Para një viti Sasho Mijallkov ishte njeriu më i kërkuar në vend. Policia nuk mund ta gjente askund kur Prokuroria kishte lëshuar kërkesë për paraburgim. Askush nuk mbante përgjegjësi për zhdukjen e Mijallkov, fiks disa ditë para se të shpallej aktvendimi për lëndën “Target-Fortesa”. Edhe pse për Mijallkovin ishte lëshuar fletarrest kombëtar e ndërkombëtar, megjithatë Mijallkov u paraqit në prokurori, para se policia ta gjente. “-Z. Mijallkov, mirëdita. Jeni në Maqedoni? -Po, jam këtu. –Po e shoh që jeni në Shkup. Ishit në arrati? -Jo! –E gjithë Maqedonia ju ka kërkuar, policia. -E kuptova këtë mëngjes, andaj më vjen me…
Author: Hamdi Kumanova
Në Gjykatën Themelore në Strugë më 14 janar fillon procesi gjyqësor kundër profesorit të anglishtes në shkollën e mesme “Ibrahim Temo” në Strugë, i cili sulmoi me boks hekuri një nxënës në tualetin e shkollës. Këtë e ka konfirmuar për Alsat gjykatësi kompetent, Adi Useini. Në ndërkohë, profesorit i është vazhduar masa e paraburgimit nga 8 në 30 ditë të tjera, ku tashmë mbrojtja ka dorëzuar ankesë. “Tani për tani si dëshmitarë janë propozuar tre nxënës, të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, të cilët janë thirrur përmes prindërve, pasi janë të mitur. Ka mundësi që në seancën e parë…
Epidemiologu Dragan Danillovski konsideron se duhet të mbrohet vetëm kategoria më e cenueshme e qytetarëve, përkatësisht personat mbi 75 vjeç, sepse janë 10 mijë herë më të rrezikuar nga coronavirusi sesa fëmijët nën 15 vjeç. “Çdo gjë tjetër duhet të lejohet të kalojë virusin. Kush do që të vaksinohet le të vaksinohet. Është koha për të hequr pasaportat dhe certifikatat, sepse janë të pakuptimta. Nuk ka kuptim të vaksinohem me tre doza dhe nëse e transmetoj edhe virusin. Izolimet duhet të shkurtohen për një fillim prej 5 ditësh, e pastaj nëse shihet se janë shumë ngjitëse, gjysma e vendit nuk…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale në Koçan ka ngritur kallëzim penal kundër Z.G. (55) nga Koçani, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “shantazh”, transmeton Portalb.mk. Në gjysmën e dytë të gushtit 2021, i pandehuri ka siguruar fotografi të një gruaje nga një fshat i Koçanit me përmbajtje komprometuese, pas së cilës ua ka treguar dy grave të tjera dhe më pas ka shantazhuar të dëmtuarën që t’i japë 5000 euro për mospublikimin e fotove.
Sot, ne zyrat e Agjencionit per Investime te huaja, drejtori Bekim Emini priti kampionin boteror ne vallezimin modern, djaloshin Andi Ismaili. “Në emër të Agjencionit për Investime të huaja i urojmë per fitoren dhe i deshirojme edhe shume suksese! Urime Kampion!!! Urime edhe per prinderin Faton Ismaili!”, ka shrkuar drejtori Bekim Emini pas takimit.
Më datën 04.01.2021 në periudhën nga ora 06:00 deri më ora 10:00 në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë kanë realizuar kontrollim të përforcuar aksional të shpejtësisë për automjete të cilat kryejnë veprimtarinë e transportit publik në të cilën qarkullojnë autobusë, minibus dhe vetura të udhëtarëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar pesëmbëdhjetë automjete të këtij lloji (TE-10 dhe GV-5), të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar të qarkullimit për këtë kategori të automjeteve. Njëri nga automjetet (GV) ka qarkulluar me shpejtësi 70 km në orë mbi shpejtësinë e lejuar. Të gjithë shoferëve…
“Numri i madh i të sapoinfektuarve me Kovid-19, veçanërisht mes popullatës së re, është pasojë e sjelljes së vazhdueshme të papërgjegjshme, sidomos në periudhën e festimeve të Vitit të Ri”. Këtë e deklaroi drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq në një prononcim për AIM, pasi dje dhe sot janë regjistruar mbi një mijë të infektuar me Covid-19. “Në dy vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të mosrespektimit serioz dhe masave shumë më të rrepta për parandalimin e Kovidit, popullin tonë padyshim nuk mundet ta parandalojë askush dhe asgjë në festime pavarësisht nga shuma e çekut që do të paguajë personalisht,…
Sot, bashk me ekipin tim, e vizituam Njësinë Rajonale – Shkup, ku u njoftuam nga afër me të gjithë ofiqarët, të cilët gravitojnë në Njësinë Rajonale – Shkup. Me këtë rast, përveç inkurajimit, shpreha gatishmëri për bashkëpunim korrekt me të gjithë të punësuarit për rritjen e efikasitetit në punë dhe përmirësimit të rezultateve. Përveç kësaj, për shef të Njësisë Rajonale – Shkup e emërova Sevdail Asanin.
Organizatat bullgare në Maqedoninë e Veriut kërkojnë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ata ftojnë autoritetet bullgare të mos lëshojnë pe ndaj Shkupit dhe të mos e heqin veton deri në heqjen e vizave amerikane dhe pranimin e Bullgarisë në Zonën Shengen. “Apelojmë deri tek ju të mos bëni asnjë lëshim në çështjen e barazisë tonë. Kjo nuk mundet dhe nuk duhet të jetë subjekt negociatash dhe garanca nuk duhet të jetë premtim bosh për një të ardhme të pacaktuar. Procedura kushtetuese për regjistrimin e bullgarëve të Maqedonisë duhet të fillojë menjëherë. Bullgarët duhet të përmenden në mënyrë eksplicite dhe të…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 7.188 testime për coronavirus, ndërsa 1.375 kanë rezultuar pozitiv. Prej rasteve të reja në Shkup janë 852, Manastir – 135, Prilepi – 70, Kumanova dhe Kavadari – 38, Ohri dhe Shtipi – 25, Strumica – 21, Resnja – 18, Tetova dhe Gjevgjelia – 14, Negotina – 13, Gostivari, Velesi dhe Radovishi – nga 10, Vallandova – 9, Probishtip, Demir Hisar dhe Krushevë – 8, Kërçova dhe Bogdanci – 7, Dellçeva dhe Kriva Pallanka – 6, Koçani – 5, Struga, Vinica, Makedonski Brod dhe Sveti Nikola –…
Çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të rriten edhe këtë vit. Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të bëjë që kompanitë të shtrenjtojnë çmimet e produkteve për shkak të rritjes së shpenzimeve- vlerësojnë ekonomistët. Shpenzimet e jetesës për qytetarët do të rriten, andaj është e nevojshme që autoritetet të ndjekin nga afër situatën dhe të marrin masa në kohë, veçanërisht për mbrojtjen e kategorive më të rrezikuara, thonë nga “Finance Think”, shkruan Alsat. “Presionet e çmimeve për ushqimet dhe veçanërisht energjinë do të jenë prezente për një kohë respektivisht të paktën në një pjesë të vitit 2022. Autoritetet duhet…
Ngjarjet politike në vend në vigjilje të formimit të qeverisë së re si edhe pritshmëritë dhe mundësitë për progres lidhur me perspektivat evropiane ishin temat për të cilat biseduan sot presidenti Stevo Pendarovski dhe euroambasadori, David Geer. Siç theksoi presidenti Pendarovski në takimin në Kabinetin e tij, Maqedonia e Veriut mbetet e fokusuar në agjendën evropiane dhe e gatshme për dialog me Republikën e Bullgarisë në drejtim të tejkalimit të gjendjes ekzistuese. Presidenti konstatoi se valorizimi i progresit të shtetit tonë dhe fillimi i negociatave inkuadruese, në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian, paraqet nxitje shtesë për proceset reformuese, veçanërisht…

