Dje rreth orës 17.00, në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Tetovë në afërsi të kryqëzimit të Zherovjanit, në të cilin kanë marrë pjesë tri automjete: vetura “Audi” me targa kroate të drejtuara nga 48-vjeçari F.A. nga Piroku i Tetovës, një veturë “Mercedes” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 20-vjeçari B.A. nga Senokosi i Gostivarit dhe vetura “Opel”, po ashtu me targa të gostivarit, e drejtuar nga 55-vjeçari M.A. nga Bogovina e Tetovës informon Tetovasot. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i “Opelit” D.A.H (32) nga Debreshi i Gostivarit, ndërsa me lëndime trupore kanë përfunduar shoferi dhe pasagjeri i dytë i të njëjtit automjet, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës ku ishin transferuar për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.TetovaSot
Data 15.11.2026
Aktuale
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës



