Gjatë ditës së djeshme në ora 16:20 në rrugën “Boge Veljanovski” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar 52-vjeçarin S.A. nga Gostivari, i cili paraprakisht rreth orës 15:30 në një market në rrugën “Pitarnica” në Gostivar kishte sulmuar fizikisht 26-vjeçarin A.T. nga Gostivari. “Ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj S.A. do të vijojë një parashtresa adekuate”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.
Author: Hamdi Kumanova
Amvisëritë dhe kompanitë në Kumanovë që përdorin gaz nga ky muaj do të paguajnë fatura më të larta për mbi 200 për qind. Në vend se 25 denarë për metër kub sa ishte vitin e kaluar, tani, gazin do ta paguajnë 80 denarë. Kjo rritje e madhe e çmimeve është për shkak të krizës globale, kështu që furnizimi i ri me gaz të NP “Kumanovo-gas” ka kushtuar dy herë më shumë në krahasim me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk. “Kjo nuk varet nga ne, e tillë është kjo është situata në të gjithë vendin dhe në Evropë. Deri më tani gazin…
Dita e parë e Krishtlindjeve – 7 janari (e premte), sipas kalendarit ortodoks, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bëjnë të ditur nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Nga atje shtojnë se 7 janari është shpallur ditë jopune në përputhje me Ligjin për festat. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ua uron Krishtlindjet qytetarëve të fesë ortodokse.
Gjatë ditës së djeshme (04.01.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 271 shoferë, prej tyre trembëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tri automjete me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 89 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 182 jashtë vendeve të…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot bashkë përfaqësues të Shtatmadhorisë së Armatës dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së do të qëndrojnë për vizitë në poligonin ushtarak “Krivollak” dhe do të kryejnë mbikëqyrje të aktiviteteve që realizohen në më shumë lokacione të këtij poligoni. Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes (MM), me investime në infrastrukturë, objekte, rindërtim të poligonit për stërvitje, poligoni ushtarak “Krivollak” merr pamje të re, të modernizuar dhe bashkëkohore. “Në vitin 2022 në poligonin Krivollak do të mbahen shtatë stërvitje ndërkombëtare- me pjesëmarrje të 5.200 pjesëtarëve të armatave federale si dhe Armatës së Maqedonisë së Veriut. Më e…
Në pritje të formimit të kabinetit të ri qeveritar dhe intensifikimit të komunikimit me Bullgarinë për të zhbllokuar rrugën evropiane të vendit, Parisi dërgoi mesazh që Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën e tyre për integrimin në BE, ndërsa nga Sofja, ku nuk ulen reagimet për “propozimin” e liderit të partisë Ka një popull të tillë, Sllavi Trifonov për lidhjen e fillimit të negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut me Unionin me heqjen e vizave për shtetasit bullgarë për të hyrë në SHBA dhe pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen, arriti informacioni se këshilltarja e politikës së jashtme të…
Autoritetet shëndetësore në raportin e 24 orëve të fundit njoftuan për 1197 të infektuar me Kovid-19 dhe 9 raste të reja me Omicron. Festat e fundvitit, frekuentimi i njerëzve në hapësira të mbyllura në ambiente familjare, në restorante dhe kafene ndikoi dukshëm në rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, thonë mjekët. Infektologu Fadil Cana thekson për TVM2 se është pritur fluks i ri i të infektuarve për shkak të përhapjes së shpejt të variantit Omikron, simptomatologjia e të cilit është në disa raste e njëjtë me influencën sezonale, andaj ekspertët shëndetësorë po bëjnë hulumtime për izolimin e këtij…
Nuk ka asgjë të keqe të tregosh vullnet të mirë dhe dëshirë për të kërkuar zgjidhje për problemet në rastin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mendoj se ka një fushë ku mund të flasim dhe të gjejmë një zgjidhje për të kënaqur të dyja palët, tha për “BTV” ish-ministrja e jashtme bullgare Nadezhda Neinski. Sipas saj, marrëveshja dypalëshe i zgjidh çështjet e diskutueshme. “Krijon një bazë të mirë për ndërtimin e besimit. Gjithçka që duhet bërë tani e tutje është përmirësimi i kësaj marrëveshjeje. Kërkimi për një marrëveshje të re, rinegocimi, do të hapë kutinë e Pandorës dhe do…
Kemi tregues të mirë ekonomik dhe realizime të arritura në vitin e kaluar 2021, ka shkruar në Facebook, kryetari i LSDM-së dhe mandatar për formimin e Qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski. “Të hyrat janë rritur, kanë një nivel të rritjes së realizimit prej 15.3%, që do të thotë më shumë para për qytetarët. Rritja e ekonomisë këtë vit do të jetë mbi 4%, që do të thotë se masat ekonomike që kemi zbatuar si Qeveri kanë dhënë rezultat. Kemi nivelin më të lartë të realizuar deri më tani të shpenzimeve kapitale, realizim më të lartë për 45 për qind krahasuar…
Vetë Mile Jovanovski, babai i Bojan Jovanovskit, tha se Zoran Zaev ishte ulur në krye të rrjetit të “Haraçit”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. “Ai theksoi se Zaev ka urdhëruar dhe menaxhuar prokurorinë dhe gjyqësorin. Jovanovski tha se Zaev ka dërguar mesazhe me urdhra se kujt i janë kthyer pasaportat. Në të njëjtën kohë, ai dëshmoi se si i kishte thënë Zaevit dhe e paralajmëroi Bojan Jovanovskin se ndaj tij është raportuar një rast haraçi”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga atje shtojnë se nëse kjo është e vërtetë do të thotë se as reketimi nuk ka qenë i mundur pa Zaev dhe as…
Presidenti Stevo Pendarovski sot zhvilloi bisedë telefonike me Sir Stuart Peach, përfaqësues special i Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për Ballkanin Perëndimor, transmeton Portalb.mk. Duke e uruar për emërimin e tij, Pendarovski tha se emërimi i Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor nga kryeministri Boris Johnson është konfirmim i qartë i përkushtimit të Mbretërisë së Bashkuar për ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Në njoftim thuhet se gjatë bisedës u shkëmbyen mendime për sfidat aktuale të sigurisë në rajon, si dhe për pasojat e dëmshme të korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar në zhvillimin ekonomik dhe demokratik…
Sabedin Berisha i lindur më 12.12.1982 nga Leskovci i Prizrenit nga data 1 janar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Familjarët dyshojnë se ai është në Maqedoni dhe për këtë kërkojnë ndihmë nga qytetarët që nëse e kanë parë të lajmërohen. Sabidini nga shtëpia është larguar me veturën Land Rover e gjelbërt e mbyllur me targa 04 205 BU Për çdo informacion mund të lajmëroheni në numrin e telefonit 070 848 043

