Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë njofton se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të cilët si bashkëpunëtorë akuzohen për tentim për kryerjen e veprës penale, vjedhje e rëndë nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Nga Prokuroria thonë se dy 30-vjeçarë dhe një 32-vjeçar, të gjithë nga Kumanova, së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën ndërmjet datës 9 dhe 10 tetor, në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i sekuestrojnë stolitë me synimin për përvetësimin e tyre në mënyrë të paligjshme. “Me lopata e hoqën pllakën e…
Author: Hamdi Kumanova
Në muajin shkurt të vitit 2015, një agjent i marrëdhënieve publike i mirënjohur nga Franca dyshohet të jetë dora kryesore e hartimit të planit të konfliktit të kontrolluar në 9 dhe 10 majin e 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Për këtë atëkohë pat shkruar edhe javorja “Fokus“, duke shtuar se kompania franceze apo kryesisht eksperti francez kishte sjellë në tryezë planin “Le petite guerre” (Lufta e vogël), e cila do të ndodhte në Kumanovë, e kontrolluar nga ana e autoriteteve të asaj kohe, përcjell INA. Qëllimi ishte që të krijojë frikë dhe panik, dhe përmes aksionit policor të…
Tre partitë – partnere të Ka një popull të tillë (ITN) e Sllavi trifonovit në koalicionin bullgar në pushtet – Ndryshimi vazhdon (PP), Partia socialiste bullgare (BSP) dhe Bullgaria demokratike (DB) u distancuan nga qëndrimi i tij në të cilin fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në i ndërlidhi me heqjen e vizave për hyrje të qytetarëve bullgarë në SHBA dhe pranim të Bullgarisë në Zonën e Shengenit. Siç lajmëroi BGNES, koordinuesi i grupit të deputetëve të Ndryshimit vazhdon (PP) në Kuvendin bullgar, Andrej Gjurov theksoi se Bullgaria ka qëndrim të qartë dhe strategji për marrëdhëniet me vendin.…
Në Buxhetin për vitin 2021 është arritur realizim i të hyrave të përgjithshme për 15.3% më shumë krahasuar me vitin 2020, kurse tek shpenzimet kapitale është shënuar rritje e realizimit prej 45.2% krahasuar me vitin 2020. Tejkalim sa i përket planifikimit është shënuar tek të hyrat nga tatimet dhe kontributet për 2% kurse deficiti është realizuar me vlerë prej 38.8 miliardë denarëve ose 5.4% nga PBB që është më i ulët se deficiti i projektuar për vitin 2021 prej 6.5% nga PBB. “Е përcollëm vitin e kaluar me lëvizje pozitive në ekonomi edhe pse ishte akoma prezent ndikimi nga kriza…
Në periudhën nga data 27.12.2021 dewri më 02.01.2022 Ministria e Punëve të Brendshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve për mosplotësimin e kushteve të parapara për errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 11 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shoferëve të cilët kanë shkelur rregullat u janë shqiptuar dënime adekuate. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Zjarrfikësit e Tetovës gjatë vitit 2021 kanë pasur gjithsej 646 ndërhyrje në zjarre dhe aksidente trafiku, sipas të dhënave të tyre. Kjo shifër ilustron punën dhe intervenimin e përditshëm e Njësisë territoriale kundër zjarrit në Tetovë, thotë komandanti i zjarrfikësve Uka Aliti. “Të gjitha këto 646 ndërhyrje tona kundër zjarrit janë bërë jo vetëm në zonën e Tetovës por edhe në pesë komunat tjera rurale. Ne mbulojmë një nga territoret më të mëdha nga Jazhinca deri në Pirok, ndërsa gjatë vitit sigurisht që kemi qenë në ndihmë të kolegëve tanë në komunën Gostivar dhe Mavrovë-Rostushe. Unë do të vazhdoj t’u…
Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në territorin e Maqedonisë së Veriut. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme (03.01.2022) janë gjobitur 153 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Prej tyre 7 kanë vozitur me shpejtësi mbi 50 km/h më shumë se e lejuara, 5 makina me 70km/h më shumë se shpejtësia e lejuar. 65 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 88 jashtë vendbanimeve. “Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit t’i…
Dje rreth orës 18:20, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin F.A. nga një fshat i rrethit të Gostivarit, i cili paraprakisht në një banesë në Gostivar, kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 23-vjeçare dhe dy fëmijët e tyre të mitur. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.Ts
6 janari 2022 (e enjte) është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks në Maqedoni. Kështu njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, prej ku thonë se më 6 janar është festa e Buzmit. Njoftimi i Ministrisë: Në pajtim me Ligjin për festat në RMV (“Gazeta zyrtare e RMV-së”, nr.21/98 dhe 18/07), 6 janari 2022 (e enjte), Buzmi, një ditë para Krishtlindjes, është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS). Ua urojmë Buzmin qytetarëve të besimit ortodoks.
Dje rreth orës 17.00, në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Tetovë në afërsi të kryqëzimit të Zherovjanit, në të cilin kanë marrë pjesë tri automjete: vetura “Audi” me targa kroate të drejtuara nga 48-vjeçari F.A. nga Piroku i Tetovës, një veturë “Mercedes” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 20-vjeçari B.A. nga Senokosi i Gostivarit dhe vetura “Opel”, po ashtu me targa të gostivarit, e drejtuar nga 55-vjeçari M.A. nga Bogovina e Tetovës informon Tetovasot. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i “Opelit” D.A.H (32) nga Debreshi i Gostivarit,…
Ambasadorja franceze në Shqipëri Elizabeta Barsak, ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia nuk duhet të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në BE. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Barsak ka pranuar se dëshira për ndarjen e të dy vendeve, vjen nga frustrimi për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. “Në lidhje me këtë çështje, besoj se duhet ta tejkalojmë idenë se këto dy popuj mund të ndahen. E di se shumica thonë se këto dy vende janë trajtuar si një dhe për shkak se punët nuk shkojnë mirë në mes RMV-së dhe Bullgarisë, atëherë duhet…
Gjykata Evropiane e Auditorëve (ECA) do të mbajë më 10 janar një konferencë virtuale mbi raportin e saj të posaçëm të ardhshëm mbi mbështetjen e BE-së për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor. Në konferencë do të jepet një pasqyrë të detajuar të auditimit dhe për të vendosur konkluzionet dhe rekomandimet e tij në kontekst.Në Ballkanin Perëndimor, Sllovenia (që nga viti 2004) dhe Kroacia (që nga viti 2013) tani janë shtete anëtare të BE-së. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia nuk janë anëtarë të BE-së, por të gjithë ato aspirojnë të anëtarësohen. Megjithatë, procedura…

