t’u pirë, tregojnë rezultatet e analizave të mostrave të marra nga 39 pika matëse.“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 27.12.2021 deri më 31.12.2021 ka marrë 182 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 182 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 39 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, thuhet në kumtesën e sotme nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup. Prej kësaj Ndërmarrje Publike,…

Lexo më Shumë

Ministri i parë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i VMRO-DPMNE-së nga viti 1998 deri në vitin 2002, Marjan Dodovski vdiq sot për shkak të komplikimeve nga kor onavirusi. Dodovski ishte deputet nga viti 2006 deri në vitin 2008, e më pas anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit. Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë ish-bashkëshortja e tij Ivanka Vasilevska në profilin e saj në Facebook. “Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se sonte, në klinikën shtetërore, Marjan Dodovski na la shumë herët. Marjani ishte një luftëtar i madh dhe i përkushtuar për Maqedoninë, ministri i parë i Mjedisit dhe…

Lexo më Shumë

Foshnja e parë në vitin 2022 ka lindur dje pasdite në repartin për gjinekologji në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Foshnja është e gjinisë mashkullore dhe ka lindur në ora 16.55. Bëhet fjalë për fëmijën e katërt të familjes Sinani. Fëmija dhe nëna e tij janë vizituar nga një delegacion i Komunës së Kumanovës. Në vitin 2021 në Kumanovë kanë lindur 933 fëmijë.

Lexo më Shumë

Derivatet e naftës nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për 1.5 denarë për litër, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton TV21. Me çmimet e reja, një litër EuroSuper Bs-95 do të shitet për 75 denrë, EuroSuper Bs-98 do të kushtoj 77 denarë, ndërsa një litër dizel do të shitet për 65.5 denarë për litër./TV21

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.561 testime për coronavirus, ndërsa 242 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup janë 173, Prilep – 12, Manastir – 10, Kavadar – 9, Kumanovë – 6, Gjevgjeli – 5, Veles – 4, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strumicë dhe Strugë – nga 3, Koçani dhe Dellçeva – nga 2, Kërçovë, Kriva Pallanka, Dibra dhe Vallandova – nga 1. Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa ISHP ka regjistruar 247 pacientë të…

Lexo më Shumë